EMRI/ Kadeti më i mirë në Britani sërish një shqiptar

Gazeta Dita

Behar Fazliu, ka marrë çmimin si kadeti më i mirë ndërkombëtar, në Kolegjin e Forcës Ajrore Mbretërore në Cranwell.

Këtë lajm e ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Lirim Greiçevci nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Krenari të marr pjesë në ceremoninë e diplomimit të kadetit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Behar Fazliu, i cili mori çmimin si kadeti më i mirë ndërkombëtar, në Kolegjin e Forcës Ajrore Mbretërore në Cranwell.

Urime të përzemërta për Beharin dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës!”, ka shkruar Greiçevci.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *