EMRAT / U vëzhguan dhe u përgjuan për tre vjet me radhë pas një “informacioni” se “do vritej Lulzim Basha”. Cilët janë dhe çfarë rezultoi nga hetimi

Edlira Shehu

Një maqedonas dhe 2 kosovarë u hetuan për një kohë të gjatë si të dyshuar se po përgatisnin komplot dhe atentat ndaj kryetarit të opozitës Lulzim Basha, por pas tre viteve vëzhgim dhe veprimesh të tjera hetimore ata rezultuan të pa implikuar ndaj dhe çështja u pushua.

Të dyshuarit që kaluan në filtrat e Interpolit, Antiterrorit, dhe ish-Krimeve të Rënda janë Afrim Morina, një ish-polic në Gostivar dhe që përshkruhet si një person që është i gatshëm të bëjë gjithçka për para, Arben Ymeri i njohur me nofkën “Japan” praktikant radikal i fesë, ish-luftëtar në Siri dhe Alfred Gurguroviç, një i dyshuar i përfshirë në një krim në 2010 në Durrës.

Hetimi nisi me kërkesë të Antiterrorit në prill 2017, pas një interviste të presidentit Bujar Nishani, i cili tha se ka shumë aktorë që duan destabilitetin dhe se, gjithmonë sipas tij, siguria fizike e liderit të opozitës (pra Bashës) do të konsiderohet me seriozitet nga agjensitë ligjzbatuese në vend.

Pas kësaj deklarate në daljet publike të demokratit kishte shtim të forcave të sigurisë.

Prokuroria thotë se mes shumë veprimeve u kqyr sistemi Tims për të parë lëvizjet e kryera nga Morina, Ymeri dhe Gurguroviç. Gjithashtu janë administruar në dosje përgjimet e telefonatave të tyre.

Por as nga telefonatat e as nga përgjimet e tjera në Gmail dhe Facebook, prokuroria nuk gjeti të dhëna që të provonin “informacionet” e Presidentit të Republikës.

“Ky shtetas diskuton për probleme personale” – përmend Prokuroria në dosje lidhur me Morinën që e ka ndjekur atë gjatë lëvizjeve dhe telefonatat në Shqipëri e jashtë.

“Nuk janë gjetur lidhje të këtyre personave me të tjerë që të krijojnë bindjen për kryerjen e veprave të dyshuara dhe nuk janë konstatuar veprime që të vënë në rrezik jetën e kryetarit të PD” – lexohet në përfundimet e Prokurorisë.

Ky përfundim iu njoftua në mes të javës edhe Antiterrorit, ndërkohë që Gjykata do të vendosë vulën nëse duhet apo jo të pushohet hetimi.

e.sh. / dita

Share This Article
8 Comments
  • Hahahaaa cfare karagjozash.
    E mbaj mend këtë madje e nxori si lajm te madh edhe gazetari i madh Bledar Fevziu në Tv Klan.
    Kjo tregon sa serioz jane institucionet dhe klanet ne kete vend

  • Ore ceshte ajo mavriprokurori qe dhkon me ment e idiotit paralitik Nishani.Mire shqiptare.si le rehat ky mut por as maqedonsit dhe kosovaret.

  • DITA:Ky lajm interesant i dalë nga Nishani po na çudit shumë.Per këtë lajmë të rrem të akuzuarit Kosovar dhe Maqedonas duhet ti kërkojnë llagari autorit te lajmit kapter Nishanit.
    -Po kështu,është interesante se pse pikrishtë është vënë në shënjestër Kryetari i Opozitës kryesore të PD dhe jo një tjetër,psh Kryeministrit me shumë pushtet, Presidentit të vendit,ndonjë deputet a Ministër të rëndësishëm.
    -Kjo ngjarje tymnaj ngjan me 12 shtatorin e 1998 kur u vra Azem Hajdari per ti marrë karrigen Kryeministrit Nano.
    -Me ktë rast LulHollandezit i duhet dhënë afrofe,në tavolinë detyra e Kryeministrit të vëndit sa më parë.
    -Por duhet parë se me çdekorat duhet te shpërblehet kapter Nishani nga LikeFloriri,i cili vuri ne lëvizje gjithë strukturat e Shtetit për 3 vite rresht dhe në fund gjuajtja doli huq.
    -FLM-Dita.

  • Eshte per tu habitur se si drejtesiae plepave e kapur nga Berisha e Meta i nxorri te pafajshem ! Besoj se Mallakastrioti duhet ta kete nje pergjigje.

    • Gjynah ky popull! Paguan parate per te hetuar Lul Karafilin! O lul nuk bie rrufeja ne hale Lul, komunistat nuk vriten Lul, ata jatojne ne pordhet e popullit.Sa rendesi qe i jep vehtes o Lul, ti je karafil i Sali Monte Negro, Lul!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *