Replikë ndaj shkrimit të datës 31 Maj “Mos e lëndo Ardian Klosin, zoti këshilltar i Presidentit!”
Meqenëse emri “Sokrat” ka hije të rëndë se është emri i filozofit të madh antik, kur pashë në gazetën “Dita” të datës 31 maj se me mua kishte bërë replikë z. Sokrat Habilaj, duke e menduar këtë zotëri si të përgjegjshëm për emrin e madh që mban, do të kishte kishte pasur disa ide të vlefshme që e kishin shtyrë të shkruante për artikullin tim. Se Sokrati i Lashtësisë po dihet që ishte një polemist i madh. Për hir të së vërtetës dyshimet më lindën që te titulli se titulli i shkrimit të Sokratit tonë, “Mos e lëndo Ardian Klosin z. këshilltar i Presidentit”, nuk paralajmëronte diçka të tillë. Sokrati ynë, në mënyrë aspak sokratike, e lidhte qëndrimin tim publik ndaj çmimit për publicistikën me emrin e Ardian Klosit, me funksionin tim në Presidencën e Republikës dhe as që i shkon fare ndërmend, se Ardian Klosi është në fund të fundit figure publike dhe është etike të diskutosh mbi vlerat e tij. Nëse Sokrati i Lashtësisë do t’ i kishte lexuar të dy shkrimet, atë të shkruar nga unë, me të cilin polemizon Sokrati ynë, dhe shkrimin e këtij të fundit, me siguri që do të kishte thënë ndaj adashit të tij të sotëm ndonjë nga ato fjalët e tij thumbuese. Sipas mendjes të Sokratit tonë, kur një intelektual merr një detyrë në një institucion, ai duhet të pushojë së qeni intelektual, të pushojë së mbajturi qëndrime publike për gjërat që mendon se duhet të shprehet, pasi këto do t’ i faturohen drejtuesit të institucionit ku ai është me punë.
Se me këtë logjikë me të cilën flet Sokrati ynë, mund të thuhet se meqënëse i ndjeri Ardian Klosi ishte bashkëpunëtori i ngushtë i Kryeministrit Rama, me të cilin kishte shkruar së paku një libër të përbashkët, dhe kishte qenë redaktor i librit të fundit të tij, me titull “Kurban”, atëherë të gjitha qëndrimet e njohura që ka mbajtur Klosi kundër njeriut më të madh të letrave shqipe, Ismail Kadaresë, duhet t’ i faturohen zotit Kryeministër. A është e drejtë që të mendohet kështu? Se me logjikën me të cilën flet Sokrati ynë, mund të thuhet se Ministria e Kulturës e vlerësoi z. Klosin për shkak të frymës anti-Kadare që ekziston te qeveria e sotme shqiptare, e cila që kur ka ardhur në pushtet, ka gjetur kohë e para për të nderuar Rexhep Qosen, por nuk ka gjetur sadopak kohë për të bërë një aktivitet në nder të Kadaresë. Nëse do të flisja me logjikën e Sokratit tonë unë do të thosha se Klosi u nderua institucionalisht për antikadareizmin e tij të njohur.
Unë nuk do t’ ia lejoja vetes si intelektual humanist, që ta fyeja të ndjerin Ardian Klosi, dhe këtu nuk ka të bëjë fakti që unë jam ndihmës i Presidentit të Republikës. Nëse Sokrati ynë do të kishte lexuar sadopak nga adashi i tij i Lashtësisë, ato që na kanë arritur nëpërmjet autorëve të tjerë, dhe këto dije do t’ i kishte vënë në zbatim në replikën që ka bërë me dy artikujt e mi, ai duhet të na kishte thënë se si e paskam fyer unë të ndjerin Ardian Klosi. Se Sokrati më kritikon duke më thënë “Të përbaltësh një të vdekur është së paku mungesë fisnikërie”. Se si e qysh e paskam përbaltur unë të vdekurin nuk e thotë. Më tutje Sokrati ynë thotë për mua: “Gjuha cinike që përdor, fyerja deri në baltosje, tregojnë se qëllimi i dy shkrimeve të tij, është përdhosja e figurës së Ardian Klosit”. Përsëri nuk tregon me shembuj nga dy shkrimet e mia se ku e paskam përdorur gjuhën cinike e fyerjet deri në baltosje. Të vetmet gjëra që Sokrati ynë ka gjetur në shkrimet e mia, dhe të cilat i quan fyerje për Klosin gjenden në citimin e mëposhtëm që po sjell nga replika e Sokratit tonë, i cili thotë për mua: “Vetëm tani, ai mendon se ka luksin të thotë ironikisht për Ardian Klosin, si: ‘një emër i zakonshëm në bordero’, si ‘një i emëruar me mik’, si ‘një debutues i zakonshëm’, si një shkrues ‘pa stil’, si një ‘përkthyes në kurbet’, si një ‘i dijshëm’, etj.”
Nëse këto u quajtkan fyerje dhe përbaltje, çfarë duhen quajtur ato që ka thënë Ardian Klosi për Ismail Kadarenë dhe të tjerë emra të shquar të letrave shqipe? Se këtu duhet pasur parasysh se jemi duke folur për një njeri si Ardian Klosi i cili për aq sa ka lëvruar zhanrin e publicisitikës e ka bërë këtë gjë me një gjuhë shumë të hidhur, duke thumbuar shumë njerëz të njohur, të gjallë e të vdekur. Sipas Sokratit tonë, Klosi kishte të drejtë ta bënte këtë gjë ndaj kujt të donte, ndërsa të tjerët nuk kanë të drejtë që ta bëjnë këtë gjë.
Por gjëja më e çuditshme që bën Sokrati ynë është se ai sjell vetë argumente në favor të qëndrimit tim kur thotë: “E vetmja gjë që ky këshilltar nuk thotë, është fakti se, do apo nuk do këshilltari i presidentit, Ardian Klosi për njëzetë e ca vite, mbetet një nga zërat më brilant i letrave shqipe. Ai solli në gjuhën shqipe përkthime nga Bertold Brecht, Franz Kafka, etj, me një gjuhë fine dhe kulturë të admirueshme nga të gjithë, (por e pa përshtatshme për shtëpitë (shtypshkronjat) e shumta që botojnë lloj-lloj mediokritetesh, lloj-lloj përkthimesh, po kaq mediokre). Do apo nuk do këshilltari i presidentit, Ardian Klosi, nuk ishte thjesht një ‘mysafir i zakonshëm’ në shtëpinë e Martin Camaj, por ishte ai që bëri të njohur vlerat e mohuara të këtij shkrimtari në vendin e vetë.”
Kështu Sokrati ynë, dashur pa dashur ka pohuar se i ndjeri Klosi ka pasur si fushë kryesore të veprimtarisë së tij intelektuale përkthimin. Dhe sikur edhe kohën që e harxhoi duke sharë Ismail Kadarenë, sa me emrin e vet, ashtu edhe me pseudonim, deri edhe si pjesëmarrës aktiv në debatet në forumet në internet, do ta kishte harxhuar si përkthyes, me siguri që do t’ i kishte dhënë më shumë kulturës shqiptare, dhe ndoshta do ta kishte merituar që me emrin e tij të jepej një çmim nxitës për përkthyesit e rinj. Sa për vlerat e të ndjerit Klosi si publicist, Sokrati ynë ju kushton vetëm dy rreshta në shkrimin e tij jo të shkurtër, kur thotë: “Do apo nuk do këshilltari i presidentit, Ardian Klosi nuk ishte publicisti, ‘pa stil’, siç thotë ky këshilltar, por ishte një shkollë për publicistikën shqiptare në postkomunizëm”.
Sikur Sokrati ynë të kishte lexuar diçka nga adashi i tij me famë, për mënyrën se si bëhen polemikat, ai do të ishte munduar më pak për të gjetur sharje kundër meje, dhe do të kishte bërë përpjekje për të gjetur argumente për atë që pretendon se në publicistikën shqiptare na paska ekzistuar shkolla “Klosi”. Nëse paska ekzistuar kjo shkollë e veçantë në publicistikën shqiptare, atëherë duhet që për këtë të shkruhen studime, të përgatiten disertacione, që të mos humbë ky thesar i mendimit shqiptar. Madje duhet që Fakulteti i Filologjisë, ose së paku Departamenti i Gazetarisë në Universitetin e Tiranës, të marrë emrin “Ardian Klosi”. Se nëse i ndjeri paska pasur vlera kaq të mëdha, atëherë atij i qenka ngrënë haku duke iu dhënë emri i tij vetëm një çmimi në publicistikë. Në fund të shkrimit të tij, Sokrati ynë më kërkon mua që të imagjinoj sikur përballë meje është z. Klosi duke lexuar dy shkrimet e mia për të: “Ai ju ka mundur edhe kështu, në mungesën e tij, por mendoni vetëm një çast nëse në debatin tuaj, do të ishte dhe ai, përballë jush. Mendoni fytyrën e tij, me atë buzëqeshje ironike në cepin e buzës, ndërsa do dëgjonte ‘njohuritë’ tuaja për vlerat e personaliteteve të kulturës sonë. E vetmja gjë që nuk ju këshilloj të mendoni është, Ardian Klosin duke ju dëgjuar, ndërsa ju flisni me ironi. Këtë pjesë, bëni mirë që e aplikoni pas vdekjes së tij.”
Nëse i ndjeri Klosi paska qenë vërtetë siç thotë Sokrati ynë atëherë përse nuk i ktheu përgjigje librit të Ismail Kadaresë “Mosmarrëveshja”, ku Klosi është një nga intelektualët që stigmatizohen në libër si “albanologët e rinj” antishqiptarë? Gjithashtu pse nuk më ka kthyer përgjigje as mua personalisht me shkrimin kritik që kam bërë për të “Nga e diela debat në të dielën portret” disa vite më parë? Unë nuk jam marrë shumë me Klosin kur ai ka qenë gjallë, jo se kam pasur frikë nga mprehtësia e majës së penës së tij, por se nuk kam gjetur ndonjë gjë të veçantë te ai që të ishte përfaqësuese në mendimin shqiptar, dhe të meritonte vlerësimin apo kritikën time. Me këtë nuk dua të tregohem aspak mendjemadh, se sa kohë ishte gjallë i ndjeri Klosi, askush tjetër nuk zbuloi vlera të tilla te ai.
Në përfundim të përgjigjes sime për Sokratin tonë, do të merrem pak edhe me fyerjet që më bën ai mua. Nuk do të zbres në nivelin e Sokratit tonë, por do të përpiqem që të ngjitem sadopak në lartësinë e adashit të tij të Lashtësisë. Dhe kur është fjala për polemikën me Sokratin tonë mendoj se përshtatet mirë titulli i një proze të Migjenit “Sokrat i përvujtun apo derr i kënaqun”. Si do të vepronte Sokrati i Lashtësisë nëse do t’ i jepeshin për t’ i lexuar shkrimet tona dhe do t’ i kërkohej që të përcaktonte se cili ishte “Sokrati i përvujtun” dhe cili ishte “derri i kënaqun” nga ne të dy? Si lexues dhe adhurues i Sokratit, madje edhe si botues i tij në shqip, nëpërmjet librave të Platonit, unë besoj se Sokrati i Lashtësisë nuk do të më përcaktonte mua si “derrin e kënaqun” në këtë polemikë, por si “Sokratin e përvujtun” që ka marrë sharje të pamerituara. Me siguri që filozofi i madh do të thoshte me ironinë e tij të njohur se emri nuk të bën dot “Sokrat”.

Ketu mund te lexoni shkrimin e Sokrat Habilaj per keshilltarin e Presidentit
http://gazetadita.al/mos-e-lendo-ardian-klosin-zoti-keshilltar-i-presidentit/
Ka qene keshilltar i Nanos Kulla dhe shume mik me te. Meqe Nano e ka hale ne sy Ramen, dhe meqe Klosi ka qene mik me Ramen…kuptohet. “Miku i armikut tim,eshte armiku im”.
Shkrimi ishte tejet i mire,i argumentuar dhe i faktuar.Shkrime dhe analiza si keto na duhen, me te verteta.
ata qe kerkojne llafe.. llafe dhe llafe nuk e dine as se cfare eshte gazetaria dhe as se cfare eshte publicistika.
Te ngjisesh llafe me njera tjetren nuk eshte art , por debilizem intelektual.
Flm, z Kulla, per rolin dhe funksionin qytetar qe luani.
A Verraj
E vlerësoj këté shkrim, të vë në mendime dhe bën qé t’i japësh té drejtë autorit Ndriçim Kulla, qé vértet ka dhëné botime me vleré né fushén e mendimit shqiptar. Vértet ka sjellé një homazh të denjë pér Branko Merxhanin, sfidues për çmimin e publicistikés né Panairin e ngutur té librit, të mé té fundmin dhe mé té varf’ërin, nejse. Këtë mëndjekthjelltësi ia uroj autorit dhe té gjithéve né gjithçka qé shkruajné, jo thjesht kur u duhet o kur u cënohen interesa të punés së tyre vetanake, angazhimeve dhe lidhjeve të interesit, sepse nuk duhet té keté përzgjedhje dhe preferenca qé démtojné drejtésiné dhe vlerat dhe fushén e mendimit né ata intelektualé e shkrimtaré qé ishin me regjimin dhe i shérbyen atij me nivel té larté artistik, qé diktatura investoi pér té qené dhe botérore, po kështu dhe ndaj atyre qé i persekutoi regjimi.. Uroj autorin të shohë dhe raportet e tjera në letërsi e filozofi si me Branko Merxhanin. Heré here ka shkéndia shprese…
Akili
O Dita ca jane keto komente qe botoni. Ky e paska inatin me Ardian Klosin ndersa ai tashme eshte i vdekur.
Ky Kulla qenka l… fare, jo vetem qe mori para se bashku me Fahri Balliun per botimin e atyre palo perkthimeve te tija, por tani na del si kendez cdo jave duke derdellitur. Te ishte aq parimor nuk do te perdorte mjetet qe perdori per t’i marre gruas se pare divorcin.
per ju komentuesit e dites ka thene mire lhbonja se jeni bere si ata qe shkruaj e neper dyert e haleve publike, po ju e keni lexuar shkrimin apo ja fusni kot se aq dini
Prandaj presidenti ka perfunduar ne ate pike sepse mban njerez si ky. qe duket si vellai binjak i kastriot myftarajt
Neokultura e vdekjes, përgjigje për “Ardian Klosin”
ELSA DEMO
Në një artikull në “Panoramën” e së enjtes me autor Ndriçim Kullën, trajtohej midis një kontrasti bardhezi, përballë figurës së Branko Merxhanit, një portret i Ardian Klosit i thjeshtuar në kufijtë e së pavërtetës dhe përçmimit. Ankesa e autorit është pse një çmim për publicistikën me emrin e Ardian Klosit dhe jo me emrin e Branko Merxhanit. Nga ky arsyetim në zero ai fut njërën figurë në proces gjykimi dhe tjetrën mbivlerësimi duke rrafshuar kësisoj kontekstet, dallimet, kohët kur ka jetuar njëri dhe tjetri dhe fushat ku kanë vepruar.
Nisur nga vitet e gjatë të bashkëpunimit në gazetën “Shekulli”, ku Ardian Klosi trajtoi botën shqiptare përmes gjithë gamës së zhanreve të publicistikës, e gjej jo vetëm të pavërtetë atë shumëfishim në mijëra kopje të gazetës “Panorama” për autorin dhe njeriun Ardian Klosi, por të padrejtë dhe denigrues për cilindo njeri në këtë Shqipëri që punën e ndershme ia zvogëlojnë deri sa ta kenë të lehtë t’ia mohojnë; që përpjekjen e mundimshme për pak bukuri në mesin tonë të fëlliqur ia quajnë punë me mëditje, e stilit të ulët, jo dhe aq kombëtare, jo dhe aq gjeniale.
Në atë artikull, në vend të krahasimit objektiv përdoren komentet përdhosëse për punën e një intelektuali i cili rrezikoi të jetonte si autor në krijimtari të lirë në një vend ku sistemi është vrastar nëse zgjedh të punosh jashtë varësive të shtetit, biznesit, tarafeve.
Bashkëpunimi ynë u zgjerua me hartimin e dy antologjive të prozës shqipe; me përgatitjen e përkthimeve të tij nga autorët gjermanë; Franz Kafka “Vepra e plotë në prozën e shkurtër” (2010), “Kështjella” (përkthim i botuar postum në vjeshtë 2012); Bertolt Brecht: “101 poezi dashurie” (2011); Georg Büchner: “Vepra e plotë” (2010); Peter Weiss: “Përndjekja dhe vrasja e Zhan Pol Maratit” (2010, dramë në vargje); me përkthimin “Shqiptarët” të Oliver Jens-Schmitt (2012), veprat për gazetarinë “Gazetaria” nga Stefan Russ-Mohl (2011), e cila bashkë me përkthimin “Gazetaria televizive” Gerhard Schult – Axel Buchholz i vitit 2002, ndihmojnë si tekste bazë në formimin e të rinjve në këtë zanat. Në këtë fushë vlen të përmendet libri i tij “Katastrofa e Gërdecit” (Tiranë 2009), një hulumtim i mirëfilltë gazetaresk mbi një nga tragjeditë më të mëdha që ka shkaktuar krimi politik te ne. Përmenda këta tituj jo vetëm për shkallën e tyre të vështirësisë, por që lexuesi që nuk i njeh do të informohet se në çfarë drejtimesh e orientonte puna e Ardian Klosit shijen estetike dhe vetëdijen për një etikë publike. Drejtime ku emancipimi vjen vonë dhe ndonjëherë krejt i pashpresë, në një shoqëri si e jona që nuk e pranon mendimin kritik të tjetrit.
Po nga të fundit e jetës së tij janë tekstet origjinale “Te Kundërcjapi” (botim postum 2012) shkrime të periudhës 1981-2011. Aty janë edhe ato të epokës së “Hostenit” që s’kanë të bëjnë me përfytyrimin vulgar, sipas të cilit Ardian Klosi nuk paskësh dashur t’i përmendte ato shkrime. Proza e shkurtër satirike në “Hosteni” dhe “Drita” konfirmon atë që ai ishte deri në fund të rrugës së tij. Është e kundërta e çka shkruan nekrologu në artikullin e tij. E gjej të përshtatshëm këtë emër, nekrolog, për të përcaktuar natyrën e dikujt që shkruan e flet në publik për mohimin e tjetrit, pra për një kulturë vdekjeje. Është një nga shumë nekrologët ky që punojnë për të ndërtuar ngrehinën e mohimit, për të ngritur pastaj mbi të modelet e balenave të tyre kulturore në trupin e të cilave, njerëz si nekrologu ashtu si këpushat, ngjiten dhe vegjetojnë pas lëkurës së gjitarëve për të kapërcyer ujërat që ata me krahët e tyre nuk do të mundnin.
Vijmë te çmimi për të cilin nekrologut nuk i pëlqen të arsyetojë si njeri që u jep përparësi fakteve, po dokrrave t’hinit dhe shpifjeve. Çmimi “Ardian Klosi” nuk është vepër e Ministrisë së Kulturës dhe as e qeverisë së Edi Ramës. Siç është bërë publik, është investim i institucioneve të kulturës gjermanike, konkretisht i rrjetit të përkthimit TRADUKI, si mirënjohje për punën në vite që ka bërë Ardian Klosi. Kështu nekrologu të flejë i qetë që nuk është shteti shqiptar që ngre një çmim për një nga punëtorët e vet të dijes. Nuk është shteti shqiptar që jep ndonjë qindarkë për një qytetar shqiptar. Është vendi i kulturës ku Ardian Klosi u formua si universitar albanolog, investim që ai e ktheu në Shqipëri. Dhe këtu ka dy momente për t’u shënuar meqë nekrologu ato i deformon sa nga padija, sa nga dashakeqësia. Nga studimet në Insbruk për letërsi krahasuese, Ardian Klosi fiton një metodë skrupuloze pune që i shërbeu për të kryer kërkime të mirëfillta filologjike. Fillimisht si leksikograf në Mynih gjatë viteve të qëndrimit atje 1993-1998, kur realizoi Fjalor Gjermanisht-Shqip (1997) me bashkautor gjuhëtarin Wilfried Fiedler. Tek përballonte me punë burokratike përkthimi “kurbetin”, siç i pëlqen nekrologut të thotë me përçmim, ai punoi për të sjellë trashëgiminë letrare të Martin Camajt. Hartoi dhe përgatiti për botim vëllimet “Martin Camaj, vepra letrare” (1995-1996), duke bërë të pranishëm pas një anatemimi gjysmëshekullor një pasuri në lëmin e gegërishtes letrare. Ne e dimë shumë mirë se 10 vjet më vonë ky kontribut u shmang nga rrymat e balenave kulturore.
Ardian Klosi përdor formën e botimeve antologjike, le ta quajmë forma që e lë mënjanë egon e një autori, duke qëmtuar tekste të panjohura nga mjeshtrit e letërsisë shqipe. Boton për herë të parë në “Quo vadis, Shqipëri?” (1993) pjesë në toskërisht dhe gegërisht nga Mitrush Kuteli, At Donat Kurti, Lasgush Poradeci, Faik Konica apo krejt të panjohur si Bedi Pipa (motra e Arshi Pipës). Kontributi më i plotë i punëve të tij albanologjike është transkriptimi i teksteve të vjetra shqipe të arbëreshëve të Greqisë, “Netët pellazgjike të Karl Reinholdit” (Tiranë 2005).
Kështu me modelet i shkrimeve të llojit të nekrologut ku njeriu i vdekur përndiqet akoma nga një luftë klasash, mediat në Shqipëri ia kanë mbërritur qëllimit për të shkelur mbi punën e kolegëve, rrjedhimisht, të shkelin mbi veten. Të merresh me to në këtë gjendje është si të pastrosh Hauret e Avgjisë. Por njeriu është i dobët.
Në gjithë këtë antitezë vlerash, për hir të së vërtetës, mohohet zhvillimi i natyrshëm që përfton në kohë çdo traditë, edhe ajo e pasur publicistike nga përfaqësuesi i neoshqiptarizmës, Branko Merxhani. Por nekrologu shkruan për Merxhanin dhe Zef Valentinin sa herë i rrezikohet financimi nga Ministria e Kulturës, e cila në gjithë këto vite e ka mbështetur me miliona.
Po ja që njerëzit ndahen në mënyrat si e shohin botën. Ka njerëz si nekrologu që e tredhin shpirtin me heronj e modele të gatshëm që ndriçojnë vetiu. Ka të tjerë që shpirtin e kalisin shpesh në shpresë të dëshpëruar, ngaqë jeta në këtë botë nuk u mjafton për të ndërtuar një rrugëtim të vetin shpirtëror e moral.
Për t’u rikthyer te çmimi i publicistikës. I quajturi Festival i Librit dhe i Artit Pamor nuk ishte amanet i Ardian Klosit. Pavarësisht se organizatore është Shoqëria e Librit Shqip, të cilën ai e bashkëthemeloi. Të paktën t’i kujtojmë dhe nderojmë njerëzit duke lexuar saktë në ato që kanë lënë. Në muajt e fundit, në një intervistë në gazetën “Shekulli” me titull “Panairi i Pranverës nuk do të bëhet”, ai e thotë që “Duhet ruajtur me çdo kusht Panairi i Vjeshtës (…) botuesit duhet të gjejnë gjuhën e pajtimit, qoftë dhe me horrat; uzurpatorit i duhen vënë të gjitha ledhet që janë të mundshme ende në administratën tonë, paratë publike absolutisht nuk duhet të menaxhohen më prej tij”.
Sot ky është një organizim privat që e ktheu në spektakël panairin që me emrin e tij ndau një çmim të paqartë se për çfarë atribuohet. Askush nuk mori në konsideratë çfarë vërtet do ta donte ideali i këtij njeriu. Jam e sigurt që ai s’desh asgjë të këtij lloji, as çmim me emrin e tij e aq më pak vlerësim të miqve me emrin e tij. As juri me njerëz që e braktisën në përpjekjen për një manifestim të kulturës së shkruar. Ai luftoi kundër sistemit të klaneve dhe ja me këtë çmim të keqpërdorur, këtë pasardhës të Nolit e Konicës, Merxhanit, Koçës, Kokonës, këtë bashkëkohës të Lubonjës e Plasarit, e tërhoqën pas vetes si pjesë e një klani, e një klani në mesin e të cilëve ka njerëz, edhe me pushtet, që e përdorën rastin për të qetësuar ndërgjegjen në publik. Thua në vetmi ndërgjegjja i bindet kësaj maske?
Ardian Klosi është autori modern që i erdhi kësaj kulture të mefshtë por tinëzare me të vetët në momentin e duhur, në kohë krize. Tani lëreni në paqe!
Komenti i elsa demos,koment i nje mendjeje te rafinuar nga kultura superiore dhe eleganca stilistikore e kultivuar pas nje pune kolosale! Kaq per kete pike. Sa per ndricim kullën i mbetem mendimit te meparshem per të,-ndricim kulla “fshatar i angazhuar” ndersa ardian klosi “qytetar i angazhuar”? E beni dot dallimin? Sa për autorin kritik te kulles z. Sokrat mund te them se i ka rënë pikes! Kulla vazhdon akoma t’a fyeje klosin edhe në ketë palo kritiken e sotme qe për mua “Dita” duhej ta kishte botuar nen titullin “Fshatari i angazhuar kunder qytetarit te angazhuar” Mos u mer me klosin o kullë? Je shumë i vogel para tij. Deshmite e elsa demos jane te mjaftueshme për të të thenë mjaft volle vrer kunder një njeriu qe ka levruar aq publicistike e letersi saqë “njëqind kulla” presidenciale do të dukeshin një hiç..!? Unë kam dhe nje mates per sojin e sherbetorëve. I çmoj dhe nga aftesia qe kane për të zgjedhur zoterine qe i sherbejne. Ju kini zgjedhur nje zoteri qê gjithkund shfaqet si sherbetor i atyre qe i kane sjellë gjema ketij shteti. Juve jini sherbetor i sherbetorit dhe jo sherbetor zotërie. Zgjedh keq prandaj je i keq kulla. Edhe me z. Sokrat kercen e ironizon si fshatar i angazhuar. Vendos jo sokratin përballë mendimeve te tij por sokratin e lashtesisë përballë mendjes tënde!? Kjo êshtë kenaqësi derrash apo jo? Sepse derri ha çfarë t’i vënë përpara!? Ha dhe krundet e klosit dhe te sokrat habilajt tani ? Të te vdekurve dhe të të gjallëve bashkë. Derri nuk zgjedh? Ashtu siç bên ti !?
@@@ Komenti i elsa demos,koment i nje mendjeje te rafinuar nga kultura superiore dhe eleganca stilistikore e kultivuar pas nje pune kolosale! Kaq per kete pike. Sa per ndricim kullën i mbetem mendimit te meparshem per të,-ndricim kulla “fshatar i angazhuar” ndersa ardian klosi “qytetar i angazhuar”? E beni dot dallimin? Sa për autorin kritik te kulles z. Sokrat mund te them se i ka rënë pikes! Kulla vazhdon akoma t’a fyeje klosin edhe në ketë palo kritiken e sotme qe për mua “Dita” duhej ta kishte botuar nen titullin “Fshatari i angazhuar kunder qytetarit te angazhuar” Mos u mer me klosin o kullë? Je shumë i vogel para tij. Deshmite e elsa demos jane te mjaftueshme për të të thenë mjaft volle vrer kunder një njeriu qe ka levruar aq publicistike e letersi saqë “njëqind kulla” presidenciale do të dukeshin një hiç..!? Unë kam dhe nje mates per sojin e sherbetorëve. I çmoj dhe nga aftesia qe kane për të zgjedhur zoterine qe i sherbejne. Ju kini zgjedhur nje zoteri qê gjithkund shfaqet si sherbetor i atyre qe i kane sjellë gjema ketij shteti. Juve jini sherbetor i sherbetorit dhe jo sherbetor zotërie. Zgjedh keq prandaj je i keq kulla. Edhe me z. Sokrat kercen e ironizon si fshatar i angazhuar. Vendos jo sokratin përballë mendimeve te tij por sokratin e lashtesisë përballë mendjes tënde!? Kjo êshtë kenaqësi derrash apo jo? Sepse derri ha çfarë t’i vënë përpara!? Ha dhe krundet e klosit dhe te sokrat habilajt tani ? Të te vdekurve dhe të të gjallëve bashkë. Derri nuk zgjedh? Ashtu siç bên ti !?
??????? Pikëpyetje nga “kulla e fildishtë”. @@@ Komenti i elsa demos,koment i nje mendjeje te rafinuar nga kultura superiore dhe eleganca stilistikore e kultivuar pas nje pune kolosale! Kaq per kete pike. Sa per ndricim kullën i mbetem mendimit te meparshem per të,-ndricim kulla “fshatar i angazhuar” ndersa ardian klosi “qytetar i angazhuar”? E beni dot dallimin? Sa për autorin kritik te kulles z. Sokrat mund te them se i ka rënë pikes! Kulla vazhdon akoma t’a fyeje klosin edhe në ketë palo kritiken e sotme qe për mua “Dita” duhej ta kishte botuar nen titullin “Fshatari i angazhuar kunder qytetarit te angazhuar” Mos u mer me klosin o kullë? Je shumë i vogel para tij. Deshmite e elsa demos jane te mjaftueshme për të të thenë mjaft volle vrer kunder një njeriu qe ka levruar aq publicistike e letersi saqë “njëqind kulla” presidenciale do të dukeshin një hiç..!? Unë kam dhe nje mates per sojin e sherbetorëve. I çmoj dhe nga aftesia qe kane për të zgjedhur zoterine qe i sherbejne. Ju kini zgjedhur nje zoteri qê gjithkund shfaqet si sherbetor i atyre qe i kane sjellë gjema ketij shteti. Juve jini sherbetor i sherbetorit dhe jo sherbetor zotërie. Zgjedh keq prandaj je i keq kulla. Edhe me z. Sokrat kercen e ironizon si fshatar i angazhuar. Vendos jo sokratin përballë mendimeve te tij por sokratin e lashtesisë përballë mendjes tënde!? Kjo êshtë kenaqësi derrash apo jo? Sepse derri ha çfarë t’i vënë përpara!? Ha dhe krundet e klosit dhe te sokrat habilajt tani ? Të te vdekurve dhe të të gjallëve bashkë. Derri nuk zgjedh? Ashtu siç bên ti !?
Diku shkruani se nu do ja lejonit vetes fyerjen per A.Klosin. Por sapo ekeni bere edhe ne kete shkrim o ”derr i kenaqun”
Ri-postoj pergjigjen dhene tek artikulli i z. Habilaj.
***
——————————–
http://www.panorama.com.al/2014/05/15/cmimi-ardian-klosi-apo-branko-merxhani/
Eshte hera I-re qe kam komentuar ne ate gazete, po bie linkun ketu nga dy jave me pare se Panorama – s’te lejon te sjellesh copy/paste. Kush do, ta lexoje. Me pati bere pershtypje qe z. Kulla [qe se kam degjuar me pare] kaloi paksa ne overdrive [sic] me levdatat ndaj Branko Merxhanit, ne superlativat e perdorura. Pa hyre ne meriten e artikullit, aq me pak autoret e tyre, do doja te beja nje kujtese Kujdes me krahasimet. Secili matet me vepren e tij, e kushdo nga ne ka preferenca personale; por majat e Shqipes i njohim dhe i dime mire se kush jane. Noli, Fishta, Migjeni, Konica etj, si shkrimtare e publiciste ngelen te pa-arritshem; sa per z. Klosi etj, te presim dhe 20-30 vite te tjera.
Me Sqarim referencat [barazitizmi i z. Merxhani] me Nolin, Fishten, Konicen; jane bere nga z. Kulla ne artikullin orgjinal per Panorama; dhe me ka bere shume pershtypje.
——————————–
Sot me duket akoma me gabim. S’qeshe dakort me perdorimin e fjales nekrofiliak, me nje intensitet ekstrem nga z. Habilaj… por dhe nje fare raporti do ruajtur nga te tjeret ne raport me z. A. Klosi (a) vdekja e tij eshte a aferme ne kohe (b) familja/femijet na lexojne (c) per nga menyra [suicid] ka nje tragjicitet/ depresion ekstrem, qe shumica a kulturave ne bote e respektojne, ne mos… e per momentin nuk e atakojne.
Per z. Kulla do te thoja se ne i pelqen “publicitika dhe studimet” ben mire qe “lufton mediokritetin” dhe megjithese ceshtja filloi “Klosi/ si cmim a jo” tashme duket pertej saj; deri diku dhe anti-pati e mospelqim personal. Ne fakt Personalja e ka c’bere krejtesisht kete replike. “C’pune kemi me emrin Sokrat?” S’po i pervishem te nderuarit z. Kulla; por eshte nje nga “my pet hates”…publicistika shqip e blogosfera e perditshme e ka kete zakon; bazohet ne emer e ne nick. Do te dije origjinen, nga je, si e ke vene, pse e ke [ta kane] vene kete emer/ nick; e 25% fillon me emrin, 25% vazhdon me inatin, dhe 50% tregon ” se kush jam une, dhe a di c’te bej!” Nje rast i fresket ka qene z. ish-deputet M.M, [asgje me pak sesa pedagog i Gazetarise dhe Etikes se Komunikimit (!) keshtu thote CV e tij ne Uni ku punon] i drejtohej nje zv-ministreje duke zgjedhuar emrin e saj, si tingellonte [gridare] ne Italisht…dhe qeshte…e qeshte, sepse kjo i dukej zgjuarsi.
***
Nejse, z. Kulla si ne “publicistike e ne replike” do bente mire [jo se ka pse te me degjoje mua] ti mbahet nje argumenti fillim e fund, pa “lakuar emrin e Sokratit” pa nxjerre [mbrojtur] problemet e Kadarese; pa e shtyre shume me te ndjerin z Klosi, e asnjehere duke futur cdo “personazh ekzotik” si branko merxhani dhe ta barazoje me trinomin fishta, konica dhe NOLI. Kam shkruar dhe tek pergjija ne Panorama, Merxhani ishte i madh si publicist por (a) jo i vetem, e as ne toke te thate, vitet 30-te paten ca pena madhore (b) per gjithe mprehtesine ai asnjehere nuk mesoi te shkruante Shqipen, te cilen e ka folur [jo mire] per here te pare pas moshes 30 vjecare, e artikujt i jepte me diktim. Keshtu i bie vlera cdo gjeje, dhe ofendohet inteligjenca e shume lexuesve.
Ka dhe dicka te fundit; te qenit “ndihmes i Presidentit” s’te perjashton nga jeta shoqerore; por te hysh [dalesh?] ne mejdane te tilla Publike s’eshte shume e keshillueshme; vecse ne rastet kur je emer aq i madh, sa dhe kur s’te kerkohet mendimi…shoqeria ka nevoje per te! Flasim nje ekspert i ekonomise, filozofise, shkences etj; me reputacion madhor ne nje fushe te caktuar. Sa per punen e perditshme qe paguhet nga FONDET PUBLIKE, ne cdo ane ta keshilloni ate president; e keni per detyrim “te mos e lejoni” te publikoje “koncepte kartolinash/ dhe dacibao me thjeshtezime patetike” se keshilltaret per ate paguhen. Ne shume vende te botes kur nje Minister, Kr-M a President ben gabime elementare; qe turperojne personin por me teper Postin; the “outcry” cohet: “A Ka keshilltare ky njeri, si e lene te veproje keshtu?”
Per cdo gje tjeter, te presim raundin 2, me gjyshin e Sokratit e Babin e Ndricimit; sepse PERSONALJA s’po na hiqet; pas masakrimit me “leter” te kalojme ne etapen tjeter; “coni fjale” Pastaj vjen Ngujimi; pra ti bejme punet si Burra Kanuni…se dikush ketu i ka borxh nje Gjak Dikujt. O Burra, Ngujohuni!
Shkrim denigrues dhe skandaloz!
Mbi 40 here eshte perdorur fjala “Sokrat”, per te mos shprehur asgje, vecse per te peshtyre dhe perbuzur. Paaftesia totale per te shprehur me stil dhe kulture kundershtite e veta e ka shtyre zotin Kulla ne nje revansh primitiv, humbje kontrolli dhe nivel gati ordiner.
Duke pasur qellim te vetem, te poshteroje, nuk a bere gje tjeter vecse ka denoncuar publikisht veten si nje intelektual i marre fund.
Ndofta me mire se te “keshilloje” te tjeret, te “rrihet” vençe faqeve te gazetave, te kritikoje apo ofroje mendime, do ti keshilloja tja kushtonte kohen e tij vetvetes. Ne kete pike eshte vete Ai, qe ka me teper nevoje per kujdes dhe keshilla.
Nuk e kuptova kete repliken. ky dhe thote qe nuk e ka me klosin dhe vijon e sulmon klosin. me pas perfshine dhe kadarene. kush u jep boje ketyre qe te harxhojne faqet e gazetave???????
o zoterinje te Dites, ky tip qe eshte keshilltar e shau sa e shau A.Klosin tek Panorma dhe tani vazhdon dhe e shane edhe ketu, gjoja duke bere replike me sokrat habilaj. Por cfare ke o njeri qe e ke kapur kaq keq me Ardian Klosin? Edh i vdekur ai te tremb ty? A e kupton sa bajate jane keto qe shkron ti o keshilltar, me ato qe shkruante Klosi?
na more ti keshilltar, si shume trash i pret drute ti! Degjo xha malon dhe merre me avash, mos e merr me yrysh. E cfare frike ke, o tu befte xha malua, i vdekuri nuk te kthen dot pergjigje dhe ti rri ca kohe pushim e fol ne nje sene tjeter se ai prap nuk do llafos dot qe te kundershtoj ty. me kishe bere nje goxha shkrim sa nje carcaf ku thoshte 100 here sokrati, sokrati, po mendjen e kishe tek Klosi, tu befte xha malua qetsohu mos merr inat te vdekurit! Nese ke ndonje kunje me te mesoje se me te vdekurit nuk mund te nxirret asnje kunje
hall te madh paska ky keshilltari. te behem dhe une pak keshilltar, dhe po i jap nje keshille z.Sokrat Habilaj, shkrimin e te cilit e kam lexuar, dhe me pelqeu se ishte nje shkrim qe kapte anen njerzore te baltes qe hidhte ky keshillar, dhe keshilla ime do ishte:z.Sokrat mos iu pergjigj ketij ligjerimi tallava dhe me argumenta banale!
intelektuale qe cimbisin dhe cimbisen dhe fillojne leterkembim… pastaj i veme fajin Saliut qe sa here i permendin emrin me vrap ne foltore. Njesoj jemi te gjithe. Nuk shkruajme ne parim por permendim emra me vend e pa vend per te qene interesant. pastaj domosdo hidhet tjetri. Flisni o intelektuale ne parim dhe beni cfare predikoni dhe me kaq e keni bere tuajen dhe mos u kapni prej flokesh.
po te isha si presidenti, do beja vetem nje gje, ketij keshilltarit do ti kisha hequr diten e punes, madje dy dite pune se dy dite i jane dashur, qe eshte marr me kete shkrim dhe ka lene pa keshilla presidentin
shiko, shiko se ne fundqenka xhevari i shkrimit te ketij kesilltarit. Vet Sokrati i madh i Greqise paska zgjedhur si vazhdues te tij Ndricim bej Kullen! ik o keshilltar nuk te komentoj me se me nxore zorret e barkut.
qenka ilanjoz ky kulla. bene pjese te shkrimit te tij tip abrakatabra dhe Kadarene, duke e e vene dhe ate ne nje front me veten.kadareja flet vet ai e di kete po duke mos gjetur dot argument therret dhe ate ne ndihme pa lidhje fare.Kjo nuk eshte ndershme apo jo zoti Kulla?
harrova te te beje nje pyetje:Nese ne nje shkrim gazete permend 40 here fjalen”sokrat”, si ke bere ti zoti Kulla, a do ta merje provimin edhe ne nje kurs idiot gazetarie!? Une them se jo, ndersa po te ishe duke kenduar ndonje kenge ne ndonje mejhane, mund tia vlente ta perendje kaq shume here si refren…po jo ne shkrim gazete se na shpife gazetarine. Mos ma merr per keq po te them, meso pak nga stili i Klosit.
Elsa, moj cupe per te pire dolline ,me sharmin femnor e profesionalizmin e gazetares i kini dhene taman nje pergjigje te merituar N.Kulles ,rrogetar i kapterit President te Salahudin Berishes.
Do me falni ,ju lutem per disa cilesime popullore qe kane fituar shume figurina politike,shoqnore madje edhe letrare si fjala vjen “bajge” ,”grope qenefi” ,”kerme” dhe ku shkelqen si yll i mesnates i konstelacionit te Kasiopese fjala “mut”!
Ne radhe te pare ,nuk eshte nje Branko Merxhani publicisti fenomenal i viteve 30′, pasi ne botimet prestigjioze te asaj kohe si revistat “Diana”, “Leka” ,”Illyria” ,”Hylli i drites” ,”Bota e re” (e ndaluar nga censura zogiste) etj ,krahas Gjergj Fishtes,Koliqit ,Haxhi Ademit, Poradecit etj shkruanin pamflete e kritika edhe Epaminonda Bulka,Kristaq Cipo, Mitrush Kuteli, Petro Marko,Dhimiter S.Shuteriqi, Sterjo Spasse,Migjeni e plot personalitete te ndritura, klasike te letrave shqipe.
Ne ate kohe botoheshin edhe libra te tille si “Dy te vdekur ne nje qivur” ,”Lypsja e ures” “Banditet e Arizones”, “Ura e psheretimave” etj ,romane tepke si ato qe lexonte Don Kishoti i Mances, por ndalohej romani “Nena ” e Maksim Gorkit,autor i shquar boteror i letersise ruse, perkthyer gjeresisht,sidomos ne Shtetet e Bashkuara e Kanada.
Nashti moj cupe e mbare na doli njefare Ndricim Kulla, ish askushi, afarist botimesh, por qe perpos kesaj merr edhe nje rroge ne borderone e Nishanit, qe ankohet se perse Ardian Klosi i ndjere behet simbol i nje cmimi letraro-publicistik.
Pergjigjen ketij “kritiku” , ja ka dhene me durim shembullor e profesionalizem Elsa e dashur nga publiku qe e lexon!
Ky , vetem emrin e ka ndricim, se normalisht me cfare vlerash paraqitet duhet ta kishte emrin ERRESIRE, …..po do te thoni ju , crendesi ka emri????…shpesh here edhe ka, por ky lloj CIMI , ashtu si edhe CIM PEKA e te tjere CIMA , ketyre i eshte djegur llampa me kohe, e jo me te presim te na ndicojne kesisoj NDRICIMASH………. SA I GUXIMSHEM!!!!!!!!! TE NDERUARIT ARDIAN KLOSI TI NDRISE SHPIRTI PER JETE ATY KU PREHET
Ndricim Kulla, ky Arapi i Zi ne Presidence qe gjithe jeten e tij i ka rene qylit pa punuar asnje dite. Tashme na vetequet ‘Sokrat i vuajtur”. Go Cameri o shoku Ndricim Kullaj…!
nje super komunist dhe nje spiun e zellshem I sigurimit, tentakulat e vjetra po riaktivizohen, o burra tu japim dërmën.
BRAVO Z.Kulla! Te besh cmim nje njeri qe shan Skenderbeun dhe identitetin e shqiptar vetem Rama e ben. Te gjithe shoket qe do i vetvriten ketij do i bej cmime ky!
Po sjell ketu me copy-paste nje koment per artikullin # 1 te Z. N. Kulla qe me duket se ia vlen t’a postoj edhe ketu.
Dikush e shkruante bukur qe koha do t’i tregoje me mire vlerat e njerezve te letrave.
Por, desha te shtoj dicka lidhur me personalitetin publicistiko-letrar te Ndricim Kulles.
Ka botuar para ca kohesh nje liber mbi disidencen e Ismail Kadarese dhe vepres se tij gjate periudhes komuniste te vendit tone. Nje fragment te gjate te ketij libri e kam lexuar, ne mos gabohem, ne Panorama. Sinqerisht, ishte nje torture e vertete te lexoje ate ese te pavlere nga cdo pikpamje. Argumentimi i tezes kryesore te librit (disidenca e Kadarese) ishte bere ne menyren me te mjere te mundeshme. Ndertimi logjik i argumentave ne favor te tezes se tij ishte nen nivelin e nje nxenesi te talentuar te cdo shkolle te mesme. I nisur per te provuar dicka qe eshte jashte kapacitetit (takatit) te tij intelektual, N. Kulla, vetem sa ibente dem figures senderuar te Ismail Kadarese. Gjithe kohes pyesja veten: Si eshte e mundur qe Kadareja ka lejuar te botohet nje liberth-pacavure te tille?
Lul Rana
O Ndricim sipas teje emri nuk te ben Sokrat, por as emri yt Ndricim nuk te ndricon, biles as shpirtin qe e ke stere
Në opinionet e shprehura këtu nuk shoh tu drejtohen problemit apo temës: a ishte i gjetur emri i të ndjerit Klosi për tu fiksuar në një çmim? Edhe zoti Kulla kështu e shtroi në gazetën Panorama, duke sjell edhe një alternativë, publicistin Merxhani. Nuk them se duhej të ishte pikërisht Merxhani, por nuk mund të jem dakord edhe për Klosin, që e nderoj dhe e kam nderuar edhe kur ai ishte ende në fillimet e tij. Pse të mos themi se Klosi është më mirë ashtu pa emër çmimi. Pse të mos biem dakord se po të mos ishte në pushtet kjo shumicë, askujt nuk do t’i shkonte ndërmend të emërtonte një çmim të tillë. Kjo puna e çmimeve dhe e rrugëve është bërë privilegj i kryetarëve të bashkive e më lart. Në Kamëz janë disa rrugë që bien erë b/lëpirjeje, edhe në lagjen time po ashtu, mua sot më bie të banoj në rrugën që mban emrin e mikut apo kolegut tim dhe të shkel në rrugë që po ashtu mbajnë emrat e tregimtarëve apo gazetarëve të cilët i kam njohur e me të cilët kam pirë kafe, vetëm nga që mjerisht vdiqën nga shkaqe natyrore dhe për ironi edhe me vetëvrasje. Pse? Sepse bëri një libër me tregime, ose më saktë ngaqë kryetar bashkie ishte miku i tij për së gjalli. Nuk besoj se është mënyra më e mirë për t’ua nderuar punën apo talentin. Lypsen kritere të mirëqena për këtë punë.
Emri nuk të bën sokrat thotë ndriçimi!? Po emri yt o ndriçim a të bën “fanar ndriçues”? Po emri bujar a të bën president? Po emri fatos a të bën kryeministër? Ja pra kjo është pyetja qe ti nuk i jep dot përgjigje! E ç’të duhen pyetjet,pale artikujt që nuk ju jep dot përgjigje? Apo futja kot se të del plot? Mirpo sot ja ke futur kot dhe ne “vdiqëm”duke qeshur me lot! Ja ke futur dhe nishanit duke nënkuptuar qartë se “emri bujar nuk të bën president”!? Bujaro? Ta ka futur kulla!
Ja ka futur kulla vërtet bujarit pëllumbo?
Kam nje pyetje,- po emri i gomarit që lidhet pranë kullës a të bën të mençur? Se keshtu i bie te mendosh pas kétij titulli të ndriçimit ! Ky ndriçimi duhet te thotë o të bën o s’të bën!? Ai thotë vetëm “nuk të bën… ” . Po kur dhe në cilin rast emri të bën të mençur? I ka bërë armiq te gjithë sokratet e shqiperise e te greqisë me kete budallallek të thëne sot!? E ka me te gjithë?
Sokrati i shkrete , kur e pati kthyer te gjithe kupen me helm i tha shokut te vet: ” shlyejme borxhin, qe i kam mikut tim…I kam nje kokosh borxh…”
Ky bullari Ndricim, nuk la byth pa. Lepire qe ti jepnin fonde semedemek ky do bente kryevepra botuese.Niveli i ketij eshte sa i nje nxenesi te klases katert.Merreni me mend kush ka mbetur ” te marri mend” …nga nje me tre koqe ne maje si ndrickimi !Vetem nje gjytyrim ! ……
Me duket sikur keto komente kane jo me shume se dy autore. Nuk me duket qytetare dhe intelektuale e gjithe kjo! Te gjithe ata qe kane sado pak kulture te lexuari nuk mund te pajtohet me idene e kthimit ne mit te Ardian Klosit. Nje njeri qe sa qe gjalle nuk gezoi respektin e askujt. Per kete shkak vdekja nuk mund t’i shnderroje mekataret ne engjej. Mos harroni shkrimet e tij shume te dobeta dhe pa asnje baze shkencore lidhur me origjinen jo ilire te shqiptareve dhe hipotezat qesharake mbi prejardhjen e Skenderbeut dhe misionin e tij ne epoken e mesjetes. Ketu ne kete bote kemi qene te gjithe dhe i kemi prekur nga afer dhe i kemi perjetuar histerite e nje njeriu qe nese do te perifrazoje titullin e nje novele te Kadarese, mendoj se i shkon shume per shtat titulli ” Sjellesi i fatkeqesive”.
shkrimi eshte korekt, nuk behen debatet me fyerje. Duhej te kishin kaluar te pakten 20 vjet per te rivleresuar nje njeri e te mendohej per cmim simbolik.
Mendoj qe me shkrime te porositura kultura e te shprehurit dhe e lirise se mendimit cenohet rende. Personalisht pajtohem me idete e Z. Kulla dhe me stepin trysnite e parashkruesve mbi ndalimin e replikave te Z. Kulla ndaj dukurive social kulturore te jetes se vendit. Kjo task – force mediatike qe doni te intsaloni gjykoj se shenon gravitet zero para bibliotekes se mendimit shqiptar qe ka realizuar ky njeri. Pa as me te voglin hezitim e pergezoj Z. Ndricim Kulla, per shkrimin e sotem dhe e mbeshtes per ngulmimin e tij, per te mos i ngjizur kultures shqiptare idhuj prej porcelani!
more po kaq shume intelektual ka shqiperia sa I perdorni si shkrues ne presidence.lum nenokja qe perkundi nje intelektual ne djep prej druri.
gazeta eshte mire mos na harxhoje kohenduke botuar shkrime te kulles se ndricuar
Tani e mora vesh se kuse aka shkruar Urimin ePresidentit per Vitin e Ri. Shume vone.
Ky z. Ndricim shkruan per Kadarene dhe flet per vete. Doni me per Malon.
Ky z. Ndricim shkruan per Kadarene dhe flet per vete. Doni me per Malon?
Eshte hera e pare qe nuk me pelqen Z.Kulla.Ne perfytyrimin tim ishte nje krijues i madh si ne teatrin e Fierit, me shkrimet qe postonte nga Amerika dhe ato qe i shkruante ketu. Polemika qe lexojme me duket krejt shterpe,nje qendrim medioker i ndotur me politike ne sherbim te askujt perderisa nje njeri qe ishte dikush, qenka bere keshillues i asaj kupoles sone te sherrit,ne krye te se ciles ngjiten me lehte ata qe jane askush.
Ke ngaterruar kullat :))
(Pellumb Kulla)
ky kulla vetem ketu mbiemrin ka kulle, eshte thjesht nje llafazan i vogel, Pellumb Kulla eshte tjeter gje dhe nuk ngatrrohen njeri. njerzit lexojne keto lajthitje te tij dhe binden se cfare kull eshte autori ky kull gjasme me ndricim
I nderuar mik gjej nje nick tjeter, kete e kam nga fillimi dhe s’do e nderroj. Mund te duket shaka por s’te shkon, miqte virtuale qe me lexojne rregullisht e dine se nuk shprehem keshtu.
Sqarimin e pare e kam dhene pa pasur nevoje per dublimin tuaj.
Behave 🙂
Te lumte ElsaDr Thanasi