Emocionet negative, një çrregullim mendor?!

Dita

Është e vështirë të hapësh një revistë apo gazetë sot pa parë një titull që paralajmëron “çrregullime të ndryshme të shëndetit mendor”.

Sipas medieve njerëzimi po “pushtohet” nga sëmundjet mendore, por a e keni menduar ndonjëherë që kjo është një politikë për të shitur më shumë pilula dhe trajtime psikologjike?

Dr. Stan Kutcher dhe drejtuesi i World Health Organization Collaborating Centre ka hedhur akuza drejt organizatave se po nxjerrin studime ku të dhënat po i përdorin për politika të kompanive të ndryshme.

Dr Kutcher deklaron se në ditët e sotme nëse përjetojmë ndjenja negative na bëjnë direkt me çrregullime mendore, shkruan intv.al.

Përjetimi i mërzitjes, pikëllimit dhe trishtimit na ndihmon të krijojmë një elasticitet me jetën. Këto ndjenja janë një provë se kemi një shëndet të mirë mendor, pasi njeriu kalon ditë të mira dhe ditë të këqija, dhe përjetimi i këtyre ndjenjave është mëse normale.

Përdorimi i termave si depresioni për të nënkuptuar ndjenjat negative po konfuzon njerëzit dhe po i drejton drejt trajtimeve dhe pilulave, kur ajo çka duhet të bëhet në të vërtetë është të ndalojmë patologjizimin e jetës.

Shpesh herë mediet sociale janë fajësuar se kanë shtuar çrregullimet mendore, por kjo është totalisht një keqinformim që i bëhet publikut.

Mos komunikimi ballë për ballë po i bën më të mbyllur në vetvete njerëzit, por kjo nuk mund të quhet çrregullim mendor, por pasojë e trishtë e teknologjisë.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *