EMRAT/ Nga vrasjet, te përplasjet me armë në mes të qytetit, kush janë 18 të arrestuarit e operacionit të SPAK

Ornela
Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, zhvilloi një operacion në disa qytete të vendit. Nga 32 urdhër-arreste të lëshuara, janë ekzekutuar 18, ndërsa 9 prej tyre ishin në qeli. 14 emra të rrezikshëm të botës së krimit, janë ende në kërkim. Mes të arrestuarve, është edhe Nuredin Dumani, i cili është bërë i penduari i drejtësisë, i arrestuar pak javë më parë në Fier, pas atentatit të dështuar ndaj tij. Në pranga ka rënë miku i tij Henrik Hoxha. Lista, përbëhet nga të “fortë” të tjerë në Elbasan, Laç e Tiranë. Kush janë 18 të arrestuarit

Nuredin Dumani

Nuredin Dumani, është një emër i njohur i botës së krimit. Ai u arrestua nga policia më 29 mars të këtij viti, pasi shkroi që t’i bënte atentat Talo Çelës në fshatin Papër në Elbasan, por ai ju kundërpërgjigj duke e lënë të plagosur. Dumani u kap pak orë më vonë në Fier, ndërsa kishte marrë plagë në kurriz.

Nuredin Dumani, 37 vjeç është një emër jo pak i njohur në botën e krimit. Ai është autor i dyshuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës, kjo sepse siç ka dëshmuar i penduari i drejtësisë, Klevis Alla vëllezërit u vranë pasi akuzoheshin se nuk i kishin kthyer një shumë të konsiderueshme parash që kishin lënë në servisin e tyre. Vëllezërit Haxhia, gjithmonë sipas dëshmisë së Klevis Alla, kanë deklaruar se paratë i kanë humbur në muajin janar të këtij viti kur servisi i tyre ra pre e vjedhjes, ku i morën edhe materiale dhe nuk kishin asnjë mundësi për t’i kthyer pas. Dumani është shok me Klevis Kapllanin, i ekzekutuar 14 plumba më 15 shtator. Ai akuzohet edhe si organizator i vrasjes së Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdylit, në 2 mars 2020. Po ajo që bie më shumë në sy është se në vrasjen e katër të rinjve në Durrës, Dumani ka bashkëpunuar së bashku me Talo Çelën, sot ai akuzohet për vrasjen e vëllait të tij, Bujar Çela.

Henrik Hoxhaj

Henrik Hoxhaj, cilësohet nga policia si njeriu më i afërt i Nuredin Dumanit. Hoxhaj u arrestua bashkë me Dumanin më 29 mars 2022 në qytetin e Fierit, pas atentatit që ranë pre e u plagosën të dy. Ai është një nga ushtarët më të besuar të Dumanit, me të cilin ka mbajtur kontakte si në Kosovë e Shqipëri. Hoxhaj u la në burg bashkë me Dumanin.

Ardian Uzuni

Ai akuzohej si bashkëpuntor i Dhimitër Zitos, 22-vjeçarit të arrestuar pasi akuzohej se ishte paguar për eliminimin e 37-vjeçarit Edmond Çakmashi. Porosinë thuhet se e ka porositur Alfred Qefalia.

Altin Ndoci

Emri i Altin Ndocit doli në pah gjatë vrasjes së dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia. Ai thuhet se kishte lidhje me dy vëllezërve, edhe për faktin se kanë qenë me origjinë nga Puka. Ndoci, rezulton të ketë lidhje shoqërore me Arben Muçon, pukjanin e arrestuar në 2018 në qytetin e Fierit, për tentativën e grabitjes me armë të familjes së Minella Muçit dhe tentativën e vrasjes së punonjësve të policisë në Fier.

Skerdi Tasi

Tasi u arrestua disa muaj më parë nga Policia. Ai akuzohet si autori i dyshuar i atentatit të dështuar ndaj Lulzim Mashës, pronar i një shkolle private në Liqenin e Thatë.

Leonard Palushi

Palushi ka qenë me detyrë officer Policie. Ai ka qenë i ngarkuar prej vitesh në Elbasan, por pas serisë së vrasjeve atje, u emërua nga Lezhë. Nuk dihet konkretisht se përse është i arrestuar dhe për cfarë akuzohet.

Fatos Gosa

Njihet si i forti i Peqinit. Nuk dihet konkretisht se përse është arrestuar.

Erion Alibej

Erion Alibej njihet si organizatori dhe porositësi i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt. Ky shtetas është organizatori dhe porositësi i vrasjeve të ndodhura më datë 20 dhe 29.07.2020 në qytetin e Elbasanit, në lagjen “28 Nëntorin”. Erion Alibej në Itali njihej me emrin Andrea Alibej dhe ka qenë i arrestuar së bashkë me të vëllain për trafik droge, i cili u vra në një atentat. Endrit Alibej u vra te zona e Metalurgjiku në Elbasan dhe mendohet që Erion Alibej ka marr hak për vëllain e tij dhe kundrejt pagesës ka vrarë Emiljano Ramazanin dhe Regis Runaj. Të dy vëllezërit Endrit dhe Erion janë arrestuar më 4 qershor 2013 nga autoritetet italiane në kuadër të operacionit të koduar “Cocash”. Në Itali, operacioni u zhvillua nga drejtoria policisë në Asti, Itali, ku u shkatërruan dy grupe të trafikut të drogës.

Gentian Sharra

Emri i Gentian Sharrës u bë i njohur për drejtësinë dhe mediat në hetimet e grabitjes së Rinasit. Ai mori me qira asokohe servisin ku u modifikua furgoni që u përdor më pas për grabitjen në aeroport. Servis “Genti”, i cili ndodhet në rrugën e vjetër Elbasan-Rrethrrotulimi i Bradasheshit, aty ku dyshohet se u modifikua enkas për grabitjen furgoni me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” është bllokuar asokohe nga policia si provë metariale. Mësohet se oficerët e policisë kanë sekuestruar prej andej kamerat e sigurisë, ndërkohë që pronari i servilit, Gentian Sharra, ka konfirmuar se servilin ia kishte dhënë me qira shtetasit Eldi Çala.

Florenc Çekrezi

Florenc Çerkezi, ishte i vetmi që i shpëtoi atentatit të ndodhur në tetor, ndaj Lulzim Bitrit dhe Ardian Collakut, në hyrje ë Elbasanit. Mësohet se ai u ka shpëtuar plumbave duke u larguar me vrap, ndërsa miqtë e tij kanë mbetur të vrarë, ndërsa sapo kishin dalë. Ky i fundit ka dhënë detaje mbi atë çfarë ka ndodhur, sipas tij, të tre personat kanë qenë në ambientet e një lokali aty pranë duke treguar gjithë çfarë ka parë të ndodhë para syve të tij. Nuk dihet konkretisht se për pafarë akuzohet.

Elvis Koci

I njohur ndryshe si “Elvis korçari”, ai dyshohet s ii përfshirë në shkëmbimin e zjarrit që u shënua në Elbasan në 2020. Gjatë përplasjes ai mbeti i plagosur. Koçi, njihet si pjesë e një prej bandave që operon në Elbasan.

Ilirjan Feçi

Feçi akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë. Konkretisht më 14 janar të këtij viti, në Fushe-Krujë, shtetasit Ibrahim Difaj, Shpëtim Kraja dhe shtetasja E. V kanë tentuar të vrasin një efektiv policie gjatë një ndjekjeje si nëpër filma.

Ndërkohë që më datë 17.08.2021, në Fushë Kuqe, autorët e dyshuar, shtetasit Ibrahim Difaj, Ilirian Feçi kundrejt pagesës 20.000 euro, të bërë nga shtetasi Robert Laci, kanë tentuar të vrasin shtetasin Alfred Gjoka nga Kruja.

Petrit Qoli

Nuk ka detaje

Agron Qoli

Nuk ka të dhëna

Agron Qafa

Emri i Qafës u bë publik në 2019. Ai u arrestua asokohe nën akuzën e krimeve ndaj personit.

Artan Plaka

Nuk ka të dhëna

Besjan Xhixha

Bessjan Xhixha, akuzohej për përfshirjen në vrasjen e vëllezhërve Haxhia në Durrës. Gjykata e Posaçme le të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Besian Xhixhën dhe Enver Divën, të akuzuar si të përfshirë në vrasjen e dy vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia, prillin e vitit të kaluar në Durrës. Besjan Xhixha, u arrestua nga Policia në 2020 në lidhje me këtë ngjarje.
SPAK ra në gjurmët e tyre, pas dëshmisë së të penduarit Klevis Alla. Ai i tha prokurorëve se ata ishin porositur nga Talo Çela për ekzekutimin e vëllezërve Haxhia. Për disa ditë me radhë, ata kishin vëzhguar lëvizjet e vëllezërve dhe planifikuar krimin. Por, pak ditë para se të kryenin vrasjen, ata janë tërhequr, pasi Enver Diva është infektuar me Covid-19 dhe për këtë shkak ishte karantinuar. Sipas të penduarit, për këtë fakt Xhixha e Diva kishin debatuar ashpër me Nuredin Dumanin. Në këtë situatë, sipas deklarimeve të Kevis Allës, ekzekutimi i vëllezërve është kryer nga të akuzuarit e tjerë dhe se shënjestër ishte vetëm Besmir Haxhia.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *