Elbasan/ Një person është gjetur i pajetë nga familjarët e tij, pranë urës së Lizës.
Ai është Halit Toda, 56 vjeç nga Librazhdi dhe rezultonte i humbur prej një jave.
Nga informacionet paraprake dyshohet se viktima është mbytur në lumin Shkumbin.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje tragjike.
