Sot është ditë e emigrantëve,
kush nuk ka për të rrëfyer,
se emigracioni sot,
në një plagë është kthyer!
Emigrimi i parë i madh,
kush njeh pakëz historinë,
është ai i hebrenjve,
nga Egjypti në Palestinë!
Emigrimi ka vijuar,
pa ndërprerje gjer më sot,
dhe kështu do të vazhdojë,
dhe askush s’e ndalon dot!
Luftrat edhe varfëria,
shkak për emigrimin janë,
se një jetë të kërcënuar,
të gjithë emigrantët kanë!
Kemi parë vitet e fundit,
mijëra emigrantë të ngratë,
që të mos kalojnë kufijtë,
u ngrihen mure të lartë!
Kemi parë qindra të tjerë,
se si mbyten nëpër dete,
shuhen me dhjetra familje,
viktimat e kësaj jete!
Nëpër Botë ka qindra kampe,
me gra dhe fëmijë plot,
sa është bërë emigracioni,
plaga më e madhe sot!
Në asnjë vend emigrantët,
të mirëpritur nuk janë sot,
parti anti-emigrantësh,
si gjemba po mbijnë plot!
Gjithmonë ka dhe do të ketë,
grupe për të emigruar,
se lufta tek ky Planet,
asnjëherë s’ka mbaruar!
Në mënyrë skandaloze,
pasuritë janë ndarë në Botë,
të varfër edhe të pasur,
kanë në mes dete me lotë!
Pasuritë përrallore,
janë mbledhur në fare pak duar,
ndaj njerzit në jetë të jetëve,
do jenë duke emigruar!
Thamë që shkaku i emigrimit,
janë luftrat-varfëria,
këtë plagë mund ta shërojë,
paqja edhe barazia!
Ç’është rendi që jetojmë,
pak a shumë të gjithë e dinë,
është rendi shoqëror,
ku njeriu ha njerinë!
A.DUKA

Mirë e ke bërë vjershën Duka, por duhet sqaruar një detaj që shumë shqiptarë e thonë gabim. Shqiptarët që largohen nga Shqipëria quhen migrantë dhe jo emigrantë. Të huajt që vijnë në Shqipëri quhen emigrantë. Po kështu vendet e huaja i quajnë shqiptarët që jetojnë në vëndet e tyre, emigrantë. Pra shkurt, kur ikën quhet migrant dhe kur pret të huaj emigrantë.
Jo, po ngaterrohesh kot. Duka e ka mire. Shqiptari qe emigron ne Amerike per ne quhet emigrant. Per amerikanet ky shqiptar quhet imigrant. Po erdhi amerikani ne Shqiperi ne e quajme imigrant, kurse vendasit e tij nga ai iku e quajne emigrant. Pra, dallojme te njejtin person si dales (emigrim) dhe si hyres(imigrim). Migrant ka kuptimin e shpendeve, qe s’kane nje vend origjine, por te diktuar nga cikli I stineve.
« Plaku dhe deti », ti e ke gabim, germa e në anglisht lexohet i, pra është e njejta gjë, ndryshimi është në se flet anglisht apo shqip, ku fjalën e kemi huazuar nga anglishtja. Shumë shqiptarë e dinë gabim dhe kur flasin me të huaj i ngatërojnë, gjë që bije në sy. Sa për atë që për fjalën migrant përdoret vetëm për shpendët, pa dashur të të ofendoj, ja ke futur pordhës.
Respekt Arben Duka!
Ne burgun e vetmis
Kaluan ditet e finis….
Mohikani.
Ne burgun e vetmis
Kaluan vitet e rinis…..
Skllevër të bindur
Emigrim ka patur edhe emigrim do kete,
por ama Rama i dha kuptimin e vertete,
se matufi 300 mije vende pune premtoi,
dhe dy fishin e tyre jashte vendit dergoi,
me qeverisjen bloze, me varferine plot,
rinia mbare po iken nga ky Rame Idiot!
O POPULL
Nuk e mbajta fjalen dhe premtimin zyrtar per 300.000 vende pune, por si Kryetkar i PS-se, si Kryebashkikar i Tirones, si Kryekarminister kam bere per ju: me shume se 300.000 zhgarravina plot ngjyra ne muret e Bashkise se Kryeqytetit, ne muret e Kryeministrise se Shtetit, ne shkresat dhe fletet zyrtare te qeverise vendore & qendrore.
O POPULL
Nuk e mbajta fjalen dhe premtimin zyrtar per 300.000 vende pune, por si Kryetkar i PS-se, si Kryebashkikar i Tirones, si Kryekarminister kam bere per ju: me shume se 300.000 zhgarravina plot ngjyra ne muret e Bashkise se Kryeqytetit, ne muret e Kryeministrise se Shtetit, ne shkresat dhe fletet zyrtare te qeverise vendore & qendrore.