Në Shtetet e Bashkuara për më shumë se dyqind vjet, preambula e Kushtetutës garanton të drejtën e “kërkimit të lumturisë”. Dhe tani lumturia në Emiratet e Bashkuara Arabe ka ministrinë e vet.
Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum, Kryeministër i EBA dhe kreu i shtetit të Dubait, njoftoi në Twitter krijimin e dy posteve të reja ministrore, atë të Lumturisë dhe atë të Tolerancës.
Ministria e parë, sipas sheikut “do të udhëheqë politikën e qeverisë për të krijuar mirëqenien dhe kënaqësinë e shoqërisë”. Ndërsa Ministria e Tolerancës, “do të nxis tolerancën dhe vlerat themelore në Emiratet e Bashkuara Arabe”, komb, ku jetojnë shumë besime dhe etni.
Javën e kaluar Al Maktoum prezantoi, gjithmonë në Twitter, kërkimin e një Ministri të Rinisë, i cili duhet të jetë një person nën 25 vjeç. /DITA
