Emra dhe kompani të njohura kanë blerë tokë në plazhin e Shën Vasilit, në Karaburun, që po hetohet si i përfituar me dokumente të falsifikuara.
Pak ditë më parë, Prokuroria e Vlorës njoftoi se kishte marrë lejen e gjykatës për sekuestrimin e 220 hektarëve tokë në zonën bregdetare të gadishullit, vlera e të cilës arrinte në shifrën spektakolare të 100 milionë eurove.
Sipas hetuesve, Rajmond Mezi, në emër të të cilit ishte regjistruar kjo pronë, është pjesë e një rrjeti mashtrues, të përbërë nga avokatë, noterë, punonjës të Hipotekës Vlorë dhe administratës së gjykatës.
Deri më tani, janë arrestuar 5 persona, ndërkohë që kjo listë mund të vijojë.
Rajmond Mezi, me ndihmën e një notereje dhe një avokati, ka shitur disa pjesë të truallit tek disa personazhe publikë.
Boldnews.al ka arritur të shohë vendimin e gjykatës së Vlorës për sekuestrimin, ku gjenden edhe emrat e personave që kanë blerë në truallin e përfshirë në skemë.
Kompania “House of Arts”, e deputetit socialist Fidel Ylli, në bashkëpunim me kompaninë “Digital Network” zotërojnë 90 hektarë, të blera në vitin 2014, në vlerën 180 mijë euro nga Rajmond Mezi.
Një tjetër blerës në këtë truall të sekuestruar është biznesmeni vlonjat Artur Shehu, emër i njohur si në fushën financiare, ashtu edhe në atë penale.
Për blerjen e pasurive të paluajtshme, Shehu ka autorizuar noteren tashmë të arrestuar, Belona Seraj, kontaktet me të cilën i zhvillonte në një vend të BE.
Një tjetër biznesmen vlonjat, Theodhori Gjiknuri, gjithashtu ka blerë rreth 20 hektarë.

Ka ne hipoteken e Sarandes vendim te gjykates se larte te fallsifikuar per nje familje nga 1300 m2 kane perfituar mbi 100.000 m2
Te mashtruar??? Po mire more gjithe keto palo biznesmene nuk kane pasur asnje fije dyshimi kur i eshte ofruar nje prone prej 90 ha per 180 mije euro nderkohe qe vleren e paska pasur 40 milione euro?
LITARI NE FYT KRIMINELAVE,
KJO ESHTE DREJTESI.
Doli dhe emri ketij buces sheut qe e ka bere vlores lemsh .ca biznesi me bere vjedh toka vetem larot e sales
Himarioti falsifikator.
Kjo situate eshte edhe ne Skele te Vlores. Nje maskara me emrin Mihal Gjergji me te vellane,Llazarin kane marre tere Skelen, marrin hyrje e bene milardere me pallatin Aleksandria, gjoja se ishte prone e tyre, nderkohe qe ka qene prone publike. Keta gjergjet ardhur nga Himara nga 130 memtra katrore qe kishin e bene 13,000 metra katrore dhe ish kryetari i bashkise mori pjesen dhe heshtyi…Ketu jane implikuar prokurore e avokate,,,,dhe mashtruesit rrojne si miliardere duke perfituar pronen publike….
Ngreu Vlore ndaj maskarenjve…
HETIM I ZGJERUAR PER 200 HEKTAR NE KARABURUN.
ENVER KRIMINELI SEKUESTROI GJITHE SHQIPERINE, E TANI ATO PRONA PO I VJEDHIN BIJTE E TIJ, E NUK KEMI BERE NJE GJYQ AKOMA.
VDEKJE KOMUNIZMIT.
Hipoteka e Vlores ishte plot me falsifikatore qe nen Kollozin dhe Juriztin Arlind te zones me mire te detit tjetersuan dhe zhduken dokumentat.Per kete periudhe duhet hetim nga prokurori.
Me shitjet dhe blerjet nuk duhet te meren subjektet qe veprojne po avokatet e palve te cilet shikone pejardhjen e prones qe ne rrenje.kjo shmang korrupsionin dhe adresone pergjegjesine per shitblerjen.kjo duhet te futet me domosdo ne ligj dhe jo si tani ku paraqitesh para noterit dhe dihet se eahte bere fli pjesa per sejcilin.a do behemi njedite si gjith kombet e perparuar……..?