Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, do të vendosë për listat e këshilltarëve për 61 bashkitë e vendit.
Kjo është bërë e qartë në udhëzimin e lëshuar nga vetë Basha për degët e PD-së, të cilëve u kërkohet hartimi me konsensus të tyre, por në fund fare do të jetë vetë kryedemokrati që do të vendosë.
PD-ja duhet të përpilojë listat me 1576 emra kandidatësh për këshilltarë.
Listat do të kalojnë përmes një filtri të posaçëm që përfundon te zyra e kryedemokratit, raporton Shqip.
Në udhëzimin e lëshuar gjashtë ditë më parë, Basha i kushton vëmendje dhe çështjes së dekriminalizimit.
Partia Demokratike u kërkon degëve të saj që në formularin e listës shumëmerore të këshillave bashkiakë, anëtarët demokratë të shprehen nëse kanë qenë të dënuar më parë apo kanë ndonjë proces gjyqësor.
Kjo është një nga kërkesat e urdhrit të lëshuar nga ana e Bashës.
Kjo kërkesa për këshilltarë duket paksa ironike në fakt, duke qenë se Basha ka disa kandidatë për kryebashkiakë që kanë problem me ligjin dhe janë dënuar apo janë nën hetim.

smerlap po vepron si babai yt sali maloku