EMRAT / Naço kërkon shkarkimin e 10 gjyqtarëve

redaktor
NACO PER VEPRAT PENALE - Ministri i Drejtesise Nasip Naco, duke hyre ne nje konference shtypi, ku ka deklaruar se ministria e Drejtesise do i kerkoje prokurorise ashpersim te denimit te veprave penale.

Ministri i Drejtësisë Nasip Naço kërkon nga KLD-ja shkarkimin e 10 gjyqtarëve në disa gjykata të vendit. Naço ka përgatitur një listë të gjyqtarëve që kohët e fundit janë akuzuar nga ministra të ndryshëm.

Kërkesat për procedimin disiplinor të 10 gjyqtarëve:

Gjyqtari Ardian Kalia, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shkelje shumë të rënda të disiplinës të parashikuara nga neni 32, pika 2, germat “ç” të Ligjit Nr.9877, datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, sipas të cilit, janë shkelje shumë të rënda aktet dhe sjelljet që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit si më poshtë:…ç) refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive;

Gjyqtari Qani Hasa, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shkelje shumë të rënda të disiplinës të parashikuara nga neni 32, pika 2, germat “ç” të Ligjit Nr.9877, datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, sipas të cilit, janë shkelje shumë të rënda aktet dhe sjelljet që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit si më poshtë:…ç) refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive;

Gjyqtari Rasim Doda, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë për shkelje shumë të rënda të disiplinës të parashikuara nga neni 32, pika 2, germat “ç” të Ligjit Nr.9877, datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, sipas të cilit, janë shkelje shumë të rënda aktet dhe sjelljet që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit si më poshtë:…ç) refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive;

Gjyqtari Enkeleda Doda, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë për shkelje shumë të rënda të disiplinës të parashikuara nga neni 32, pika 2, germat “ç” të Ligjit Nr.9877, datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, sipas të cilit, janë shkelje shumë të rënda aktet dhe sjelljet që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit si më poshtë:…ç) refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive;

Gjyqtari Petrit Aliaj, i Gjykatës së Apelit Vlorë për shkelje shumë të rënda të disiplinës të parashikuara nga neni 32, pika 2, germat “ç” të Ligjit Nr.9877, datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, sipas të cilit, janë shkelje shumë të rënda aktet dhe sjelljet që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit si më poshtë:…ç) refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive;

Gjyqtari Osman Aliu, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë për shkelje shumë të rënda të disiplinës të parashikuara nga neni 32, pika 2, germat “c” dhe “ç” të Ligjit Nr.9877, datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, sipas të cilit, janë shkelje shumë të rënda aktet dhe sjelljet që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit si më poshtë:…ç) refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive; dhe c) shkelja e pajustifikuar dhe e përsëritur e dispozitave urdhëruese procedurale, kur këto kanë passjellë ose mund të sillnin pasoja për të drejtat kushtetuese të palëve në gjykim apo për dhënien e drejtësisë”.

Gjyqtarja Dhurata Bilo, e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për shkelje shumë të rënda të disiplinës, të parashikuara nga neni 32, pika 2, shkronja “c” të Ligjit Nr.9877, datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, në të cilin parashikohet se: “Janë shkelje shumë të rënda aktet dhe sjelljet që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit si më poshtë: c) shkelja e pajustifikuar dhe e përsëritur e dispozitave urdhëruese procedurale, kur këto kanë passjellë ose mund të sillnin pasoja për të drejtat kushtetuese të palëve në gjykim apo për dhënien e drejtësisë”.

Gjyqtari Maksim Qirjazi, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për shkelje shumë të rënda të disiplinës të parashikuara nga neni 32, pika 2, shkronja “gj” të Ligjit Nr.9877, datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, në të cilin parashikohet se: “Janë shkelje shumë të rënda aktet dhe sjelljet që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit si më poshtë: … gj) akte dhe sjellje të tjera të rënda që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit;

Gjyqtari Ilir Pashaj, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shkelje të rënda dhe shumë të rënda të disiplinës të parashikuara nga neni 32, pika 3, shkronja “gj” dhe 32, pika 2, germat “c”, “e”  të Ligjit Nr.9877, datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, në të ciliat parashikohet se:

“Janë shkelje të rënda aktet dhe sjelljet që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit si më poshtë: …gj) akte dhe sjellje të tjera të rënda që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit;

“Janë shkelje shumë të rënda aktet dhe sjelljet që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit si më poshtë: …c) shkelja e pajustifikuar dhe e përsëritur e dispozitave urdhëruese procedurale, kur këto shkelje kanë passjellë ose mund të sillnin pasoja për të drejtat kushtetuese të palëve në gjykim apo për dhënien e drejtësisë; e) mungesa absolute e arsyetimit në vendimin gjyqësor;

Gjyqtari Astrit Shema, i Gjykatës së Shkallës së Parë Administrative Vlorë, për shkelje shumë të rënda të disiplinës, të parashikuara nga neni 32, pika 2, shkronja “c” të Ligjit Nr.9877, datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, në të cilin parashikohet se: “Janë shkelje shumë të rënda aktet dhe sjelljet që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit si më poshtë: c) shkelja e pajustifikuar dhe e përsëritur e dispozitave urdhëruese procedurale, kur këto kanë passjellë ose mund të sillnin pasoja për të drejtat kushtetuese të palëve në gjykim apo për dhënien e drejtësisë”.

Nga vlerësimi fakteve Ministri i Drejtësisë, z. Nasip Naço, i propozon KLD-së, që gjyqtarët  t’i nënshtrohet përgjegjësisë disiplinore me masën “Shkarkim nga detyra”.

Share This Article
3 Comments
  • Nacos neqoftese arrin ta beje kete do te heqe vetem disa figura qe e kane bere drejtesine te bjere ere e keqe do te marre urimin e njerezve qe kerkojne drejtesine pre 20 vjetesh dhe nuk e kane gjetur.Me vjen cudi ,per Gjin Gjonin e perfolur pse e ka harruar?Dhurata Bilo kohet e fundit ka qene e perfshire ne listen e Nishanit per tu zgjedhur ne Gjykaten e Larte ,nga magazinjere ne UMB me kurs 6 mujor te plepave eshte bere gjyqtare ne gjykaten e Durresit dhe ka bere kerrdine me vendimet qe ka marre ne kundershtim me ligjin kur them kerrdine eshte bere nje njeri qe sa shkel ne gjykate mendon prehjen e dites per te vrare ligjin ne kembim te parave qe merr njerezve per te marre vendimin ne emer te republikes ne kundershtim me ligjin, Mijlona leke per te marre vendim te kundert me ate qe percakton ligji kete ta garanton se do tafitosh edhe ne gjykate te apelit me koleget e saj qe ndan pazaret , sa me shpejt te largohet kjo dhe ata qe jane regjistruar per tu shkarkuar aq me mire do te jete per sistemin e drejtesise.

  • ORE, KY NACO ESHTE PER TU SHKARKUAR PER VETE,

    KA MBUSHUR THASET ME PARA DUKE LIRUAR KRIMINELA DHE TRAFIKANTE.

    PO KETE, KUSH DO TA SHKARKOJ????!!!!

    RROFTE RILINDJA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *