Dr. Nelson R. Çabej
Ky shkrim i shkurtër bazohet në një pjesëzë të librit Epirotes – Albanians of Antiquity (Epirotët – Shqiptarë të Lashtësisë) (Albanet, Dumont, NJ, 2016) që botova vitin e kaluar.
Suljotët janë një fis shqiptar me banim në Epir. Gjatë tërë periudhës së sundimit turk ata mbetën një krahinë e autonome e panënshtruar, që sundonte mbi rreth 60 fshatra përreth.
Nuk ka të dhëna për ndonjë imigrim të tyre në krahinën e Sulit dhe besohet se ata janë autoktonë në Epir që nga Lashtësia klasike, po ashtu si të gjithë çamët, pavarësisht besimit, musliman ose ortodoks, që mund t’i kenë përkitur.
Sot pranohet nga gjithë bota shkencore se “Suliotët ishin shqiptarë nga prejardhja dhe ortodoksë nga besimi”1. Gjuha e tyre amtare ishte shqipja e dialektit çam, e po kështu, ata ishin shqiptarë edhe nga doket, folklori, veshja dhe tradita popullore në përgjithësi. Shumica e autorëve i konsiderojnë ata autoktonë në trojet e tyre të sotme (sot në Sul kanë mbetur vetëm katër fshatra), por sipas traditëse së tyre gojore, të parët e tyre ishin barinj dhënsh nga Kardhiqi lab i rajonit të Gjirokastrës, që u detyruan të lënë vëndin e tyre, për shkak të keqtrajtimit nga sunduesi i huaj, dhe të vendosen në rajonin malor e vështirë të arrtishëm të Sulit, dikur gjatë pushtimit Osman2.
Kuptimplotë nga pikëpamja e përkatësisë etnike të epirotëve dhe të suljotëve në veçanti, janë emrat e fshatrave të rajonit malor të Sulit, të banuar nga ky fis i famshëm luftarak. Suljotët banonin në 15-20 fshatra në një rajon të Epirit Qëndror.
Prejardhja e emrit Sul nuk është zgjidhur përfundimisht. Konsulli francez François C. H. L. Pouqueville (1770-1838) parashtroi hipotezën se emri i vendit, Sul, vjen nga fisi i lashtë Epirot i sellojve.
Ai shkruante: “Unë besoj se emri Suli, vjen nga Selleide, ose vendi i sellojve, princeshave të Jupiterit të Dodonës”3. Vetë ky adhurues i grekëve, i quante suljotët “Shqiptarë të Sulit”4 dhe hipoteza e tij nënkupton që edhe sellojtë e lashtë të tempullit të Dodonës ishin paraardhës ilirë të shqiptarëve
Edhe Stefan Bizantini në shekullin VI flet për një fis epirot të sylionëve (Συλίονες), por gramatikani grek thotë shkoqur se sylionët e tij ishin një nënfis i fisit të madh epirot të kaonëve5, kurse Dodona dhe fisi i lashtë i sellojve i takonin fisit tjetër të madh epirot, thesprotëve.
Në këtë kontekst, ia vlen të përmëndim edhe faktin që sot ende ka një fshat Suli, që gjëndet pranë lumit Kalamas (Thyamis-i i lashtë), në rajonin e Çamërisë, fare afër Zitza-s, në jug të kufirit të Republikës së Shqipërisë, si dhe një fshat tjetër Suli në krahinën e Devollit, Korçë.
Më poshtë po japim emrat shqip të 21 fshatrave të Sulit, duke u mbështetur kryesisht në të dhënat e një shekulli më parë, siç na i sjell dijetari grek, Petros Fourikis në punimin e tij rreth onomastikës së Sulit6. Emrat janë shkruar në dialektin origjinal çam, me që greqishtes i mungojnë disa tinguj të atij dialekti.
Arvanita – Nga arvanites (αρβανίτες), forma e greqizuar e emrit etnik të shqiptarëve, Arban, me ndrimin b>v, që është karakteristik për greqishten e re.
Bardhi7. Emri i fshatit ka dalë nga fjala shqipe (i, e) bardhë.
Berishat. (Perichatès8 – formë e greqizuar e emrit çam Berishat që del te Pouqueville-i). Formim tipik i emrave të fshatrave në Labëri e Çamëri, duke përngjitur prapashtesën -at në emrin e fisit.
Vëra/Bira (Βίρα, Μπίρα)9, 10. Emri i fshatit ka dalë nga emri shqip vëra/bira. Fourikis e ka përkthyer në greqisht tripa (τρύπα), që do të thotë vrimë.
Bregu i Vetëtimësë (Βρέκου – η – Βετετίμεσε)11. Nga fjalët shqipe breg dhe vetëtimë. Përkthyer në greqisht: βράχος τής αστραπής.
Burima12. Nga fjala shqipe burim.
Bushi (Βούτζι)13. Nga emri i pemës bush. Fourikis e ka përkthyer në greqisht άβρότονον, φυτόν.
Dhëmbës (Δέμπες) 14. Nga shqipja dhëmb me prapashtesën iliro-shqiptare -ës/-as. Përkthimi greqisht do të ishte οδοντωτός ‘me dhëmbë’.
Ferëza (Φέριζα)15. Nga shqipja ferra/fera, me prapashtesën zvogëluese -ëza. Fourikis e ka përkthyer μικρά βάτος.
Gropë. Nga emri shqip gropë.
Gungë (Κούγγε)16. Nga shqipja gungë.
Gura (Γκούρα)17. Nga shqipja gura. Përkthyer në greqisht: βράχος ή πηγή έκ τού βράχου ανάβλυζουσα.
Kali18. Nga emri shqip kalë.
Kondat (Condatès) 19. Nga emri vetiak dhe patronimiku Kondo me prapashtesën -at, që është tipike për formimin e emrave të fshatrave në këtë rajon.
Murga (Μούργκα)20. Nga emri shqip murg.
Murriz21. Nga emri shqip i shkures murriz.
Palovreshti22. Nga dialektalja (Gr.) palo ‘i keq/i vjetër’ dhe emri vreshti “vreshti i vjetër ose vreshti i keq.
Qafa (Κιάφα)23, 24. Nga emri shqip qafë (si pjesë e trupit dhe si kalim nëpër një mal). Fourikis e ka përkthyer λαιμός, ζυγός, κλεισώρεια.
Shënepremte (Σεν – η – Πρέμπτε)25. Nga emri i shënjtores kombëtare shqiptare ShënaPremte.
Shtretëza (Στρέτεζα)26. Nga një formë arkaike shqip për rrafshirë [nga i njëjti burim kanë dalë edhe fjalët shtresë, shtrirë dhe shtrat] dhe nga prapashtesa zvogëluese shqip -za. Përkthyer μικρών οροπέδιον “rafshirë e vogël” në greqisht.
Vila (Vilia)27. Nga fjala shqip vilë në kuptimin e fshatit dhe të shtëpisë28. Këtë emër mbajnë edhe disa fshatra të Shqipërisë së Mesme.
Siç shihet, emrat e të gjitha fshatrave që njohim të Sulit janë me prejardhje shqiptare.
Edhe pas 20 shekuj pushtimesh e sundimesh të huaja që kanë kanë ndodhur në trojet shqipfolëse, emrat e qyteteve dhe lumenjve, si emra me peshë në përcaktimin e etnicitetit të popullatës nëpër gojën e të cilave kanë kaluar, del të kenë evoluar pa asnjë dyshim vetëm nëpër gojën e shqiptarëve.
Por, emrat e fshatrave, siç theksonte E. Çabej, nuk kanë vlerë të konsiderueshme si burime për të nxjerrë përfundime të besueshme rreth banorëve të lashtë të tyre sepse emrat e fshatrave iliro-epirote nuk dalin në burimet e lashta dhe, së dyti, sepse fshatrat e sotme në Shqipëri, si dhe tjetërkund në Ballkan, janë ngulime relativisht të reja, nga Mesjeta e Mesme e këtej.
Burimi i pastër shqip i tërë emrave të fshatrave të një krahine si kjo e Sulit, është një dukuri e habitshme dhe interesante jo vetëm për trojet shqipfolëse, por edhe më tej në Ballkan.
Kjo pastërti e rrallë shqipe e emrave të fshatrave të Sulit bën kontrast me shumë zona të tjera fushore, malore dhe kodrinore të trojeve shqipfolëse, ku krahas emrave shqip me shpeshti të ndryshueshme dalin edhe emra të huaj, që kanë depërtuar si rezultat i sundimeve të huaja (romake, bizantine, bullgare, serbe dhe osmane). Terreni i paaritshëm i malësisë së Sulit është vetëm njeri prej faktorëve që mund të kenë ndikuar në këtë pastërti të rrallë toponomastike.
Referimet
1.Trencsényi, B. Kopecek, M. (2006): Discourses of Collective Identity in Central and Southeast Europe (1770-1945): The Formation of National Movements. Central European University Press, f. 173.
- von Lüdemann, Ë. (1825). Der Suliotenkrieg nebst den darauf bezüglichen Volksgesängen. F.U. Brockhaus, Leipzig, f. 1.
- Pouqueville, F.C.H.L. (1826). Voyage de la Grèce II. Deuxième edition, Firmin Didot, père et fils, Paris, f. 209: “The canton of Souli…me paraît être de la Selléide, ou pays des Selles, ministres de Jupiter Dodoneen”.
- Pouqueville, F.C.H.L. (1826). Ibid., f. 210-212: “Schypetars de Souli”.
- Stephani Byzantii Ethnicorvm quae svpersvnt. Reimer, Berlin, 1849: “Συλίονες, ἔϑνος Χαονίας”.
- Fourikis, P. (1922). Πόθεν το όνομά σου Σούλι, Ημερολόγιον της Μεγάλης Ελλάδος.
- Merxhushi, N. (2014). Merxhushi, N. (2014). Autoktonia Shqiptare e Çamërisë. Gazeta Shqip Online Dec. 23, 2014. Internet: http://ëëë.gazeta-shqip.com/lajme/2012/06/24/autoktonia-sqiptare-e-camerise/.
- Pouqueville, F.C.H.L. (1826). Voyage de la Grèce II. Deuxième edition, Firmin Didot, père et fils, Paris, p. 212.
- Fourikis, P. (1922). Πόθεν το όνομά σου Σούλι, Ημερολόγιον της Μεγάλης Ελλάδος. f. 405-406. 10. Merxhushi, N. (2014). Punim i përm.
- Fourikis, P. (1922). Vep. përm.
- Fourikis, P. (1922). Po aty.
- Fourikis, P. (1922). Po aty.
- Fourikis, P. (1922). Po aty.
- Fourikis, P. (1922). Po aty.
- Fourikis, P. (1922). Po aty.
- Fourikis, P. (1922). Po aty.
- Merxhushi, N. (2014). Pun. i përm.
- Pouqueville, F.C.H.L. (1826). Vep. përm., f. 212.
- Fourikis, P. (1922). Pun. i përm.
- Merxhushi, N. (2014). Pun. i përm.
- Merxhushi, N. (2014). Po aty.
- Pouqueville, F.C.H.L. (1826). Vep. përm., f. 211.
- Fourikis, P. (1922). Vep. përm.
- Fourikis, P. (1922). Vep. përm.
- Fourikis, P. (1922). Po aty.
- Fourikis, P. (1922). Po aty.
- Çabej, E. (1976). Studime Gjuhësore I. Rilindja, Prishtinë, f. 103.

Ore Shqipetare jane, por thojenimqe ishin Suliote shumica e andarteve greke qe masakruan Camet.
Nuk jane vetem ato emra qe thua ti o historian i llojit Çabej ,shko ne Sulove te Gramshit dhe do te habitesh me emrat e fshatrave atje…edhe pse atja jane mysliman nga feja por shume emra jane kristiane.Te njejtat emrat nga te dy vendet
o plehre historianesh te llojit Cabej ,Demiraj etjere. nga njera ane thoni qe Suliotet dhe camet jane aty qe nga kohet klasike dhe nga ana tjeter te ardhur ne mesjeten e vonshme apo te hershme si dhe gjuhen shqipe e nxirrni te formuar mbas shekullit te gjashte apo shtate mbas krishtit ,mbas ardhjeve sllave.O plehera qe sju perpin ajo toke….
Te ngrihet nga varri gjyshi a babai i ketij Nelsonit, Eqeremi ndjese paste, dhe ta marre me shqelma. S’di shqip per vete e do ti japesh ment dynjase. Rri ore urte e ha ndonje pershesh se me keto na turperon.
Vila thote eshte vilë, shtepi. Se camet e 1800 shikonin nate e dite RAI-n si Nelsoni dhe shpiat i kishin vila si ajo qe ka Nelsoni.
Ik ore kopuk ha ndonje “vile” rrush, se je dhe “bilë” e Cabejve, te marte muti shalet te marte.
Plehrat ne kete medium kerkojne te inponohen.Shkrimi eshte brilant dhe i argumentuar plotesisht.Cabej iu referohet nje sere autoreve.Une do te permendja dhe A.Kolen,qe e sjell emrin nga shqipja qe sul=s’ul.nuk u ul.Kjo nuk ja ule rendesine e shkimit te enciklopedistit Cabej,qe me besnikerine e tij ne fakte na sjell disa shkrime brilante.Pergezime autorit dhe jete te gjate.
po mar shkas te shkruaj dicka per suliotet,megjithese deh vete kam nje dege nga suliotet, shume shkruajne per suliotet , por pavaresisht se nuk botohen te gjitha shkrimet , origjina e sulioteve, eshte arvanito-vllahe, nuk e di pse kjo dege vllehesh jane quajtur keshtu, megjithese en greqi ka me shumice vllehe qe theriten me kete emer, te qenit vllehe duket dhe nga emrat qe ata kane perdorur emra si tusha bocari, tusha zera( te paret e napoleon zerves, fshati me i madh ne sul, zervate) qe familja zerva ka qene me origjine vllahe e pranojne dhe historianet shqiptare, ( leonard carcani)pra emri tusha nuk ekziston as ne arvanites as shqiptare, por vetem ne vllehe, dhe i perket emrit dhimiter, vllehet emrin dhimiter e quajne tusha,dhe sot e kesaj dite degjohet ky emer ne fshatrat vllahe, ky emer vjen nga dhimiter, dhe vllehet e therasin mite, kemi mitusha, deh shkurt tusha, po ashtu emri kolla, kolla bocari, theritet nikolla ne vllahisht, po ashtu emri gruaje shana, i vecante vetem tek vllehet, qe vjen nga pirushana, shkurt shana, shan ndodhej me shumice me pare ne zonen e gramozit, ne greqi apo pind,nga dokumentat e te huajve qe kane shkruar per suliotet gjendet nje i djalit te tij qe i quan romanus, se keshtu e therasin vllehet ndermjet tyre, remen, po ashtu nje leterkembim mes bajronit dhe nej gjenerali anglez qe ndodjej ne sul, qe i quan suliotet, romanus, dhe thote nuk vishen si shqiptare dhe nuk jane shqiptare, suliotet dallojne nga camet se veshin fustanelle , camet nuk veshin fustanelle kane pasur tjeter veshje, po ashtu nese shef fotografi te grave came en ate kohe do te shofesh se ato jane em citjane, dhe jo me fustane, si grate suliote, veshja e grave suliote eshet e vecante dhe eshte e njejte me ate et grave vllahe,qe suliotet kane qene vllehe , eshet me se e sigurt se kam biseduar me disa familje suliote ne greqi po dhe ne shqipari , ata nuk e flasin gjuhen so tpor e dine qe jane vllehe. por per arsye et ndryshme nuk prononsohen,
emri i sulit pra suli, vjen nga vllahishtja qe do te thote maje, e ngritur,
ore suljoti i mesuari, po gluhen kur e flisnit vllahce e flisnit apo arvanitase?
se suli ka kenduar arbanitase
Suljotet e arvanitasit jane pasardhes te popullesi pellazge autoktone dhe flasin nje nga dialektet te greqishtes se lashte qe greket e sotem nuk e kuptojne dhe as e flasin. Kete vit bera nje pushim afer Selanikut ne Kriopigi, qe ne dalektin gege njerrokesh do te thote -Kri Pike, domethene pike e ftohte ose burim i ftohte. Nje mik me rekomandoi nje liber studim TANAGRA, qe te Naim Lacej, qe e gjeta ne forme e-book ne Lulu.com. TANAGRA ne shkodranishten time do te thote Te GJitha GRA dhe eshte nje krahine afer Athines. I rekomandoje zoterinjve qe te lexojne kete liber qe te informohen per historine e genit shqiptar dhe te gjuhes se tij. Studiuesi Cabej mund te informohet me shume.
suliotet kane qene vlleh, kete e them me siguri sepse vete kam renej suliote, deh jam mare me shume familje suliote, por per arsye te ndryshme shume en shqiperi nuk prononcohen kurse ne greqi e mbajne tradite qe jane vllehe, vete jam suliot, dhe e trashegojme brez pas brezi per origjinen tone vllahe,dhe nuk me duhet se cfare shkruan njeri dhe tjetri , gjithfare propagandash