Policia nxjerr pamjet, momenti kur shoferi aksidenton këmbësoren në vijat e bardha në Tiranë (VIDEO)

Ornela

Një tjetër aksident në vijat e bardha ka ndodhur dje në Tiranë.

Policia bën me dije se është arrestuar shoferi i mjetit i cili përplasi një 20-vjeçare në vizat e bardha, në rrugën “Ismail Qemali” dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Shoferi që ka rënë në pranga është Sadik Përpunja, ndërsa e reja për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale, është bërë identifikimi i drejtuesit të mjetit, shtetasi S. P., banues në Tiranë, dhe arrestimi i tij, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit””, thuhet në njoftimin e policisë.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • Mos qarkulloni me makina per disa dite ne tirane se ju mushen me gjoba.
    Ne keto rruget mizerje te ngushta me trafik te cme dur kur merresh vesh me perdoruesit e tjere te rruges me sy policia te ben kerdine me gjiba.
    Nga unaza e vogel nuk del dot nese nuk i pret rrugen nje kembesori sepse gjithmone ka qarkullim dhe ne vend qe te behen tynele ose mbikalime apo zgjidhje afatgjata e vetmja pseudozgjidhje qe aplikohet eshte pallimi me gjoba i viktimave te rradhes se sistemit.
    Tek rruga kavajes per te kaluar ne bulevard i kane bere njerezit corap duke i degdisur sa nga nje cep ne cepin tjeter duke i vene kangjella. Keto qeveriraret tane i kaloj e dhe fundjavat jashte dhe prape mendje shkurter dhe cinik mbeten nuk i hapen nje here horizontin pertej pragut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *