Pasprotesta po shoqërohet me një debat, jo të vogël, se kush duhet ta marrë medaljen e krijimit të rrethanave të pamundësisë së shkatërrimit të lëndëve kimike në territorin shqiptar. Për herë të parë kam ndjekur tubimin serioz të AKIP, vendosur në një rreshtim të gjatë horizontal, para një sfondi të errët, e përballë një auditori simbolik njerëzish, kryesisht intelektualë, që, pas prezantimit të rrezikut ardhur prej tavolinës së stërgjatë, ku të gjithë dukeshin të barabartë, e patën mundësinë të lëshonin arsyet e tyre kundërshtuese ndaj asaj që supozohej të ndodhte.
Mëpërtej kam parë vërshime mesazhesh me “njëmilion shqiptarët” për ti thënë JO ardhjes së lëndëve kimike (armëve, siç thuhej) në Shqipëri. Dhe ndarja u shfaq në terren. Dy protesta në dy vende të ndryshme, me takime e mos takime, njerëz që shëtisnin herë në njërin herë në tjetrin tubim, varësisht nga pozicioni në hierarkinë e protagonizmit refuzues, e mëpastaj bashkim përpara selisë së Parlamentit e selisë së Kryeministrisë, në pritje të flamurit të bardhë. Kjo ishte pjesa “partizane” e protestuesve.
AKIP pati një shfaqje normale, të pritshme, në llojin e saj, por që gradualisht u shndërrua në një betejë antiamerikane që e donte atdheun të pastër nga rreziku i imperializmit, demonstruar kjo deri në dyert e Ambasadës Amerikane në Tiranë, hera e parë që ndodh në Shqipëri.
Ndërsa AKLH (për këtë shkurtim nuk jam i sigurtë) u shfaq e organizuar nga rrjetet sociale, nuk pati ndonjë krye të madh, por si një ortek, tërhoqi një masë të madhe të rinjsh, studentë e më pas edhe nxënës, të cilët, si anarkistë moshorë që janë, u duk se do ti shkaktonin një problem të madh Qeverisë nëse vullneti i tyre nuk do të merrej parasysh. Në këtë grumbull u abonuan edhe disa figura të opozitës, e cila me mundim të madh, pas një heshtjeje të pajustifikuar, vendosi të dalë hapur kundër interesave të SHBA-ve, duke i trajtuar, me dashje ose jo, ngjashëm me vetë Sirinë! Kjo pjesë u përhap edhe në trojet e tjera etnike shqiptare, por edhe në diasporë. Kjo ishte “pjesa balliste” e protestuesve.
Protestat shkuan drejt bashkimit, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit (“Konferencën e dytë të Pezës”) aty ku vendosej fitorja ose humbja, për të luftuar pa dallim krahine, feje dhe ideje. (Më kujtohet në një nga fjalimet e një të riu u tha tamam kështu). E bash në këtë kohë një dreq u përpoq, të hynte në mes për ti vënë protestuesit kundër njëri-tjetrit, por nuk ja doli, sepse ky dreq që e ka emrin “pushtet i humbur” nuk luhej atëbotë, e këtë e dinin të gjithë. Luhej frika, pasiguria, asgjë tjetër. Kryeministri doli më në fund e i tha se “Shqipëria e ka të pamundur të përfshihej në këtë proces”, duke bërë të që të dyja protestat, partizane dhe balliste, të dalin të fituara në luftën për mbrojtjen e vendit nga armiku kimik. Dhe me kaq u mbyll, “rreziku” u parandalua.
Në fund na duhet të pyesim si nuk e bëmë një gjë ne shqiptarët pa sherr, pa ngatërresa? As kur si asnjëherë tjetër, u lamë të lirë të organizohemi si të duam, kur të duam e ku të duam. Ndaj historitë me “partizanë e ballistë” mbeten prezente mes nesh, ndërsa jemi akoma larg së themeluari të një shoqërie civile.
MEGJITHATE PARTIZANET I VUNE GJOKSIN DHE FIYUAN. BALLISTET U BASHKUAN ME TE KEQEN DHE HUMBEN NJEHERE E PERGJITHMONE, KJO ESHTE E VERTETA PACKA SE SIC E PAME KEO DITE BALLISTET PO NA HIQEN FITIMTAR
Ky grup kriminal qe mori zvarr nje popull te tere, per hir te rroges se tyre ne OJQ qe prodhojne vetem letra dhe asgje me shume. Nje grup quasi terrorist qe me egersine e tyre lincuan mendimin e lire, shikoni dialogjet e monstrave me Nurellarin, dhe te kundert me mendimin e tyre te paguar me gjak te pafajshmish.
Epo , une nuk e di se c’moshe e cfare formimi kulturor ke ti , mor gazetari Bashkim,por te trajtosh historite me partizane e balliste me te tille banalitet,flet qarte per banalitetin tend si ‘gazetar’!
nje ceshtje me rendesi aq te madhe jetike me duket se nuk ka nevoje per medalje zoti gazetar. populli shqiptar tregoi krenari dhe dinjitet duke mos pranuar te futet helmi ne shtepi per hir te mirave materiale. do te thoja se e vetmja medalje ne kete mesele te takon ty qe nuk e kupton se daullja qe vazhdon ti biesh eshte e CPUAR
Po Z. Goxhaj, ate spiunin e Berishes ku e keni? Pa ate ky grup nuk quhet “Shqoqeri civile”, por civila ne shoqeri. Po e pate Z. Goxhaj, i thoni qe t’i beje te fala atit te tij, ish sigurimsi i sigurimit te shtetit, por tani “demokrat” i radheve dhe oreve te para!
Zoti Muca, ka shume te drejte kur thote ne kete shkrim qe roli i AKIP ne kete proteste ka qene nxitja dhe frymezimi i ndjenjave antiamerikane. Une kam qene prezent nje nje rast perpara piramides kur dikush prej organizatoreve te tjere te kesaj proteste, madje nga sa kam lexuar ne gazeta ai eshte nje personalitet i njohur publik, ka dashur t’i ndaloje ne marshimin e tyre absurd drejt ambasades Amerikane, por disa prej ketyre AKIPISTAVE, i jane pergjigjur “ska gje mos eja ti se ke frike se nuk te japin vize…”
Ne fakt eshte e cuditshme sesi disa nga keta drejtues OJF, si Kati, Ballauri, Feruni etj jane paguar ne vite nga kjo ambasade me mijera euro ne pseudoprojekte te cilat nuk i paskan ngopur…
eshte per tu pershendetur protesta para ambasades, jo e kunderta. ishte nje proteste paqesore, e tipit Ghandi. pse jo? nuk duhet te biem kaq poshte shkalleve te kolonializimit dhe protektoratit te big brother! eksperimentuam dicka te re dhe nuk na doli keq.
MOJ DORA!
E DI SE NUK TE DHIMSET SHQIPERIA SKE FAJ.
JU E KENI TMERR ECJEN PERPARA TE SHQIPERISE DHE STIMULONI DEBILITETE TE TILLA, SEPSE JU I KENI HEQUR FARE BREKET DHE NXISNI INDIREKT ME TE DREJTA PROTESTA “ALLA GANDI”
KUR THOTE JO GREQIA, SERBIA SHQIPTARET DIREKT PA U MENDUAR FARE DUHET TE THONIN PO. EDHE KUR E PLOTESOI ME NJE “JO” GJOJA ALARMANTE TURQIA, NE DUHET TA KUPTONIM DREJT SEPSE TURQIA HUMBISTE DOMENIN EKONOMIK QE PO KERKON SHQIPERI, MAQEDONI, KOSOVE, MAL TE ZI, BOSNJE-HERCEGOVINE.
Me behet qefi qe shume te rinj u cuan ne proteste, por ai ishte ky nje justifikim per te ikur nga shkolla? Kete nuk e di me siguri. Rendesi ka qe nese ishte deshire e popullit ajo u be, por kam frike nga keta qe quhen ambjentalista nese ishte se shqetesoheshin apo nese donin te mernin ndonje perfitim. Sot ne nje dite pastrimi nuk pashe ndonje kerkese nga ambjentalistet qe te kerkonin popullin qe te cohej per te pastruar Shqiperine….
SIGURISHT QE AMBJENTALISTET E FILLUAN KEMBENGULEN INFORMUAN POPULLIN DHE NE U BASHKUAM SI NJE TRUP PER JETEN TONE.ZDUAM MEDALJE POR BUKE DHE SHENDET PER TE GJITHE. MJAF O GAZETAR SE NA CATE POPOCEN ME TITUJ PER TE SHITUR GAZETAT.BRAVO AMBIENTALISTEVE QE SU DOREZUAN .ATA NUK SHANE AMERIKEN POR IU LUTEN ASAJ QE PER GAFEN E BERE NGA EDI TE NA KUPTONIN .
Shansi i trete i arte qe shqipetaret nuk pranojne.I pari shansi qe i dha shqiperise Gjermania,i dyti shansi qe i dha Shqiperise Japonia,te dyja ne fundet e viteve 80 e fati i keq na shoqeron edhe kete here duke na lene serish vite mbrapa.
Do desha te di cfare do te thote fjala delikuence qe ju si redaksi perdorni me lart sepse ne fjalorin e gjuhes shqipe nuk e gjej.