Emigrantët, si sollën 26 miliardë dollarë në ekonominë shqiptare

DITA Online

Që nga viti 1992, kur nisën flukset e para të prurjeve të emigrantëve, deri në fund të 2017-s, janë futur në ekonominë shqiptare 26 miliardë dollarë në formën remitancave. Gjysma e tyre kanë financuar konsumin e ushqimeve dhe pjesa e tjetër është përdorur për t’u arsimuar. Vala e re migratore ka rikthyer rritjen e dërgesave, teksa bankat kanë reduktuar shërbimet për emigrantët në këto dhjetë vite. Si kanë ndikuar në ekonomi remitancat dhe projektet për përmirësimin e përdorimit të tyre, shkruan Monitor.

Emigracioni ndoshta është plaga më e pashërueshme e shoqërisë shqiptare, por përpos kostove që krijohen nga rrudhja e kapitalit njerëzor, emigrantët janë shndërruar në kontribuuesit më të mëdhenj në ekonominë tonë, nëpërmjet dërgesave të rregullta pranë familjeve. Studime të ndryshme tregojnë se remitancat (prurjet monetare të emigrantëve) kanë qenë nxitësi kryesor për zbutjen e varfërisë, gjithashtu me përvojën e tyre kanë ndihmuar në zhvillimin e aftësive të familjarëve nëpërmjet investimeve në shkollimin dhe në kurimin e tyre.

Përgjatë 28 viteve të fundit, që nga rënia e diktaturës, Shqipëria po përjeton cikle të rregullta të emigracionit dhe të njëjtën rrugë kanë ndjekur edhe remitancat.

Që nga viti 1992, kur nisën prurjet e para, deri më 2017, sipas të dhënave zyrtare të Bankës Botërore, emigrantët shqiptarë kanë sjellë në ekonominë shqiptare 26 miliardë dollarë. Kontributi i tyre vjetor përllogaritet në rreth 8-9% të PBB-së në 10 vitet e fundit. Remitancat në vlerë kanë qenë financuesi kryesor i bilancit të pagesave, duke sjellë valutë në ekonomi më shumë se investimet e huaja. Gjatë viteve 1991-2007, remitancat ishin më të larta se eksportet, Investimet e Huaja Direkte dhe ndihmat zyrtare. Në gjashtë muajt e parë të 2018-s, emigrantët sollën në shtëpi 331 milionë euro, me një rritje prej 11% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky është niveli më i lartë në 6 vjet, që prej vitit 2012.

Banka Botërore, në një anketë të fundit, gjeti se rreth 85% e familjeve shqiptare kishin përfituar financime që shkonin deri në 2350 dollarë në vit gjatë një periudhe 10-vjeçare. Gati gjysma e financimeve janë përdorur për financimin e jetesës së përditshme, veçanërisht për blerjen e ushqimeve, ndërsa pjesa tjetër shpërndahet në mënyrë proporcionale për arsim, kurim, rikonstruksione shtëpie etj.

v.l/ Dita

Share This Article
7 Comments
  • Prandaj vleresohen dhe respektohen aq shume mergimtaret nga pushtetaret, aq sa nuk kane as te drejten e votes ne vendin ku ata kontribuojne me shume se vete politikanet.
    Emigrantet bien para ne Shqiperi, kurse pushtetaret dhe politikanet e felliqur nxjerrin para jashte Shqiperise.
    Jane po keta politikanet dallkauke qe e kane te pamundur berjen te mundur votimin nga ana mergimtareve tane.
    Edhe Ripjellja vazhdon rrugen e paraardhesve te saj duke mos mundesuar votimin e emigranteve, kjo tregon edhe nje here qe partia eshte mbi Shqiperine.
    Turp per te gjithe politikanet qe perjashtojne 30 % te votuesve shqiptare nga votimi dhe kane paturpesine te flasin ne emer te shqiptareve.
    Ripjellesat jane vazhdimesia e demokracise fallso te Sales dhe njelloj si ai jane vene ne sherbim te qarqeve dashakeqe dhe pushtuese dhe jo ne sherbim te shqiptarise qe bertasin me te madhe qe i ka votuar.
    Turp, turp, turp.

  • NGA KETO NJA 10-15% MBETEN KETU, TE TJERAT SIC HYNE DOLEN PER MAKARONA DHE BREKE.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

  • Shto ketu dhe rreth 2 miliard qe u grabiten me firmat piramidale,nga te cilat lulushi me kompani u bane me vila ne Hollande duke studiuar(te gjithe bejne sakrifica dhe mezi arrijne te perballojne shpenzimet qe kerkon jeta e shtrenjte,lulushi bente dallim se ishte gjeni)

  • Besoj fort se nje dite kontributit ekzistencial te emigranteve te pas-nentedhjetes, per Atdheun dhe familjaret qe lane pas, do t’u ngrihet nje permendore e merituar plotesisht.
    Kam mirenjohje tejet te vecante per kete veper te vyer te tyre,pa zhurme e buje,ne harkun kohor te gati tre dekadave,qe e shpetoi vendin nga nje perplasje e pergjakshme dhe i dha dum ecjes perpara.

  • Shto dhe drogen vjedhjet vrasjet gjakmarrje LGBT repista BBF elrodi ku shpalosin talentin gjithe ato kengetare te shquara etj

  • Nuk u krijojne kushtet emigranteve te votojne se kane frike nga vota e tyre.Shumica e emigranteve jane ne Evrope dhe eshte e mundur nga politika te votojne kur shikon qe vende te largeta nga Amerika e jugut u kane krijuar mundesine emigranteve te tyre te votojne dhe ne Evrope.Po kete mafuozet qe jane ne politike dridhen nga vot e emigranteve tane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *