Në kuadër të organizimit të zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit në 6 bashki të vendit, KQZ vendosi në seancën e sotme të përcaktojë shpërblimin e anëtarëve të komisioneve zgjedhore dhe të miratojë materialet zgjedhore dhe formularët e dokumentacionit të punës që do të përdoren nga Komisioni i Zonave të Administrimit Zgjedhor.
Komisioneri caktoi njësitë administrative ku do të vendosen Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor, caktoi anëtarët dhe sekretarët e KZAZ-ve të propozuara nga Partia Demokratike, Partia Socialiste e Shqipërisë dhe Lëvizja Socialiste për Integrim për zgjedhjet e pjesshme vendore në bashkitë e Kosovës. Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.
KQZ bën me dije se gjithashtu, vendosi të plotësojë vendet vakante të krijuara në këshillat bashkiakë të mëposhtëm:
- këshilli bashkiak Dibër, me kandidatin nga lista shumë anëtare e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Besmir Fatmir Markeçi;
- këshilli bashkiak Tiranë, me kandidatin nga lista shumë anëtare e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Ramazan Halit Buci;
- këshilli bashkiak Dropull, me kandidatin nga lista shumë anëtare e Partisë Socialdemokraci Orest Filip Malo;
- këshilli bashkiak Lezhë, me kandidaten nga lista shumë anëtare e Partisë së Unitetit Kombëtar, Armanda Hil Ndoka;
- këshilli bashkiak Fier, me kandidat nga lista shumë anëtare e Partisë Socialiste të Shqipërisë Flavjo Lelo Gjonaj;
- këshilli bashkiak Mat, me kandidaten nga lista shumë anëtare e Partisë së Reformave Demokratike të Shqipërisë znj.Arendina Qemal Gasa.
Shpërblimet për anëtarët e komisionit;
- Kryetari i KZAZ-së-30 mijë lekë
Anëtari dhe sekretari i KZAZ-së-25 mijë lekë
Kryetari i KQV-së-4 mijë lekë
Anëtari dhe sekretari i KQV- 3.5 mijë lekë
Anëtari i grupit të numërimit të votave-6 mijë lekë
Zgjedhjet do të zhvillohen në Durrës, Shkodër, Dibër, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.
a.m/dita
