Klasa politike shqiptare dhe institucionet shtetërore pak mendojnë e pak kujtohen për emigrantët anë e mbanë botës. Vetëm kur ne zhvillojmë zgjedhjet e përgjithshme apo vendore, vërshojnë liderët e partive nepër qytete të ndryshme të Ballkanit, Europës, e deri në kontinentin amerikan, për t’u takuar e premtuar.
Por emigrantët në emigracion, ku jetojnë e punojnë janë organizuar tashmë në grupime politike apo shoqata, ndarë në dy fronte politike, të djathtë dhe të djathtë, e pak syresh të qendrës.
Nga përvoja e deritanisheme,çdo force politike, e djathtë apo e mate,me të marrë pushtetin,emigrantëve ua kanë kthyer kurrizin dhe premtimet kanë rënë në vesh të shurdhër. Mos harrojmë që ata janë pjesa më vitale e shoqërisë sepse pikërisht dëshira dhe vullneti për të arritur më shumë nga sa ofron Shqipëria, I ka bërë të marrin rrugën e mërgimit.
Email nga adresa: [email protected]