Është dorëzuar Aleksa Rexha, ndërsa është ndaluar menjëherë nga policia. Ai ishte shpallur në kërkim së bashku edhe me shtetasit E.F dhe S.N, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Ngjarja ndodhi më 5 korrik në afërsi të Portit të Sarandës.
Pasi 39-vjeçari doli nga kafja ku ishte ulur, ata e goditën dhe më pas i dëmtuan makinën. Mario Mejdini u transportua në spitalin e qytetit me plagë të rënda dhe fraktura në krahun e djathtë dhe në këmbën e majtë.

Populli thote.Jo gjithmone ka faj ai qe vret