Tritoli ndaj Tahirit, Emirjon Gjuta lihet në burg pa afat

Bledar Lumani

Emirjon Gjuta do të qendrojë në burg pa afat, deri në përfundimin e hetimeve të prokurorisë.

Vendimi është dhënë nga ana e Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Fillimisht për Gjutën ishte dhënë masa e sigurisë “arrest me burg” për 15 ditë, por tashmë masa ndaj tij ka ndryshuar.

Emirjon Gjuta është personi që shiti kartën e telefonit me të cilin u aktivizua tritoli në farmacinë e babait të Saimir Tahirit.

Vetëm një ditë më parë ndërkohë, u arrestuan edhe tre kushërinjtë e tij.

Një prej tyre, Vladimir Gjuta, akuzohet edhe si organizatori i shpërthimeve të 10 shkurtit në Tiranë.

Share This Article
7 Comments
  • Kur ishim te vegjel perdornim nje shprehje: Me te pyetur shkon deri ne

    Stamboll.

    Sot, per krimet, nuk duhet anashkaluar kjo shprehje, por me tjeter drejtim:

    Me te pyetur shkon deri te Sali Berisha..

  • Shteti Shqiptar.

    Beni zap maloket,
    verini te punojne,
    se kurre nuk kane zene pune me dore,
    prandaj kane mbetur kaq shume mbrapa njerezimit.

    Sot te gjithe jane te “stukuar” me xhel dhe “arme” ne duar.

  • ***…Ky zagar i Flamurit pa bishte dhe i Sales te damkosur ne krime, duket se eshte plotesishte autori kamikaz i krahasuar nga pamja ne kamer te sigurise , duhet bere nje prove te vishet si ai, dhe me biçiklete te fiksohet momenti kure ai armatosi siguresen eksplozivit dhe te ngjitet tek muri duke e vendosur te kaloriferi i farmacise ,te krahasohen dy pamjet dhe do te shikoni se eshte i njeti iriq me gjemba… eshte me e lehte qe e zuri policia kete iriq ,se sa ta mbashe ne burge se te shpon me gjemba te drejtesise se dhyer !!…??

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *