Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot një rezolutë për zhbërjen e pengesave të prodhuara nga Presidenti Ilir Meta për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.
Rezoluta u kërkon institucioneve të mos njohin dekretin e Metës për emërimin e Marsida Xhaferllari anëtare të Kushtetutës, ndërsa i bën thirrje kreut të shtetit të mos ndërmarrë asnjë veprim tjetër në shkelje flagrante të Kushtetutës.
Dokumenti u miratua me 97 vota pro nga Kuvendi, i cili i dha një tjetër mesazh force kreut të shtetit, duke konfirmuar votat e domosdoshme për shkarkimin e mundshëm të Metës, pas opinionit të Komisionit të Venecias, që ‘vulosi’ paligjshmërinë e dy dekreteve për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe mbajtjen e zgjedhjeve në 13 tetor. Gjatë procesit të votimit, në seancë ishin të pranishëm 103 deputetë. Sipas procesverbalit të votimit, deputetët e opozitës Kujtim Gjuzi, Elda Hoti, Andi Përmeti dhe Artur Roshi kanë abstenuar. Nuk kanë votuar deputetët Lefter Koka dhe Olta Xhaçka.
Ndërkaq, kanë munguar 19 deputetë, ndër të cilët Ditmir Bushati, Adriatik Alimadhi, Ralf Gjoni, Rudina Hajdari, Elona Hoxha, Lefter Maliqi, Myslim Murrizi etj. 97 deputetë kanë votuar pro rezolutës, duke u pozicionuar kësisoj kundër veprimeve të Presidentit Ilir Meta në raport me Gjykatën Kushtetuese.
Para votimit, kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij për situatën e krijuar i dha një mesazh të qartë kreut të shtetit, teksa tha se “Besoj se komisioni ad-hoc, i ngritur për shkarkimin e Ilir Metës, duhet ta konsiderojë shumë seriozisht edhe paketën e rekomandimeve për Kuvendin, ashtu sikundër në dritën e kësaj ngjarjeje të re, Komisioni i Ligjeve dhe gjithë deputetët duhet të kontribuojnë për të riardhur këtu në Kuvend, më shpejt se vonë dhe për të votuar këtu neutralizimin e akteve të Presidentit, e akteve antikushtetuese dhe antiligjore”.
Deputetët pro rezolutës dhe kundër Metës
Sadri Abazi
Arben Ahmetaj
Anastas Angjeli
Taulant Balla
Besnik Baraj
Amra Barova
Vilma Bello
Ilir Beqaj
Ismet Beqiraj
Dritan Bici
Robert Bitri
Edlira Bode
Eugen Bojaxhiu
Erion brace
Ediola Braha
Spartak Braho
Xhevit Bushaj
Ervin Bushati
Klotilda Bushka
Arlind Cacani
Bujar Çela
Bledar Cuci
Jurgis Cyrbja
Antoneta Dhima
Artemis Dralo
Luan Duzha
Milva Ekonomi
Arben Elezi
Ermonela Felaj
Bashkim Fino
Damian Gjiknuri
Blerina Gjylameti
Majlinda Halilaj
Luan Harusha
Alket Hyseni
Edlira Hyseni
Vasilika Hysi
Eljo Hysko
Ardiana Jaku
Selami Janishehri
Arben Kamami
Ligoraq Karamelo
Blendi Klosi
Mimi Kodheli
Ardit Konomi
Mirela Kumbaro
Evis Kushi
Reme Lala
Edmond Leka
Korab Lita
Pandeli Majko
Ogerta Manastirliu
Ulsi Manja
Aurora Mara
Andrea Marto
Ervis Meco
Senida Mesi
Nimet Musaj
Fadil Nasufi
Ilir Ndraxhi
Lindita Nikolla
Kostaq Papa
Niko Peleshi
Arben Pellumbi
Ilirian Pendavinji
Tatiana Piro
Klajdi Qama
Xhemal Qefalia
Edi Rama
Adelina Rista
Enver Roshi
Rrahman Rraja
Edmond Rrushi
Krenar Rryci
Gramoz Ruci
Eduard Shalsi
Adnor Shameti
Ylli Shehu
Zef Shtjefni
Vullnet Sinaj
Florenc Spaho
Elisa Spiropali
Nikolin Staka
Vasil Sterjovski
Paulin Sterkaj
Edmond Stojku
Besnik Troplini
Musa Ulqini
Halit Valteri
Fatmir Velaj
Sadi Vorpsi
Fatmir Xhafaj
Rolant Xhelilaj
Almira Xhembulla
Elena Xhina
Anduel Xhindi
Alban Zeneli
Deputetët që abstenuan
Kujtim Gjuzi
Elda Hoti
Andi Përmeti
Artur Roshi
Ishin prezent, por nuk votuan
Lefter Koka
Olta Xhaçka
Deputetët që munguan
Adriatik Alimadhi
Ditmir Bushati
Fatjona Dhimitri
Doshi Tom
Englantina Gjermeni
Gjetan Gjetani
Ralf Gjoni
Ramazan Gjuzi
Rudina Hajdari
Elona Hoxha
Halil Jakimi
Enada Kapllani
Lefter Maliqi
Myslim Murrizi
Erion Piciri
Klodiana Spahiu
Koci Tahiri
Suzana Topi
Fidel Ylli
l.h/ dita

Vendi nuk mund te drejtohet me servile apo me metoda puciste . Nuk jam ne asnje force politike , por me intereson e ardhmja e vendit , pasi kemi kontribuar per te me shume se hajdutet me kollaro qe kokorasin si gjelat . Duam demokraci te paster dhe jo te vetshpallur perandore . Sa me shpejt zgjedhje te parakoheshme dhe hajdutet te pergjigjen ligjerisht ..! Mjaft “mos bej si them une , pa do shohish ” qe e kuptojne dhe femija e djepit . Servilat me mire te largohen nga politika . Njeeres qe 30 vjet kane qene “bashkepuntore “nuk e kane me te drejten morale te qeverisin . Shqiptare merni kurrajo dhe shpetojeni vendin qe po cohet drejt luftes civile . Maskarrenjte te izolohen ..!
Sa turp per keta deputete servile ,e hipokrite pa skrupull ,qe i ben E Rama rreshtore , kur te doje dhe si te doje .Dje e votuan Like larqoftin president me nje te rene birbilit pashahi Rama ,dhe sot votojne ne rrjesht per nje , urdher i pashahit Rama , per liken ne kah te kundert . Sinqerisht nuk jam tifoz i I Metes ,perkundrazi eshte dhe ka qene kanceri shqiptar .Pse haq pa dinjitet o deputete homo seksuale. Turp per ju ,dhe si keni surrat ,e i dilni femijeve tuaj perpara . Interesant , direkt kur doli vidioja me ze e figure dhe u vrane 4 te pa fajshem per koklarin I Meta e votuat nga frika ne rrjesht per nje edhe me nje kembe se donte pashahi i juaj Rama , Meten per president .Mjere shqiperia.Na shpelafte mortja ne popullin dele qorre .