Një shqiptar në Itali ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë, pasi u qëllua me armë zjarri në kokë.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në një fermë në Borgo Cervaro, disa kilometra larg Foggi.
I plagosuri është Mustafi Hasi 66 vjeç, sipas mediave italiane.
Pronari i fermës ku ndodhi ngjarja lajmëroi menjëherë policinë sapo dëgjoi të shtënat me armë dhe konstatoi shqiptarin e shtrirë përtokë.
66-vjeçari ndodhet i shtruar në spital dhe pritet që t’i nënshtrohet një operacioni delikat.
Ndërkohë, policia italiane është duke hetuar mbi këtë rast dhe po merr në pyetje banorët e zonës ku ndodhi plagosja.
Për momentin nuk ka ende asnjë pistë hetimi rreth shkaqeve të mundshme të kësaj ngjarjeje.
a.s/dita
