EMRAT/ Vettingu, zgjidhen 6 anëtarët e Kolegjit të Apelimit

Ornela

Komisioni ad hoc për Vettingun, ka zgjedhur sot gjashtë anëtarët e Kolegjit të Apelimit.

Gjashtë anëtarët e komisionit ad hoc, deputetët Ulsi Manja, Vasilika Hysi, Vangjel Tavo nga maxhoranca dhe Flamur Noka, Eduard Halimi dhe Albana Vokshi zgjodhën me short elektronik gjashtë emrat.

Nga votimi elektronik rezultuan fitues Ardjan Hajdari, Natasha Mulaj, Sokol Çomo, Ina Rama, Luan Daçi dhe Albana Shtylla.

Emrat e gjashtë anëtarëve të Kolegjit të Apelimit:

Ardjan Hajdari

Natasha Mulaj

Sokol Çomo

Ina Rama

Luan Daçi

Albana Shtylla

Anëtari i shtatë i Kolegjit të Apelimit:

Rezarta Schutz – rezultoi fituese pas shortit me gogla.

Dy anëtarët zëvendësues në Kolegjin e Apelimit:

Mimoza Tasi

Etleva Paplekaj

Në procesin e votimit të fshehtë për anëtarët e Kolegjit të Apelimit, ishin të pranishëm edhe ambasadorët e SHBA dhe BE-­së në vendin tonë.

Share This Article
8 Comments
  • amon se na futet ne dhe me kete madonen shqiptare ,kjo eshte per mbretereshe.yll je per zotin nuk ka si ty.

  • INA RAMA E MBYLLI DOSJEN E ILIR MUTIT.

    EDHE PAS VENDIMIT TE GJYKATES SE LARTE MUND TA KISHTE APELUAR NE STRASBURG, POR NUK E BERI.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

    DO TI VOTOJE ME PERPIKMERI EDHE KESAJ HERE HAJDUTAT E VET.

  • Drejtesia do te behet doni apo nuke doni ju,o mije kenetash dhe mostrash qe ju bejne avokatine says:

    Ky votim tregon se me VETTINGU-n,u be nje brime ne ujin e qelbur te kenetes se gjygjsorit shqiptare.Turp,dhe nje marri e shkuar marrise se bashku, nje krim qe vazhdon.Po si mundet te zgjidhen keto palogjykates e prokurore qe jane deshmuar me ze,figure e deshmi te gjalla si pjese ne montimin e istitucionit te pandshkueshmerise se botes se krim-korrupsionit-imoralo-politik ne te tre pushtetet deri mes sot,plus biznes dhe ate pjese te medjas qe vazhdon tuj pastrue si lavarice leket e piset.Mjaft me ,MJAFT.Tashme topi i ndershmerise,pra DREJTESISE, ka mbetur tek nderkombetaret,tek ato qe pergatiten popullin per ndershmeri njerezore,pra Reformen ne DREJTESI.Per kujtese e dije,a nuke ishte Ina Rama kryeprokurore qe me kalim aftesh mbylli shume dosje krimi dhe sueprkorruspioni si te rruges Durres-Kukes-Morine etj,tragjedite e Gerdecit dhe 21 janarit,e shume e shume tragjedi ne det e toke?Po Daci a nuke ishte masha qe jepte vendime te padrejta ne sherbim te bijve te eterve dhe mostrave te diktatures komuniste deri me sot,pasoja e ketyre vendimeve te pandrejta,qindra te vrare,vetem per pronen,gjakmarrijen,etj si bankieri Santo-Hajdari-Xhindi e Olldashi,pa harruar tragjedite e viteve 1997-98 dhe deri me sot jane vrare me plumba qorr me pagese e papagese mbi 30 mije te pafajshem gjate sundimit te ketyre rriqnave qe kurre nuke dhane drejtesi.Ne kete konteks lind pyetja,po pasurite marramendese te ketyre mostrave gjykatesve e prokurores qe na zgjodhen bandat korruptive PS e PD,pra bandat blu-roze,qe vetem drejtesi nuke dhane ndonjehere ,a i keni pare,apo me ka cue nena me lare gojen, i thone kesaj nisme per “DREJTESI”?Kjo, vetem reforme ne drejtesi nuke mund te jete kurresesi.Mallkimi i mijra nenave,e grave te veshura me te zeza dhe femijeve jetim,si dhe e nje pasurie kombetare dhe private e grabitur dhe e tjetersuar nga fuqia e pushteteve te rendjes pas leke te piset e pushtet pa kufi me c’do forme e cmim, shume shpejt do te bie mbi cilin do qofte qe vazhdon te abuzoje nga fuqia e pushteteve.Besoni o politikane e nderkombetare,qe te pabreke qe ju la dita dhe miljonere ju ngrysi nata,nga fuqia e pushteteve,para vullkanit popullore dhe ndeshkimit nga Zoti, te gjith ju jeni askushi.
    Nje femije qe qane rritet,kurse nje popull qe flene vdes;ka thene Babai i PAVARESISE Isamil bej Qemali.C’do bejshe ne dete me kripen do ta gelltisni kudo qe jeni dhe do te shkoni;thote populli.

  • Arben ,je i nderuar ,per mua , por do shtoj per kete, Ina Ramen ,mafjozet i gjenden nje vend kesaj ,skllaves ose vegles tyre .Kjo beri kur ishte kryeprokurore nje M te madhe .Mere si te duah .Respekte Arben.

    • Keta do bejne vettingun? Ina rama eshte prurja e re se kjo shtylla dhe como ishin anetare te KLD – bravo rama dhe rilindja – shqiptaret dyhet tju ndeshkojne me vote se jeni me plera dhe kriminele se sala me liken

  • Vete prania dhe promovimi i Ina Rames ne krye, eshte shenje e keqe! Kjo, ne ,kohen e saj, i beri stive dosjet, tani do te zgjidhka problemet me vetingun! Brockulla!

  • drejtesine ka fuqi, dhe tager, ta zbatoje dhe egzekutoje, sistemi, dhe jo individi pavaresisht karriges personale qe mban ky.

    Reforma e vetingut ka per qellim pikerisht realizimin e nje sistemi te tille, funksional, ne drejtesi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *