Policia e Shtetit ka dalë në një deklaratë për shtyp pasditen e së premtes ku ka njoftuar shkatërrimin e një grupi kriminal që shpërndante drogë në lokalet e natës në Tiranë.
Rezultatet e aksionit “Porosia e natës” të zhvilluar në vazhdën e “Forcës së Ligjit”, u bënë nga Drejtori i Policisë së Tiranës Kastriot Skënderaj, në një prononcim për shtyp nga ambientet e DVPT-së.
Drejtori i Policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj, deklaroi se hetimi në kuadër të këtij operacioni nisi 7 muaj më parë.
Nga hetimet e kryera, këta shtetas, nën drejtim të Shaqir Shtishit, shpërndanin drogë në disa lokale nate në zona të Tiranës; Bërryl, Komunë e Parisit, ish-Bllok, Shkozë dhe në Unazën e Re.
Të arrestuarit
– Shaqir Shtishi, 53 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve“);
– Edmond Vlashi, 48 vjeç, banues në Tiranë;
– Etmir Feta, 30 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për ‘Prodhim dhe shitje të narkotikëve);
– Ylber Gaxherri, 47 vjeç, banues në Tiranë.
Fjala e kreut të DVPT
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas një hetimi 7 mujor me metoda speciale të hetimit në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” finalizuan operacionin e koduar “Porosia e natës”, duke ekzekutuar masat arrest me burg për shtetasit:
– Shaqir Shtishi, 53 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve“);
– Edmond Vlashi, 48 vjeç, banues në Tiranë;
– Etmir Feta, 30 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për ‘Prodhim dhe shitje të narkotikëve);
– Ylber Gaxherri, 47 vjeç, banues në Tiranë.
– Kristo Papa, 62 vjeç, banues në Tiranë
Në kuadër të këtij procedimi penal, është identifikuar dhe arrestuar dhe shtetasi Kristo Papa, 62 vjeç, banues në Tiranë, i cili bashkëpunonte me këtë grup kriminal.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se keta shtetas nën drejtimin dhe organizimin e shtetasit Shaqir Shtishi, shpërndanin lëndë narkotike në lokalet e natës në zonat e “Brrylit”, “Komunës së Parisit”, “Shkozës”, “Xhamllikut”, “Ish-Bllokut”, “Oxhakut” dhe “Unazës së Re”.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– përzierës për lëndën narkotike
– doza narkotike të llojit kokainë dhe heroinë
– telefona celular
– 3 automjete
– një sasi lekësh dhe eurosh.
Gjithashtu në funksion të këtij procedimi janë arrestuar më parë edhe shtetasit:
– Klejvi Kalivaçi, 34 vjeç, banues në Tiranë;
– Alti Zhurzhi, 51 vjeç, banues në Tiranë;
– Tedi Neziri, 35 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “prodhim dhe shitje të narkotikëve”);
– Jani Beja, 42 vjeç, banues në Tiranë;
– Flamur Algjoni, 49 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”).
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.
Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” janë kryer në këto 8 muaj, 13 goditje dhe rreth 120 persona të arrestuar dhe mbi 10 milion euro të sekuestruara.
l.h/ dita

Perseri me cironka do te servirni “sukseset”. Ore ndonje Balil a ka? Ndonje koke te ketyre trafikanteve a do te kapni apo aty ushqeheni dhe sherbeni ndaj nuk i prekni.
O info ke apo nuk ke tru? Edhe suseset e policies i quani humbje. Me siguri edhe ti do te jesh nje peshk mocali.