Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Pogradec.
“Motivet e dobëta: janë bërë shkak për një krim në familje, në fshatin Blacë.
Sipas të dhënave paraprake të policisë, 49-vjeçari Bashkim Mekolli, dyshohet të ketë vrarë me sqepar dhe thikë bashkëshorten e tij, po 49 vjeç, Demirka Mekolli.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, ndërsa autoritetet kanë shoqëruar në Komisariat autorin e dyshuar dhe pritet që ai të merret në pyetje.
Rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë mbeten ende të panjohura, ndërsa policia pritet të japë detaje të tjera rreth saj.
