Kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë thirrje që autoritetet të sigurojnë kufirin e Shqipërisë dhe Maqedonisë me Greqinë për të parandaluar kalimin ilegal të emigrantëve. Deklarata e saj erdhi gjatë një konference të përbashkët me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban ki-Moon ku u fol për menaxhimin e situatës së vështirë të krijuar nga fluksi i emigrantëve. Merkel theksoi se për të tejkaluar krizën është shumë e nevojshme që të ketë bashkëpunim midis shteteve europiane dhe Turqisë
“Kemi vërtet nevojë që të sigurojmë kufijtë e Shqipërsë dhe Maqedonisë me ata të Greqisë. Duhet gjithashtu që të mundësojmë strehim për të gjithë azil-kërkuesit. Zgjidhja e krizës mund të vijë vetëm nëpërmjet bashkëpunimit me Turqinë. Kooperimi mund të rivendosë stabilitet në Greqi”, tha Merkel.
Aktualisht në territorin helen ndodhen afro 33.000 refugjatë, të cilët pritet të kthehen mbrapsht në Turqi në rast se marrëveshja e arritur paraprakisht me qeverinë e Ankarasë do të miratohet plotësisht në samitin e radhës që do të mbahet përgjatë datave 17 dhe 18 mars.

Faleminderit ju z Merkel,ne raste se eshte mundesia munde te dergoni ushtare apo eksperte nga Gjermania.fqinji jugore po mundohet te destabilizoje shqiperine.Shqiperia nuk duhet te bjere pre e djallzise se kalit te trojes.
Greku gjithmon hileqar. Por ju te qeverise beni kujdes prej tyre.Ne jemi vendi me i varfer ne europe dhe prak ka kerkesa per ti strehuar refugjatet tek ne nga vendet shume me mire financiarisht se ne.Mbroni kufirin dhe shtroni tela si shume vende ne europe. Pse me fjale asnje nuk merr vesh.Populli jone eshte per faqe te zeze ne mjerim doni ti shtoni me shume mjerimin.Apo shikoni politikanet tane te veshur kush me shume tja kaloi shokut me veshjet e tyre kur populli eshte ne tragjedi ekonomike.
Ha ha ha ha, kjo surrat petull do siguroje kufinjte tane? Po kjo nuk siguroi dot kufinjte e vet. Shikoni foton e saj, tamam politika e sotme, Qorre qe nuk do te hape syte e te shohe katahuren qe solli ne Europe e qe vazhdon te kacavirret akoma ne karrigen e pushtetit.