Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu ndodhi sot në aksin rrugor nacional Gjirokastër – Jergucat. Sipas policisë së Gjirokastrës, aksidenti ndodhi në vendin e quajtur Grapsh , ku një automjet tip Honda me targa greke KPB 8601, ka goditur një këmbësor.
Viktima është Aleksandër Polo, 34 vjeç, nga Fshati Grapsh. Ai sapo kishte zbritur nga autobusi I linjës Athinë Tiranë dhe po kalonte rrugën për të mbërritur në shtëpinë e tij në fshatin Grapsh. Si pasojë e goditjes së fortë, Aleksandër Polo ka gjetur vdekjen e menjëhershme. për shkak të përplasjes së fortë, skena e aksidentit ka qenë makabër, madje njëra nga këmbët e viktimës është gjetur rreth 20 metra larg.
Policia ka vënë në pranga Jani Dushin, 25 vjeç, po nga fshati Grapsh. Ai drejtonte mjetin në momentin e aksidentit. Sipas grupit hetimor, shkaku i aksidentit është bërë shkelja e rregullave të qarkullimit nga ana e drejtuesit të automjetit”si shpejtësi tej normave të lejuara dhe përdorim të pijeve alkoolike.”
