Emigranti kërcënon policinë greke se do të hedhë foshnjën nëse e kthejnë (Foto/Video)

Elton Tafaruci

Duket se ikja nga lufta dhe rrugët e gjata të lodhshme dhe plot me probleme, kanë shtyrë emigrantët të bëjnë veprime të pakontrolluara.

Këtë e dëshmon një video, ku shfaqet një burrë me një fëmijë të porsalindur në duar, duke kërcënuar policinë greke se do ta hedh në tokë, si shenjë revolte ndaj vendimit të propozuar që refugjatët të kthehen pas në një port grek.

Kjo video shokuese është filmuar në portin Piraeus, ku refugjatët janë duke protestuar kundër planeve për t’i kthyer me autobusë në zona tjera të vendit apo në Turqi.

Një refugjat raportohet se kishte rrëmbyer një fëmijë nga një nënë e re, duke e mbajtur me duar mbi kokën e tij dhe duke e “tundur” para organeve të rendit.

 

https://www.youtube.com/watch?v=mnTv4v8IJaE

Emigrantet-2

Emigrantet-1

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *