Të tjera detaje janë bërë të ditura nga aksidenti që i mori jetë tre personave në Itali. Mësohet se 22-vjecari shqiptar Alensio Serjani, i lindur në Barletta, nga prindër shqiptarë rezidentë prej kohësh në Itali është arrestuar.
Ai me profesion ishte instruktor tenisi. Ai ishte nën shoqërinë e moshatarëve të tij, dhe mësohet se po ecnin me shpejtësi të lartë me një mjet tip Fiat Stilo, kur janë përplasur me një Aygo Toyota e cila menjëherë mori zjarr. Brenda saj po udhëtonin tre persona, të cilët kanë mbetur të vdekur.
Shqiptari dhe miku menjëherë pas aksidentit kanë lëvizur larg, ndoshta të frikësuar: ata janë gjetur pesëqind metra larg nga vendi i ngjarjes. Viktimat e kërij aksidenti janë Antonio Montrone, 57 vjeç, Angela Maddalena, 54, jetonin në Bisceglie, dhe një grua me origjinë ukrainase, Vitlana Kovalova e 57-vjec.
Prokurori i Trani Mirella Conticelli ka hapur hetimit, dhe hetimi i është caktuar për policinë e trafikut të Barit: ajo do të përpiqet për të rindërtuar dinamikën e sakta të aksidentit, për të parë se pse Toyota Aygo e ka kapur menjëherë zjarri. Kryetari i komunës së Bisceglie Francesco Spina vendosi të shpallë një ditë zie në ditën e varrimit të viktimave.
Identifikohet shqiptari/ I dehur në timon bëri gjëmën, shkaktoi tre të vdekur
Identifikohet shqiptari qe shkaktoi aksidentin e rende ne Itali, ku mbeten te vdekur tre persona. Dy gra dhe një burrë, emrat e të cilëve nuk bëhen ende të ditur kanë mbetur të vdekur në vend, pasi makina e tyre është përplasur nga një tjetër automjet, që drejtohej nga një shqiptar. ANSA raporton se shqiptari u identifikua si Alensio Serjani, lindur ne Puglia. Mediat italiane shkruajnë se aksidenti ka ndodhur në aksin mes daljes së Trani e Boccadoro, disa kilometer në veri të Barit.
Për shkaqe që ende pritet të sqarohen një makinë nxori jashtë rruge një tjetër, e cila më pas përfundoi në flakë. Pasagjerët në makinë mbetën mes llamarinave dhe pas ndërhyrjes për ta nuk mund të bëhej asgjë, kishin ndërruar jetë.
Toyota Aygo mori flakë e goditur nga një Fiat Stilo që me gjasë ishte me shpejtësi shumë të madhe. Në të ishin dy shqiptarë. Njëri prej tyre, 22-vjecar Serjani rezultoi pozitiv ndaj testit të alkolit dhe u arrestua menjëherë me akuzën e shkaktarit të aksidentit.
