Emigrantët duket se janë një forcë e madhe që ka ndikuar në fitoren e së majtës. Me përfundimin e procesit zgjedhor dhe rezultatit që Partia Socialiste mori më 23 Qershor rezulton se vota e emigrantëve shqiptarë ka qenë vendimtare në fitoren e së majtës përballë Partisë Demokratike.
Të dhënat e siguruara qoftë nga pikat kufitare përmes sistemit TIMS, por dhe burime nga Partia Socialiste, flasin për mbi 68 mijë emigrantë nga Greqia, të cilët kanë kaluar pikat kufitare gjatë javës së fundit të fushatës zgjedhore dhe deri një ditë para zgjedhjeve të së dielës. Një shifër e konsiderueshme kjo, e cila në krahasim me zgjedhjet e vitit 2009 është trefish më e lartë.
Qarqet në të cilat vota e emigrantëve shqiptarë nga Greqia pati ndikim flitet se janë Vlora, Gjirokastra, Fieri, Berati dhe Tirana, qarqe në të cilët partia Socialiste shënoi një rezultat të thellë qoftë si subjekt por edhe si koalicion.
PS kishte organizuar një fushatë mobilizimi dhe ndërgjegjësimi të emigrantëve, e cila rezultoi e suksesshme.
Kjo pritet të jetë hera e fundit që emigrantët shqiptarë nga Greqia, por dhe shtete të tjera organizohen nga forcat politike për pjesëmarrje në procese zgjedhore, pasi partia Socialiste ka premtuar që do të mundësojë brenda mandatit të parë qeverisës votën e emigrantëve në shtetet ku ata jetojnë prej dhjetëra vitesh.

Mos besoni rrenat qe i thoni vetes: emigrantet kane ikur nga Shqiperia se ajo ende ishte e kuqe -edhe nen Sali Berishen, se edhe Sala im, i kuç ishte-, dhe ka rrezik e kuçe te mbetet, edhe nen Dy-Emiratin Rama-Meta.
Emigrantet e provuan dhe e shohin kapitalizmin sic eshte, dhe e perfytyrojne Shqiperine, sic duhet te jete. Dhe Shqiperia do behet, me se s’ben, doni apo s’doni ju kamunistat!
Emigrantet erdhen e rrezuan me vote Sali Berishen, por neser pasneser do kthehen te rrezojne edhe Ramo Meten, nese ata nuk i shpetojne dot te shkuares se tyre, komuniste!
Beni Shqiperine europe, qe te shpetoni prej emigranteve!
Cdo gje e deshtuar ka deshtuar per arsyet e duhura!
Hegel
Ti edison hypi gjithnje gazetar psikopat e budalla do te mbetesh. Ik o qrou funderrine e saliut!
Ju kuqezinjte si gjithnje shume te eger… Edisoni gomar eshte por mos e mohoni te pakten qe eshte gomar shqiperie… Ha,ha,ha. Shume cmim te ulet te vene keta kuqezinjte ty edison…?
Cdo fillim e ka nje fund ,dhe Cdo fund e ka nje fillim.
Ju faleminderit te gjitheve, ishit faktor i rendesishem ne clirimin e Shqiperise nga sundimi i nje krimineli si Berisha! Mbaresi te keni atje ku jetoni, akti juaj pa frike e them qe ishte patriotik.
emigrantet jane serisht engjejt tane, qe jo vetem na cojne parate, qe te na ushqejne ne paraziteve qe shkruajme laperdhira neper rrjete sociale, por vijne edhe na shpetojne nga demoni i pa ngopur i dalldise “sunduese”.
shenim: dalldia “sunduese” eshte dalldia e njerzve qe besojne se qe te qeverisesh do te thote te jesh arrogant, hajdut dhe maskara. dhe sa me shume te jesh i tille aq me gjate sundon!!!!????? semundje shume e perhapur -sidomos djathtas, por -kujdes – edhe majtas.
Po po sa genjen ky kokra e mashtruesit… po te kishin votuar 68 mije emigrante PS-ja nuk do nxirrte te njetin numer deputetesh me 2009. I thuaj faleminderit LSI “motra” qe ju nxorri fitues kesaj rradhe. Sipas top channelit deri te shtunen kishin kaluar vetem 7 mije persona. Mos na thuaj qe te dielen kaloi 60 mijesha tjeter se fo na duheshin 200 sportele tek dogan a nga 2 qe punonin. Motra, ndaje mendjen me emigrantet ne Greqi deshtove dhe Rama kete e di shume mire, boll u perpoqe te mashtrosh te tjeret gjoja se ke punuar. E fin te gjithe se per sufllaqe e per te vjedhur dietat e PS-se vije ne Greqi.
Bravo Artjan Qirici , Kryetarit te Partise Dega Greqi qe mundesohi dergimin e 68.000 emigrantve me punen e ti te pa lodhur 2 vjecare ne bashekpunim me te gjitha strukturat ane e mban Greqise ku rezultoi me sukses sllogani i nxjere prej ti “emigracioni pjese e fitores” u be realitet “emigracioni dha fitoren”