Ka nisur në ambientet e selisë së Partisë Socialiste mbledhja e Kryesisë, ku pritet të zgjidhet kandidati i maxhorancës për postin e kreut të shtetit.
Në pikën e katërt të rendit të ditës parashikohet që në këtë mbledhje të përcaktohet emri i kandidatit për president që do t’i propozohet parlamentit në seancën e jashtëzakonshme plenare që do të mbahet nesër në orën 18:00.
Opozita nuk propozoi asnjë emër në tri raundet e para kur kërkoheshin 84 vota për të zgjedhur kreun e shtetit.
Ndërsa tashmë në raundin e katërt, pritet që kandidati i cili do të propozohet nga mazhoranca, sipas Kushtetutës mund të zgjidhet si President me një shumicë të thjeshtë prej 71 votash.
Kreu i qeverisë, Edi Rama ka qenë i pari që ka mbërritur në selinë e PS-së, teksa është fotografuar me dosje në dorë.
Ndërkohë që dhe anëtarët e tjerë të kryesisë kanë mbërritur në selinë rozë, ku ka rënë në sy Erion Veliaj me biçikletën e tij dhe Lindita Nikolla me Erion Braçen.
Paraditen e të shtunës, 4 qershor do të mblidhet grupi parlamentar socialist, i cili do të mbështesë me firma kandidatin për kreun e shtetit. Në mesditë kandidati i përzgjedhur nga maxhoranca do të zhvillojë seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve. Dhe pasditen e 4 qershorit, deputetët do të zgjedhin kryetarin e ri të shtetit.
Rendi i ditës:
- Informacion mbi mbledhjen e kandidaturave për kryetarët e partisë në 61 bashkitë e vendit dhe procesin e mëtejshëm;
- Udhëzim mbi detyrat e të deleguarve në funksion të zbatimit të kalendarit politik të miratuar në Asambleja.
- Projektvendim për miratimin e nivelit të pagave te Sekretareve Ekzekutiv në nivel Qarku dhe Sekretarëve Ekzekutive të partisë në nivel bashkie. Projektvendim për miratimin e nivelit të pagave te struktures organizative të aparatit qendror të Partisë Socialiste,
- Ecuria e procedurave të zgjedhjes se Presidentit te Republikes dhe vendimmarrja e Partisë Socialiste,
- Çështje të tjera jashtë rendit të ditës.
- Mbledhja do te zhvillohet diten e premte, date 03.06 2022, ora 17:00, ne Seline e Partise Socialiste.
j.l./ dita
Mblidhet kryesia e Pisave ne pritje qe padishahu t’ju nxjerre nga xhepi fals emrin e shumepritur te Presidentit qe vetem i tille s’do te jete. Keta jane me te ’emancipuar’ se foltorja e Salehut , kete nuk kemi perse t’a mohojme, si enuke qe jane, s’bejne gek fare . Nejse , ishte nje udhetim i shkurter nga Cepani ne Rrogozhine . Ta gezojme kapter- gjeneral Bajromin , edhe Jari qe ndjese paste , i ketij niveli ishte. Akoma s’ka komentuar ish koloneli tashme ne pension , Ethem Gaveta i ketij forumi , mund t’a kete patur vartes kete Bajromin , si dihet , te n’a thote ndonje gje me shume se jemi ne merak…
Dosja ka vetem zhgaravina , sepse emri vjen si ultimatum nga SHBA dhe ky lideri yne global sherben si noter , vetem ngjyra tregon se per ke behet fjale sepse ka ngjyren e uniformes se gjeneralit dhe per kete ( simboliken e ngjyrave ) Rama eshte njesh sa mire do te ishte qe ai te merrej me talentin e tij natyral dhe te na linte ne te tjereve rehat