Bosët e Elbasanit nën hetim, mes tyre dhe familja e kryebashkiakut Sejdini

DITA Online

 

Prokuroria ka nisur një superhetim për pastrim parash ndaj familjeve kryesore të Elbasanit, ndër të cilat përfshihen edhe afërm të kryebashkiakut Qazim Sejdini.

Bëhet fjalë për familje e persona që janë pronare të bizneseve të ndryshme me miliona euro xhiro e fitime.

Kjo është kërkesa zyrtare e Prokurorisë së Elbasanit që Vizion Plus ka siguruar ekskluzivisht: ajo i kërkon drejtorisë rajonale të tatimeve që të japë informacion për 66 persona, nëse janë të regjistruar si subjekte, a i kanë paguar detyrimet dhe çfarë fitimi kanë patur ndër vite.

Shtetasit e mëposhtëm janë të regjistruar si subjekt tatimpagues dhe nëse po, të na dërgoni informacion të detajuar në lidhje me objektin e veprimtarisë, vendin e ushtrimit, statusin, faktin nëse është debitor në pagesat e detyrimeve fiskale, masat administrative te marra, sa aktivitete janë të regjistruar në emër të tyre, fitimet që kanë realizuar ndër vite.

Shefi i prokurorisë së Elbasanit Dritan Gina, ka deleguar drejtuesin e seksionit Erida Kokonozi, për të ndjekur dosjen voluminoze.

Kërkesa për drejtorinë tatimore mban datën  27 tetor 2017 dhe ajo vjen pas regjistrimit të procedimit penal me nr 1542 për veprën penale   te “pastrimit te produkteve te veprës penale dhe veprimtarisë kriminale” te parashikuar nga neni 287 i kodit penal.

Prokuroria e përgjithshme e pyetur për këtë çështje nuk pranoi të bënte komente. Por burime pranë organit të akuzës pohuan lidhjen e këtij superhetimi me ngjarjen e mesit të  muajit shtator në Elbasan, kur një makinë “Audi” goditi mjetin e policisë gjatë një aksioni pranë tregut të qytetit.

Hetimet duket se janë zgjedhur në një përmasë të paparashikuar në nisje të dosjes. Ato përfshijnë emrat më të njohur në Elbasan dhe jo vetëm. Mes tyre është vajza e kryebashkiakut Qazim Sejdini dhe bashkëshorti i saj, dhëndri i kryebashkiakut dhëndri i Sejdinit dhe babai i tij si dhe Suel Çela dhe i ati i tij Petrit Cela, të bërë të njohur pas incidentit me policinë në hyrje të tregut të qytetit.

Por nën hetim për pastrim parash janë edhe persona që kanë qendra tregtare, kompani ndërtimi, kompani transporti, lokale e biznese nga më të ndryshmet.

Bie në sy fakti se shumë prej emrave përbëjnë familje të tëra. Prokuroria dyshon se pronat janë transferuar mes anëtarëve të të njëjtës familje me qëllim fshehjen e te ardhurave.

Ky hetim që prej elitën ekonomikë të Elbasanit vjen në kohën kur procesi i vetingut në drejtësi sapo ka nisur, por ai do të përfshijë sigurisht edhe lidhjet e biznesit dhe krimin dhe drejtuesit politike  në nivel lokal dhe qendror.

Burimi: Vizion +

Share This Article
3 Comments
  • Kerkoni edhe pak o Vizion Plus se do te gjeni se Kapobanda eshte vete Edi Rama, njashtu si edhe ne rastin e narkotrafikantit Sajme Qorri.

  • Vazhdon paradoksi,ne kete vend me te izoluar se kurre:
    Sa here,qe zagaret e kulles,lehin mbas ndonje shpifje te tyre qe del ralle gjysem e vertete,vecanerisht kazani i medias,qe emeri i vertete eshte kazani i MUTIT,,mbledh zagaret e vet,per ta paraqitur si te vertete,duke i shtuar sajimet e veta ngarkuar me urrejtje,qefmbetje skuthash.
    Keshtu Visho Ajazi,qe ngaterroi per gjithe kohen dyert e raportimeve,nga kryeministri,shkonte dhe raportonte tek ndragheta e kulles,apo katundari tjeter llalla,qe ben prokurorin e djallit Sali, duheshin jo shkarkuar por qeruar nje ore e me pare,tallavaja e MUTRAVE anadollak te albanistanit,vazhdon te zieje,me perse u hoq spiuni i saliut,apo si mund tja zgjatim mandantin dhe me katundarit te lik dhe te trahe llalla.
    Deri ketu nuk ka asgje per tu habitur.
    Ajo qe te habit me shume,eshte qe mbas ketyre shpifjeve te ndyra rendin dhe organet e pushtetit,ku humbin dhe kohen e vyer me sqarime te kota.
    Dhe vec kesaj,pushteti i Rames,vazhdon te jete tmeresisht i mefshet,karshi krimeve te bandes.Ne momentin aktual,kur vet prokuroria,e denoncoi si nje hajdut nje kryetar bashkie te pd,andej nga Mallakastra dhe kur kjo prokurori ne vazhdim e mbylli sqepin,po keshtu dhe kryetari i komisionit zgjedhor qe eshte pd-fale tolerances se dhjere te Rames,komision qe duhet te organizonte zgjedhjen e kryetarit te ri,ata heshtin.Po keshtu hesht dhe pushteti i Rames.

  • Prandaj eshte kapur Tao Tao pas kapllanit sepse po i pelcet edhe tollumbacja e Sejdinit te Elbasanit. Perpara me banditet rilindjote. Keta paskan qene edhe me keq se Saliu! Akoma sot Rama vazhdon te emeroje bandite. Nuk heq dot dore kollaj se nuk eshte mesuar te punoje me profesioniste e te afte por vec me kriminele e hajdute.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *