Emigranti shqiptar, Bekim Çallaku, është shpërblyer në Danimarkë nga Fondi “Carneges” për heroizëm.
Ai është futur në mesin e dhjetë personave në Danimarkë, që gjatë vitit 2014 kanë bërë vepra heroike dhe është shpërblyer nga ky fond me 20 mijë kruna daneze (2600 euro).
Faqja zyrtare e Fondit shpërblyes e përshkruan kështu heroizmin e Çollakut.
“Më 11 gusht 2014, Bekimi ishte me automjetin e tij në rrugën Mågevej dhe Tornsagervej, në Kopenhagen. Ai pa një njeri që ishte mbërthyer mbi një grua me një thikë në dorë në qafën e saj. Pranë gruas ishte i shtrirë edhe një fëmijë i qëlluar me thikë. Bekim Çallaku ndalon makinën e tij del dhe vrapon në drejtim të agresorit. Fillon kacafytja dhe njeriu e sulmon edhe Bekimin me thikë. Bekimi e mposht njeriun me thikë duke e goditur atë. E gjitha përfundoi me sukses pas arritjes së ndihmës nga dëshmitarë dhe policë”, – thuhet në këtë përshkrim.
Humanizmi i Çallakut nuk përfundon me kaq. Ai ka vendosur që paratë e fituara nga shpërblimi t’ua shpërndajë mbi 50 familjeve në gjendje të rëndë ekonomike-sociale në vendlindjen e tij, në Kaçanik, me nga një shportë ushqimore me vlerë prej 50 euro – raporton portali kosovar Koha.
Bekimi jeton në Herlev të Danimarkës, është i martuar dhe ka tre fëmijë.

Eeeh sa pak jan njerez me kete shpirte kaq te madhe!! Shum respekte!
Ja dhe NJE tjeter ne Itali qe Felton njesoj ,nuk I dhane lek po let rat..http://nuovavenezia.gelocal.it/venezia/cronaca/2015/01/07/news/cerco-di-salvare-un-uomo-permesso-di-soggiorno-in-arrivo-1.10623710
Bravo, dy here bravo
Bekim qofsh I Bekuar!
Akt i guximshëm dhe një sjellje humane e fisnike e Bekimit? Nderim për këtë shqiptar!
I lumt ,ku ti gjesh keto njerez me shpirt te till dhe me humanizem.
Kosova dhe shqiperia kane sa te duash nga keta heronje nese Milazim Krasniqeve me shoke ua presim kembet sa me shpejt…..Bravo Bekim.
Po politikanet tane kur do ti shesin vilat dhe bencat per te ndihmuar te varfrit..!!!. Bravo bekim .
Prita dhe une me shprese se do ndahej, te pakten ne fundevit, nje falenderim, nje perkushtim, nje cte ishte, per ato, qe ketu mes nesh, kane dhene jeten e tyre per te shpetuar te tjeret, apo nuk jane tutur kur eshte dashur…. Me kot. Vitin qe shkoi dhe ne Shqiperi nuk kane munguar “Heronjt e kohes sone”, ajo qe ka munguar eshte nderimi per ta dhe une turperohem.
Faith in Albanians restored.
BRAVO BEKIM… NJEREZ SI JU NA BEJNE NDER… DHE NJE HERE BRAVO QE NDIMOVE NJEREZIT E VARFER … TE MARRIN SHEMBULL POLITIKAET QE BEJNE FESTA BEJNE DREKA DHE ME LEKET MUND TE NDIHMOJNE T VARFERIT NE SHQIPERI …NE KOSOVE ..APO NUK E KUPTOJNE SE DUHTE TE BEJM PER NJERI TJETRIN … BRAVO … DHE POSHTE EGOISTAT .. BERISHA BASHA META RAMA ..