Tirana u trondit gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme, ku pas një atentati në aksin Tiranë-Durrës, u ekzekutua brenda një makine Iljaz Çali, 37 vjeç.
Ngjarja e rëndë është regjistruar pranë mbikalimit të Rinasit, ndërsa viktima raportohet se udhëtonte me një makinë “Land Rover” me targa AB 988 AS.
Atentati ka ndodhur rreth orës 10:30 të mbrëmjes, ndërsa siç sqaron policia autori/ët, kanë qëlluar në drejtim të makinës me të cilën udhëtonte Iljaz Çali, i cili si pasojë e plumbave mbeti i pajetë.
Nga verifikimet e grupit hetimor del se makina është në pronësi të shtetasit H.XH nga Fushë Kruja, ndërsa raportohet se makina ishte marrë me qira nga viktima Iljaz Çali.


Në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja, megjithatë deri në këto momente autorët janë zhdukur pa lënë gjurmë.
Raportohet se Çali nuk është një emër i pa njohur për policinë. Në vitin 2016, ai u shpall në kërkim për kultivimin e një sasie të madhe bimësh narkotike, përafërsisht rreth 700 rrënjë.
Ka dyshime të forta se atentati ndaj viktimës është kryer për larje hesapesh.
i.b. / dita

Po nuk u rikthye DENIMI ME VDEKJE kafshet e Shqiperise do te shqyejne njeri-tjetrin.
Humbje e rende per klodiana shemtiren,nje hale ne pak