EMRI/ Kush është shqiptari i ‘rrezikshëm’ që u kap me drogë dhe armë në Milano? Policia zbulon detajet

Gazeta Dita

Një shqiptar dhe një çift Italian janë arrestuar në Milano për trafikim të lëndëve narkotike. Shqiptari Eduart  Nexhipi, nuk ishte një emër i pa njohur për zonën, ai konsiderohej si i rrezikshëm raportojnë mediat lokale.

Policia njofton se çifti italian Gianluca Catania 34 vjeç dhe bashkëshortja e tij Valentina R 27 vjeç janë takuar me shqiptarin pak pasi ky i fundit ishte takuar me një bashkëkombësin e tij dhe që u pikas nga policia.

Shqiptari ndaloi pranë një vile, u takua me 34-vjeçarin, ndërsa gruaja priste me makinë jashtë dhe më pas të gjithë u larguan duke u shpërndarë, por janë ndjekur nga policia ku edhe janë arrestuar.

Çifti është gjetur me 11.7 kg marijuanë dhe 19.900 euro, ndërsa shqiptari me 2 kg kokainë dhe 11 mijë euro, një pistoletë të vjedhur me më shumë se 50 plumba dhe material për paketimin e dozave të drogës.

Policia njofton se:

Nga kontrolli i banesës së tij, u gjetën 2 kg kokainë të fshehur në një vrimë në muret e dhomës së gjumit të ndarë në dy pako, një armë e vjedhur tre vjet më parë në Brescia, 54 fishekë të kalibrit 9.21 dhe një i kalibrit 7.65, si dhe 9000 euro në para CASH.

Në shtëpi ai gjithashtu kishte pajisje të plotë për dozimin dhe një makinë për numërimin e parave. Shqiptari ka rezultuar me precedentë të shumtë edhe për shpërndarje, një për rrëmbim personi në vitin 1999, dhe një për vrasje.

Valentina R. Arrestata Gianluca Catania

Droga Pistola (1) Droga Pistola (2)

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *