Informacionet më të fundit nga Shkodra thonë se është rritur numri i të plagosurve nga shpërthimi i eksplozivit në lagjen “Rus”.
Kështu, bëhet fjalë për 8 të plagosur, tre prej të cilëve janë në gjendje më të rëndë dhe jane nisur drejt Tiranes.
Sipas burimeve e plagosur ka mbetur edhe një grua nga Mali i Zi.
Ndërkohë të plagosurit jane: Lulzim Kullaj, 42 vjeç, Arjola Gjonaj, 31 vjeçe, Pjetër Arra, 53 – vjeç, Gentian Suça 40 vjeç, Ditmir Myftia 32 vjeç, Pjeter Daka 60 vjeç dhe Gardosileviç Roikq, 50 vjeçe.
Lënda eksplozive ishte vendosur në një motorçikletë. Nga shpërthimi i fuqishëm u dëmtua edhe një fuoristradë dhe ambientet e një biznesi që ndodhej në katin e parë të ndërtesës.
Policia është duke hetuar për të zbardhur ngjarjen.
