Të ikurit preferojnë nuse shqiptare. Por kur vjen puna te emrat e fëmijëve…

b.m.

Mbi 10 mijë fëmijë që lindin çdo vit në Itali kanë të paktin njërin prind shqiptar. Nga këta, rreth 8 mijë i kanë të dy prindërit shqiptarë, sipas një raporti të ISTAT – Instituti Statistikor Italian, mbi lindjet në Itali.

Sipas raportit numri i lindjeve është në rënie, kryesisht si pasojë e lindjeve më të pakta të çifteve italianë.

Ndërkohë shtohen nga viti në vit të sapolindurit nga prindër që të dy të huaj. Nëse këtyre u shtohen edhe ata që kanë të paktin njërin prind të huaj e tjetrin italian kapet shifra e rreth 20% të të gjithë të sapolindurve.

Po të merret në konsideratë shtetësia e nënave të huaja, në vend të parë renditen rumunet, në të dytin marokenet dhe në vend të tretë shqiptaret.

Ka një prirje të shqiptarëve për të krijuar familje mes bashkëkombësve, ndryshe nga komunitete të tjera ku përqindja e grave është shumë më e lartë se e meshkujve. Kështu ukrainaset, polaket, ruset e kubanet kanë fëmijë më shumë me italianët se me bashkëkombas.

Një gjë që bie në sy janë emrat që të huajt u japin fëmijëve të tyre që lindin në Itali. Kryesisht parapëlqehen emrat e përdorur në Itali. Por nëse indianët, për shembull, u japin fëmijëve edhe emra indianë si Harman dhe Simran, ndër emrat që më shpesh shqiptarët u vënë fëmijëve të tyre janë të huaj. Emrat që hasen më shpesh mes të sapolindurve në Itali nga prindër shqiptarë janë Kevin (139 fëmijë të lindur vitin e shkuar), Andrea (129), Matteo (84), Alessio (80), Gabriel (71), Samuel (71) për djemtë dhe Noemi (135), Aurora (108), Sara (101), Melissa (94), Alessia (79) dhe Martina (78) për vajzat.

E Rozafa, Teuta, Arbër, Gent, Ilir? Me siguri do të ketë edhe të tillë, por janë më të paktë se të parët.

Janë të shumtë faktorët që ndikojnë në zgjedhjen e emrit të fëmijës që sapo lind. Më parë kërkohej shpesh mes emrave të gjyshërve ose të ndonjë të afërmi tjetër, apo mes emrave shqiptarë (edhe atyre që dukeshin si të tillë), gjë që nuk reflektohet në përzgjedhjen e emrave të mësipërm. Në emigrim mund të parapëlqehet zgjedhja e një emri të huaj për t’i shprehur mirënjohjen dikujt që të ka ndihmuar dhe e ke për zemër, përpjekja për t’u integruar, por edhe dëshira për t’i ofruar fëmijës diçka që të mos e dallojë atë shumë nga bashkëmoshatarët e tjerë.

b.m. / dita

Share This Article
9 Comments
  • Por, nëse njeriu nuk e ka parasysh; nëse nuk e parapëlqen; nëse nuk e konsideron dhe nëse nuk e çmon -së pari; më së shumti dhe kryesisht GJUHËN E KOMBIT TË VET, dhe, gjithsesi edhe EMRAT e origjinës së kombit të tij, ai njeri, jo vetëm që është i mjerë; tepër i mjerë dhe sa s’ka më i mjerë, por, i tilli njeri nuk meriton as ME qenë fare!!! Dhe i tilli njeri dhe të tillët njerz, kanë shumë pak dallim prej shtazëve, sepse, kur ti, nuk e don sëpari dhe më së shumti vetenn tënde dhe çdo gjë të TËNDEN, atëherë HUMBJA jote ose ka filluar, ose, edhe je humbur fare; prandaj dhe s’je më për asgjë për të qenë, s’je më për të qenë as shtazë tamam!?!!!

    …Dhe, i mohojnë emrat e mbiemrat e vet, kombin e vet si dhe gjërat tjera të veta, veçanërisht dhe me të madhe që prej pas vitit 1990 rendom: shqiptarët analfabetë; shqiptarët gjysmeanalfabetë; shqiptarët intelektualsharlatanë; shqiptarët gjakpapastër; shqiptarët kundërshqiptarë; shqiptarët që nuk janë as njerëz dhe as shtazë tamam!?! …Dhe të tillët shqipfolës, nuk janë në gjendje ta kuptojnë të gjorët se, ashtu dhe në atë mënyrë, përveç që do jenë përjetësisht fatmjerë e fatkeq, do t’jenë edhe TË MALLËKUAR edhe për së gjalli dhe edhe për së vdekuri !!!

  • Eshte normale qe ne vendin e huaj te pershtatesh femijet duke filluar nga emri. Fshat e zanat i thone kesaj pune. Quaje indianin apo kinezin Andrea, stonon ca pamja me emrin, prandaj nuk eshte shume ceshje atdhetarizmi. E rendesishme eshte qe emigrantet shqiptare krijojne familje dhe e konsiderojne te shenjte familjen e kryesisht martohen me shqiptare.

  • Dhe me è bukura eshte se u vene era italiane femijeve por mbiemri ngelet. ..psh Alessio emri Barjami mbiemri. …pffffff

  • Une shikoj se sot ne Shqiperi emrat jane vetem bashkim germash dhe nuk u therret dot se nuk merren vesh, por nje gje duhet takuptojne shqiptaret e sotem; kombet kane emrat e tyre karakteristik dhe jane ne dallim nga njeri tjetri, prandaj kur vendosni emra keshtu, harrojeni se nga jeni. Jetoni per qejfin tuaj mbi toke e nen diell, po jo te kerkoni te mbroni origjinen qe nuk u a beson me bota.

  • Eshte plotesisht e arsyeshme qe emri qe i vihet femijes ne nje shtet te huaj te jete si ai i vendit prites. Pra nese lind ne Itali te quhesh Alessio, Matteo e keshtu me rradhe. Mbiemri eshte ai qe eshte dhe nuk duhet ndryshuar. Pra emri dhe mbiemri formojne nje lidhje me vendin e ri si dhe vendin e te pareve. Femija qe rritet ta zeme me emrin e vendasve nuk e vuan ndryshimin dhe dallimin ne shkolle. Integrohet me lehte ne shoqerine qe ka lindur. Kush eshte nacionalist i vertete nuk duhet te largohet nga Shqiperia. Kur largohesh nga vendi yt duhet ta dish dhe ta pranosh qe femijet apo niperit e tu do te asimilohen nje dite ne shoqerine e re. Nuk mund te ngelesh atje si mish i huaj. Sepse vendasit nuk do te pranojne. Eshte strategji e arabeve qe ne vendin prites te formojne nje shoqeri paralele. Martohen vetem me njeri tjetrin, ruajne emrat e tyre tradicionale dhe perpiqen qe tu imponojne vendasve zakonet dhe traditat e tyre. Dhe pastaj ankohen nga “racizmi” i tyre. Kush do te ruaje zakonet dhe traditat e vendit te tij, qofshin fetare apo etnike, te rrije ne vendin e tij. Ne vend te huaj e ke per detyre qe te integrohesh plotesisht deri ne nje asimilim te plote pas dy apo tre brezash. Zgjidh e merr.

  • Po, dhe shqiptarëmjerët, KRYEKËPUT PËR MEND, i gjet dhe po i gjen e gllabëron përherë e më shumë e KEQJA ZHDUKËSE , vetëm që prej pas vitit 1990 e pastaj…, dhe, kjo E KEQE do t’i gllabëroj; do t’i përpij e do t’i përfundoj patjetër se, thotë fjala e urtë: “Çka t’lypësh edhe do të gjesh”, prandaj; dhe, penduarja, kur “t’fillojsh ta hash dhe, TA HASH GJYSMËN” ,pastaj, më nuk të vlen !!!

  • Prite “patriot” -RRUFE-BUBULLIMËN -mbi kokë !

    …Ani, “patriot”, se do ta kuptojsh komentin e “RRUFE-BUBULLIMËS”-kur do t’jetë tepër vonë ! E, kur do jetë tepër vonë, ta kuptojsh komentin në fjalë, …edhe MUTIN tënd pastaj në hangsh, s’ka për të të bërë derman !?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *