Emrat: Kush janë 5 kandidatët e parë për kreun e BKH-së

Ornela

Drejtues i Prokurorisë se Posaçme, Arben Kraja ka publikuar emrat e pesë kandidatëve që kanë aplikuar deri tani për drejtorin e BKH-së.

Personat që kanë aplikuar janë: Ibrahim Disha, Artan Shkëmbi, Gjovalin Ulndreaj, Adriatik Ago dhe Sabri Hoxha.

“Do të doja të ritheksoja edhe një herë që aplikimi për Pozicionin e Lirë të Punës për Drejtorin e BKH-së është një mundësi e shkëlqyer për t’u përzgjedhur për të drejtuar një grup të madh hetuesish të BKH-së, të cilët do të mbështesin Prokurorët e Posaçëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

SPAK kërkon një kandidat ose kandidate që demonstron lidership, integritet dhe profesionalizëm. Në qoftë se ju mendoni që i plotësoni kërkesat e këtij pozicioni sfidues dhe kriteret në lidhje me përvojën në punë, arsimin dhe keni një figurë të pastër, aplikoni para datës 30 janar 2020.

Shkoni tek njoftimi për këtë pozicion të lirë pune në website-in e BKH-së dhe ndiqni udhëzimet.

Ju sigurojmë që procesi i përzgjedhjes do të jetë i drejtë, objektiv dhe transparent. Ne duam të përzgjedhim kandidatin më të mirë”, thekson Kraja.

o.j/dita

Share This Article
6 Comments
  • NNje Gazet dje thoshte. Ish Prokurori i cil;i burgosi Fatos Nanon, do te kandidoje per Drejtore te BKH-se.
    Ne se eshte kjo e vertet dijeni mire qe ai nuk vjen per te hetuar peshqit e medhej pore per ti mbrojtur peshqit e medhej.
    Kujdesni se ne emer te luftes kunder Peshqeve te Medhej po u krijohen kushte atyre per tu mbrojtur.! Kujdes SPAK se po shumezohet me zero e gjith kjo pune.!

      • PO si mendon ti Cirku.? Te mos shpresokjem. Per ke u be gjith kjo refome per mu per ty.? Jo ore zotri ne kemi p[ase vetinge gjithm,one pore eshte fjala per keta qe i motivuan peshqit e medhej.!
        Arvizu tha: “Peshku i madhe gjithmon e ka ngren peshkun e voge” Ndersa kete radhe”per here te p[are ne histori peshku i vogel do ta haj peshkun e madhe.!
        Si thoni juve te jen lojra keto, per ti hjedhur hi syve popullit, ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *