Vendimi i Austrisë për të lejuar kalimin e vetëm 3.200 emigrantëve brenda një dite e ka tensionuar situatën në rrugën ballkanike të refugjatëve.
Gjëndja më problematike paraqitet në kufirin greko-maqedonas, ku të paktën 5.000 emigratë kanë vijojnë të mbeten të bllokuar ndërkohë që 4.000 të tjerë kanë arritur në portin e Pireut.
Ata kanë protestuar duke mbajtur në duar pankarta ku shkruhej “Hapni kufinjtë”.
Pasi panë se kërkesat e tyre u injoruan nga autoritetet maqedonase, disa prej refugjatëve tentuan që të kalojnë ilegalisht kufirin, por u arrestuan menjëerë nga forcat vendase.
