EMRI/ I bie pema sipër, humb jetën shqiptari në Itali

DITA Online

 

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një shqiptari në Pistoia të Italisë.

Viktima është 50-vjeçari Nikolin Gjeka.

Sipas mediave italiane, shqiptari nuk llogariti vendin ku do të binte një pemë, të cilën sapo e kishte prerë dhe gjeti vdekjen pasi trungu i madh e zuri poshtë.

50-vjeçari u gjet rreth orës 6 të mëngjesit të sotëm, në një pyll mes Campiglio dhe Celo, në rrugën Vecchia di Campiglio.

Mediat fqinje shkruajnë se Gjeka kishte dalë pasditen e djeshme për të marrë dru në pyll, sëbashku me veglat e punës.

Duke qenë se nuk ishte kthyer në shtëpi në mbrëmje, bashkëshortja e tij ishte alarmuar kishte njoftuar karabinierët.

Këta të fundit kërkuan gjatë natës në zonën ku kishte shkuar.

Ata gjetën fillimisht makinën e 50-vjeçarit dhe për shkak të errësirës i ndërprenë kërkimet për të rifilluar në mëngjes.

Dhe ishte pikërisht në orët e para të mëngjesit kur 50-vjeçari u gjet nën një pemë që kishte prerë me motosharrë.

Gjeka la pas bashkëshorten dhe dy fëmijë.

Ai mësohet se merrej pikërisht me prerjen e druve dhe punonte edhe si kopshtar.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *