Emigrantët shqiptarë, pre e grabitësve në autostradën serbe

Dita

Makinat me targa të huaja kanë rënë pre e një grupi të organizuar kriminel serb, në mesin e të cilit dyshohet se ka edhe shqiptarë e turq.

Grupi po lëviz nëpër autostradën në Serbi, nga hyrja në kufi me Kroacinë, dhe po grabit makinat me targa të huaja. Denoncimi është bërë nga emigrantë, të cilët këto ditë kanë ardhur në vendlindje përmes këtij destinacioni.

Një nga emigrantët ka shkruar në rrjetin social Facebook, se grupi lëviz me 3-4 vetura, ku njëra prej tyre është identifikuar Mercedes Benz S Klas me targa të Berlinit të Gjermanisë. “Ata fillimisht afrohen dhe përmes një përshëndetjeje islame kërkojnë ndihmë se gjoja me familjen e tyre kanë mbetur në rrugë. Ata ofrojnë sendet për të shitur dhe varësisht nga rrethanat e përmes kërcënimit më pas nxjerrin paratë nga mërgimtarët”, rrëfeu për INA një nga emigrantët.

Ai ka kërkuar që të bëhet publike kjo dukuri dhe që përfaqësuesit shqiptarë në Parlamentin e Serbisë të denoncojnë këtë gjë edhe në institucionet serbe.

Share This Article
4 Comments
  • kjo me ka ndodhur edhe mua qe prej kohesh ne mos te gaboj para 5-6 viteve isha duke udhtuar ne autostraden beograd nish me familje nga gjernanija per ne kosov dhe dikun ne 100 km larg beograbit ne drejtim te nishit nji makin bmw ngjyr hire me targa te eseneit gjermani mi ndez dritat shum her ne shenj ndihme nga pas dhe dikur pas nje kohe un ndalem pasgjeret ne automjet i kishte sa me kujtohet 1 apo dy gra me shami ne kok dhe ndo nje femi tamam familje ne nevoj dhe un e qeli vetem pak xhamin e makine sa per tja dnegju rrefimin dhe aj ja fillon se si kan humbur 3500 e dhe ka nevoj per para se asht nga turqija dhe parat do ti mrrijn se shpejti nder koh nxjer disa bizxuteri mi ofron dhe un serbishten e kam ditur gjth dhe i them po ku me gjete mua serbisht dhe aj prap gjermanisht gjaj nuk me kuptonte qka i thosha dhe une i tem shiko ket trik e kam perdor vet para dhet viteve dhe ua kam shitur magjupve per 10000 marka lem mu rahat dhe gjeje naj tjeter po ti thrras disa njerz vijn dhe te bajn per spital gja qe se ishte as pak e vertet dhe un i them un do te ndalem ke qesma ashtu quhet aj vend dhe eja dhe bisedojm dhe aj pa nje pa dy filloj te turfullis shante her serbisht e her magjupisht dhe iku un ndalemke ajo qesma a fmija ishin te uritur i qes makines derivate aty ishin dy polic dhe ua tregoj rastin dhe u them po si pse s reagoni ata ma kthejn po ne reagojm po ku ta gjejm aj tani i ka ndrru tabelat po ti degjo ne serbi nga makinen ne autostrad 120 130 dhe mos ja ndal as kujt se ktu gjith qka ka do te thot respsektoj rregullat se e zgjata pak po me falni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *