Banda e drogës që merrte lëndë narkotike nga Turqia në drejtim të Shqipërisë dhe më pas trafikohej drejt Italisë, ishte një nga më të sofistikuarat. Në krye të bandës janë dy vëllezër nga Shijaku, Altin dhe Emiljano Hajri.
Dy vëllezërit kishin shkuar në Itali në fillim të vitit 2000, ndërsa në Padova bien në kontakt me trafikun e drogës. Vëllezërit spikatën në këtë rrugë, ndërsa kanë mundur t’i shpëtojnë arrestimit për plot 15 vite, ndryshe nga shumë miq të tyre që kanë përfunduar shumë shpejt prapa hekurave.
Për këtë arsye, prokurorisë italiane iu deshën plot 5 vjet për të hetuar bandën, e cila kishte metoda tejet të sofistikuara.
Në krye të bandës ishte Altini, ndërsa vëllai i tij Emiljano, ishte numri dy, vetëm 27-vjeç.
Pagesat për drogën bëheshin me para në dorë, dhe po kështu edhe transfertat në mënyrë që të mos binin në sy për sasinë e madhe të parave që qarkullonin.
Në Itali, dy vëllezërit dukeshin njerëz të zakonshëm, por në Shqipëri kishin kryer investime të shumta në pasuri të patundshme.
Paratë i sillnin me korrierë dhe i investonin në zonën e tyre në Shijak që njihej edhe me emrin “Lagjia e Çobenjve”.
Policia e Shtetit ka publikuar të gjithë emrat e të arrestuarve të operacionit “Enigma”, dy prej të cilëve në Shqipëri, dhe 14 të tjerë në shtetin fqinj.
Operacioni i përbashkët “Enigma” bëri të mundur shkatërrimin e një organizate kriminale që merrej me trafikun e drogës.
Të arrestuar në Shqipëri janë Gentian Meçollari, 31 vjeç dhe Klevis Sena, 26 vjeç.
Ndërsa në Itali janë vënë në pranga:
Kastriot, RIZAJ , 34 vjeç.
Hajri BALLA 52 vjeç.
Algen BUSHI, 32 vjeç.
Martin SINANI, 32 vjeç.
Alket PLAKU, 38 vjeç.
Ermal DORDA, 30 vjeç .
Durim VISHKURTI , 35 vjeç .
Sokol COTA, 39 vjeç.
Ardit, KURTI 32 vjeç.
Fisnik KUCI, 30 vjeç
Shahin MECOLLARI, 28 vjeç
Armando SHERKO , 29 vjeç
Gerald HAXHIAJ, 28 vjeç
Erion CULLHAJ 27 vjeç.

Te gjithe qenkan me kombesi turke.