Gjykata e Lartë shpall listën përfundimtare të kandidatëve për KLGJ

DITA Online

 

Gjykata e Lartë ka shpallur këtë të enjte listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedhur anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Gjyqtarët e Apelit Brikena Ukperaj dhe Luan Dervishi paraqitën kandidaturën pas rishpalljes së thirrjes.

Mbas përfundimit të procesit të verifikimit të plotësimit të kushteve ligjore, rezultoi se të dy kandidatët i plotësonin kushtet ligjore për t’u zgjedhur anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Kandidatët janë si më poshtë:

Nga Gjykata e Lartë:

1- Medi Bici

Nga Gjykatat e Apeleve:

Ilir Toska – Gjykata e Apelit Tiranë

Nertina Kosova – Gjykata e Apelit për Krime të Rënda

Luan Dervishi – Gjykata e Apelit Shkodër

Brikena Ukperaj – Gjykata e Apelit Vlorë

Nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore:

Alma Brati – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Astrit Faqolli – Gjykata e Gjyqësor Rrethit Tiranë

Brunilda Kadi – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Manjola Xhaxho – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Marçela Shehu – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin

Në bazë të parashikimeve ligjore, Këshilli i Lartë Gjyqësor është organ kolegjial i përbërë nga 11 (njëmbëdhjetë) anëtarë, të cilët shërbejnë në detyrë me kohë të plotë. Gjashtë prej anëtarëve të Këshillit janë gjyqtarë nga të gjitha nivelet e pushtetit gjyqësor, nga të cilët; 1 anëtar nga Gjykata e Lartë, 2 anëtarë nga Gjykatat e Apelit dhe 3 anëtarë nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore.

Më pas kandidatët do të verifikohen nëse i plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe më pas duhet të kalojnë edhe procesin e Vettingut, për të konkurruar më pas për anëtar në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit.

Share This Article
3 Comments
  • Gjykate rrumpallhane me ne krye kryetarin e saj. Shumica e ketyre kane vendim te formes se prere qe nuk e kane kaluar vetingun, gjykata i shpall kandidate per ne KLGJ.
    Sa turp per kete gjykate ku eshte katandisur.

  • ……lajm i mire! Le te krijohet njehere dhe rruges do te permirsohet! Nuk ka gje ne Shqiperi por edhe ne bote perfekt! Edhe Zoti vete nganjehere harron! Zgjidhni ose vettingun e idiotit Basha dhe krijimit te KLGJ.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *