EMRAT/ U ra shkëmbi mbi makinë, identifikohen viktimat e aksidentit tragjik në Lezhë

Gazeta Dita

Policia e Lezhës ka identifikuar viktimat e aksidentit të rëndë që ndodhi sot në Lezhë. Ata janë Edmond dhe Valentin Zefi (vëllezër) si dhe Alda Zefi, bashkëshortja e njërit prej tyre.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 15:30 ku një masiv shkëmbor u shkëput nga skarpati anësor i rrugës Torovicë-Malecaj duke zënë poshtë makinën “Range Rover” me të cilën udhëtonin dy vëllezërit Zefi me pjesëtarë të tjerë të familjes.

Për nxjerrjen e trupave u desh ndërhyrja e zjarrfikësve pasi shkëmbi kishte shtypur gjysmën e makinës.

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *