Prej tre javësh DITA i ka sjellë lexuesve të saj detajet sekrete të raportit të komisionit hetimor për SHISH. Raporti nxjerr në dritë përgjimin e personave me imunitet, ose e thënë më thjeshtë deputetëve të opozitës së djeshme, liderit të opozitës Edi Rama, apo aleatit të dikurshëm në qeveri të Sali Berishës, Ilir Meta e madje edhe ministrave të kabinetit të kaluar qeveritar e deri ambasadorë që kanë zhvilluar apo zhvillojnë ende aktivitetin në Shqipëri. Pasi publikuam të dhëna nga raporti, emrat të cilët kanë qenë viktimë e përgjimit dhe ndërhyrjen e një ambasade të një vendi mik që mos të vijohet me këtë historinë e përgjimeve, çka detyroi kryeministrin dhe kreun e Kuvendit të mos bëjnë asnjë deklaratë publike për këtë çështje, mbrëmjen e djeshme dy televizionet kryesore në vend kanë vendosur t’i futen kësaj historie duke i dhënë hapësirë të rëndësishme. Televizioni Top-Channel vendosi që lajm kryesor të edicionit qendror të vendoste përgjimin, ndërsa TV Klan i kushtoi emisionin Opinion, raportit të komisionit parlamentar. Në emisionin e Fevziut kishin konfirmuar pjesëmarrjen edhe deputetë të të dy palëve, por që janë tërhequr në momentin e fundit sipas drejtuesit të emisionit. Nga lista e emrave që janë përgjuar bie në sy fakti se figurojnë kundërshtarë politikë të Sali Berishës por dhe njerëz që janë parë si armiq të partisë brenda PD-së.
Raporti për përgjimet sipas TCH
Top Channel ka mundur të sigurojë nga burime jozyrtare të dhëna nga raporti që është lexuar pak javë më parë në Komisionin parlamentar të Sigurisë dhe më specifikisht atë pjesë që ka të bëjë me përgjimet. Por si është realizuar përgjimi i personave me imunitet? Cili ka qenë mekanizmi dhe teknaliteti ligjor për të arritur deri tek deputetët, ministrat e madje edhe ambasadorët? Nga raporti rezulton se këta persona nuk janë përgjuar direkt, por janë vendosur në përgjim duke marrë miratimin nga prokuroria të personave të tretë. Këta janë persona të zakonshëm, por të njohur për komunikimet e shpeshta për arsye të ndryshme me deputetë apo ministra. Në këtë mënyrë, nga përgjimi i të tretëve është arritur të përgjohet edhe aktiviteti i personave me imunitet. Ajo që e bën të dyshimtë sipas deputetëve të gjithë këtë procedurë është fakti se rezultatet e përgjimeve të këtyre bisedave nuk u janë dërguar sektorëve përkatës operativë, të cilët kanë kërkuar vendosjen në përgjim. “Bisedat e personave me imunitet në përgjithësi përmbanin elementë të përditshmërisë së tyre dhe janë printuar jashtë formatit standard të miratuar, në mënyrë të parregullt, të pa normuar në aktet nënligjore, të paregjistruara dhe të pa firmosura nga askush”, citohet të jetë shkruar në raport. Prandaj, deputetët që kanë ushtruar kontrollin thonë se nuk ka qenë personi i vënë në përgjim vetëm objekti i punës së SHISH, por edhe ata me imunitet, sa kohë që këto regjistrime janë ende pjesë e memories së aparaturave përgjuese. Sipas tyre, nëse objekt i punës së drejtorit të SHISH do të ishte personi i vënë në përgjim, atëherë materiali i printuar duhej të përmbante nuanca të një veprimtarie që cenon sigurinë kombëtare dhe përgjimi duhej t’i kalonte direkt sektorit që kishte bërë kërkesën. Por ka ndodhur e kundërta. Sipas raportit, “Përgjimi është printuar në një format jashtë standardit të miratuar dhe që lidhet me aktivitet private apo politike të deputetit”. Sipas dokumentit, janë me qindra rastet e përgjimeve të tilla, për të cilat është në dijeni edhe drejtori i SHISH, Visho Ajazi. “Këto informacione janë printuar e përdorur në kundërshtim me standardin e miratuar dhe nuk janë të regjistruara në asnjë regjistër, sikundër ndodh me informacionin zyrtar të përgjimeve”, citohet raporti. Më tej, në të kërkohet nga drejtori i shërbimit sekret që mbi bazën e detyrimit ligjor të sqarojë se cili ka qenë destinacioni i këtyre informacioneve, ku janë administruar dhe si janë asgjësuar ato.
Përgjimet në “Opinion”
Sipas raportit të cituar nga burime të besueshme, deputetët kanë gjetur gjurmë përgjimesh dhe madje edhe tekste të zbardhura të tyre. Përgjimet, kanë përfshirë brenda tyre edhe numra dhe emra personash të rëndësishëm ose ndër më të rëndësishmit e politikës shqiptare. Po sipas të njëjtave burime që i referohen Raportit, ndër emrat që figurojnë të përgjuar janë edhe ata të Kryeministrit aktual Edi Rama, të Kreut të Kuvendit Ilir Meta, të Kreut të Opozitës Lulzim Basha dhe të disa personazheve të tjerë të rëndësishëm të shtetit dhe politikës. Po si janë kryer përgjimet? Kush i ka autorizuar ato dhe a mund të përgjohen persona që kanë imunitet ligjor? Pra a kanë qenë këto përgjime politike apo përgjime si pasojë e angazhimeve të tjera të këtyre personave. Hetimi paraprak i komisionit sqaron disa detaje që janë tejet të rëndësishme për hetimin. Sipas burimeve që i referohen raportit dhe punës së komisionit, ka disa gjëra që dalin nga kontrolli. Së pari, të gjitha hetimet e shqyrtuara nga përfaqësuesit e Parlamentit figurojnë si “përgjime parandaluese”. Përgjime të tilla nisin mbi bazën e një indicieje që vjen nga një prej agjencive shtetërore të inteligjencës që ka për qëllim parandalimin. Të gjitha këto përgjime, nuk kanë nevojë për vendim gjykate dhe nuk përdoren si provë në gjyq! Ato shërbejnë për parandalimin e një krimi emergjent. Sipas rregullores, transkriptet e këtyre përgjimeve shkatërrohen brenda 7 ditëve! Së dyti, të gjitha përgjimet janë bërë me autorizim të Prokurorit. Nuk figuron së paku nga hetimi i deritanishëm asnjë përgjim i paautorizuar nga prokuroria. Së treti, sipas të njëjtit burim, nën përgjim figurojnë emra të njohur të mediave, figura periferike të politikës dhe Ambasadorë të huaj. Përgjimi i tyre ka qenë konform ligjit dhe i autorizuar nga Prokurori, por gjatë komunikimit, personat e përgjuar kanë pasur komunikime aktive me njerëz të rëndësishëm me imunitet. Në këtë rrjetë kanë rënë njerëzit më të rëndësishëm të vendit. Po i njëjti burim i besueshëm sqaron se Rama dhe Meta janë përgjuar duke komunikuar kryesisht me një pronar të rëndësishëm mediash; Basha nga komunikimi me një Drejtor të Bashkisë që ishte vënë nën përgjim dhe me të cilin ai kishte komunikim frekuent; ndërsa persona të tjerë të rëndësishëm si Nënkryetari i Kuvendit Dule apo ministra aktualë nga komunikime me persona më pak të rëndësishëm, por me të cilët ata komunikonin shpesh. Siç shprehet i njëjti burim, në bisedat mes tyre janë zbardhur dhe protokolluar edhe pjesët politike që s’kanë pasur lidhje me arsyen për të cilën janë vënë nën përgjim. Pra thënë ndryshe, pothuajse të gjithë personat që konsiderohen të përgjuar, janë përgjuar indirekt, nga bisedat me persona të dytë dhe asnjëri prej tyre direkt. Raporti nuk riprodhon zbardhje përgjimesh, edhe pse sqaron që një pjesë e këtyre i disponon aktualisht, por thjesht emrat e personave që janë përgjuar. Në fund të 5 faqeve të raportit, vijon një listë me emrat e identifikuar të personave me imunitet apo atyre publikë që kanë qenë nën përgjim pavarësisht se për sa kohë ka zgjatur ky përgjim. Sipas listës, figurojnë të përgjuar me më shumë apo më pak intensitet afro 25 deputetë të mazhorancës aktuale. Ajo që bën çudi është se në listë figurojnë edhe emra personash nga mazhoranca e djeshme. Veç Lulzim Bashës, të përgjuar figurojnë edhe Astrit Patozi, Ilir Rusmali dhe Sokol Olldashi. Po ashtu në listë janë disa emra shumë të njohur, investitorë të mediave apo gazetarë me ndikim në opinion publik, madje edhe emra Prokurorësh të përgjuar po me autorizim të Prokurorisë. Po sipas raportit, që e referon një burim i besueshëm, përgjimet janë kryer në harkun kohor dhjetor 2012 deri më korrik 2014. Dokumentet që janë gjetur përbëjnë, sipas hartuesve të raportit, vetëm 5 për qind të akteve të përgjimit, dhe këtu ka nisur edhe debati mes Komisionit Parlamentar Hetimor dhe Drejtuesve të SHISH.
Dule informon Bollanon për aleancën PS-LSI
Një shembull i përgjimit është biseda e Vangjel Dules me Vasil Bollanon. Aty pjesa që është veçuar është ajo ku Dule njofton Bollanon se Rama dhe Meta kanë arritur një marrëveshje për të dalë bashkë në zgjedhje. Kjo bisedë është bërë disa kohë përpara 1 Prillit 2013 kur Meta dhe Rama shpallën aleancën mes tyre.
LISTA/Disa nga emrat e vënë nën përgjim
Edi Rama
Ilir Meta
Sajmir Tahiri
Erion Veliaj
Vangjel Dule
Tom Doshi
Ben Blushi
Taulant Balla
Besnik Bare
Paulin Sterkaj
Armando Prenga
Mark Frroku
Ilir Beqja
Pjerin Ndreu
Lulzim Basha
Sokol Olldashi
Astrit Patozi
Ilir Rusmali
Vasil Bollano
Ylli Rakipi
Frrok Çupi
Blendi Fevziu
Ylli Ndroqi
***
Veçojmë /Mungon një emër te përgjimet?
Pas emisionit “Opinion” mbrëmë në Klan ranë në sy disa elementë që ishte vështirë të të shpëtonin. Përveçse bie në sy mungesa e emrit të ish- kryeministri Sali Berisha mes të përgjuarve, televizioni i njohur pranë Berishës para zgjedhjeve të 2013, kur edhe ndodhi rotacioni politik, e neglizhonte këtë çështje duke mos e përmendur. Por ajo që fshihet në të vërtetë në këto publikime, është se nxirret fakti se këto përgjime janë me firmën e kryeprokurorit Adriatik Llalla, që në të vërtetë është edhe objekti i sulmit nga kjo media. Sulmi ndaj kryeprokurorit ka filluar prej kohësh që me arrestimin e ish-guvernatorit Ardian Fullani, i njohur për lidhje të afërta si me drejtuesit e televizionit.

Po cne sekreti hetimor vete te zyra dhe te tv e UDB. Kush mban pergjejsi per kete. Turpe rilindjes se vdekur qe vete filtron akoma me kete media te diskretituar tashe nderkombtarisht. Turp
Po cahet fucia e barutit e Berishes.
Te gjithe po mundohen te dalin pa lagur. Po akuzojne njeri-tjetrin tani.
Kjo eshte pozitive per Shqiperine. Edi ka mundur te percaje dhe fuse ne grindje ata qe kane bere krimet. Te hane kokat.
Ambasada Amerikane e mbylli kete ceshtje o vllezer shqiptare per te mbrojtur jashtqijen e saj, Sali berishen dhe Lul bashen tradhetaret me te medhenj te kombit,
amerikanete kan dore e ben camur vendin tone, qe nga 97 e deri me tani… nje ambasador krijon vetem konflikte edhe hyne e del si te doje ne kryeministiri si me qen ne shpi te vete ,
nejse me Ameriken nuk haemi dote sepse edhe po bem ndonje devijim do te na kercenoj me fqinjet tane sic kan bere gjithmon fuqit e medha kunder nesh!!!!!!!!! …
Qe ta dini neve kemi nje jet qe nuk kemi paur nje aleat produktiv edhe fqinjet asnjeher nuk na kan luftuar te vetem por me aleanca , nejse …
Te dalim tek tema, Rama nuk e heq dote Vishon sepse e mbron Amerika sepse ata ja sygjeruan Sales edhe ai beri lojen e pist …
Shalqiri dikur shefi i SHISH mbeshtetesh nga evropa jo nga Amerika , kur u pan miqet tane aleatet e medhejne qe Sales i erdhi fundi e hodhen ne loje Vishon per te bere edhe nje here lemsh politiken Shqiptare …
Degjoni more vllezer Amerika eshte e mir brenda kufijeve e saj , si mendoni ju qe Sala e ka mbrojtjen nga Beogradi , ajo eshte propaganda e Amerikes per te hequr vemendjen , fazllic eshte agjend i CIA ‘s miloshevici edhe te gjith gjeneralet e miloshevicit komandoheshin nga CIA , per ti shkatrruar keto shtete krijohet konflikt????? …
Gazi dede i CIA ‘s eshte edhe ai ,beri kontrabanden e naftes edhe sju ngul nje gjembe ne kembe si mendoni ju do i kishte shpetuar Amerikes ai ??????…
Jan shum e shum fakte qe AMERIKA beri lemsh vendin tone te varfer duke ulur e e ngritur nga karrikja bandita si Sali berisha ??????,
Mubarak diktator i heshtur u desh te vriten me mijra njerez qe te rrezohesh nga pushteti edhe nuk kan fuqi ta denojn , si ky Sala une qe vodhi edhe preu ….
Po behen luftra qe sjellin ekstremizem , konolizimi dhe skllaverimi sjell urrejtje edhe ekstremizem keto luftra behen nga AMERIKANT… Ne vte kemi qen te pushtuar dhe konolizuar nga OSMANET gje emir eshte kjo ????
ISIS eshte jashqitje Anglo amrikane plus cifuto hebraike , Turqia ben sehir sespse nuk deshiron shtet KURD ne kufijete saj , Armatimi i ISIS eshte Turk ?????????
Kurse Edi nuk shkarkon dote nje Boshnjak si Visho Ajazi sepse ALEATI I MADH NA DO TE MIREN
Si medoni ju keto qe ndodhin ne vendin tone , a do te toleroheshin ne AMERIKE
RROFT SHQIPRIA POSHT TRADHETARET
Do te desheroja te ishte e vertet qe SUPERSTARI shqiptar Sali Berishi lumt Tropoja te ishte kaq I zoti , I lumt, nuk I hane palla, ca thone per teh,,, deri dje ishim te rrethuar me tela me gjemba si majmunet ne kopshtin zoologjik te ballkanit ndersa sot ham mut;;;;; kunder atyre qe na ndihmun me dale nga sketerra staliniste e Enver Pederit qe nuk e flet kush nje fjale per gjith ate gjak lot dhe vuajtje qe I pruni popullit shqiptar, vetem lehim kunder Saliut dhe shteteve perndimorete. Te gjith na qenkan te keqij per neve , vetem nena Rusi, me Babin stalin qe kan ngordhur pergjithmon dhe ne vazhdojme te bajme prralla….
O tarabosh o ndyresirat e qelbura qe shisnit per Dullen nene e babe , malok te qelbur por skini faj se Dulla ju hoqi gurin nga koka dhe tallte bythen me ju o kafsheri tani qe ky virus Vicitoli ju pruri ne Tiron hapni gojen e qelbur me dhemb te palar ju skeni qen kur njerez n.q.s.do ket Shqiperi ju duhet tju zhdukim se jeni vemje i keni ber duart gjak me spiunin Sal moter e familje kurvash per Dullen por dhe ju o bastard do terhiqeni zvarre si Dulla , Edi ka thon “Prisni ky esht fillimi” si cun Tirone do e mbaj llafin se nuk esht malok qe shet familjen.
Ndyrresira e vicidolit, donte te bente sigurim si Stalini, dhe Enveri.
Turp per kete monster qe nga nje ane i shan qe te dy dhe nga ana tjeter ka kopjuar dhe ndjekur te gjitha veprimet e tyre me te shemtuara.
Nuk thone kot; te gjithe derrat nje turi kane. Shkurt, duhet futur ne burg!
Pershendetje ju zoti ” Ben Bytha” ;; pranoj kritiken nga ana jote, Fatkeqesisht per ty dhe shokve tu erdhi demokracia , sepse ti e meriton si me pare I rrethuar me tela me gjemba si majmun ne kopshtin zoologjik, se ashtu qenke,,, nuk ta ka pas majt bytha jote ”qyqeqare” as me shiku nga kufiri i se je jeni lli ne brek , tregon atdheu cfar rrac muti jemi si ju qytetart e “emncipuar ” ndersa ana jone byth palare nuk jemi pedera si ti dhe shoket e tu sa per nder dhe karakter qe ke ti i hyp motres tande ose a shet mu me pak para legen e byth lar…..