Të lindet njeriu,
shkroi Migjeni i ndritur,
ende ky njeri,
këtu nuk ka mbrritur!
Ende nuk ka lindur,
këtu ai burrë,
në këtë sistem,
nuk do lindi kurrë!
Migjeni i madh,
ka qenë ateist,
ndaj asnjë njeri,
s’ka pasur në listë!
Sepse dy të tillë,
ka pasur Planeti,
njeri ka qenë Krishti,
tjetri Muhameti!
Që të dy Kolosët,
në jetën tokësore,
mbajtën si hamej,
hallet njerëzore!
Për të dy mjafton,
jeta tokësore,
e s’ju duhet fare,
jeta qiellore!
Kërkesa e parë,
që ka Njerëzia,
tek “njeriu i lindur”,
është drejtësia!
I gjithë themeli,
është drejtësia,
paqja-barazia,
edhe vllazëria!
Një Njeri të tillë,
ende nuk e kemi,
këta s’lindin vetë,
por i lind Sistemi!
Gjithë historia,
mua më ka bindur,
një Sistem i tillë,
ende nuk ka lindur!
Kanë lindur plot Burra,
dhurata natyre,
po koha që rrojtën,
s’qe koha e tyre!
Ka lindur Ruzvelti,
si gruri në thekër,
po sistemi poshtë,
ishte shumë i egër!
Ka lindur Karl Marksi,
një super gjeni,
po sistemi i tij,
mbeti utopi!
Ende s’gjejmë dot,
asnjë shëmbëllim,
gjaku mbretëror,
është një mashtrim!
Se po të kërkosh,
në Botë dhe këtu,
nuk gjen dot njeri,
të ketë gjakun blu!
Njeriu që presim,
është një zëmërartë,
mes të barabartëve,
një i barabartë!
Një njeri të tillë,
s’e ka njerëzia,
kur miliona njerëz,
vdesin nga uria!
Njerëzit që kërkojmë,
as mund të mendohen,
kur deri në palcë,
popujt shfrytëzohen!
Do kohë të dali,
Bota nga ky lak,
gjersa çdo dollar,
është i larë me gjak!
Se sot po jetojmë,
lirinë e vërtetë,
është pa dyshim,
një përrallë me mbret!
Është një aksiomë,
jo një varg për rimë,
kur themi njeriu,
ende ha njerinë!
Vetëm kur të bëhet,
baltë edhe pluhur,
brezat do të thonë:
“S’qe sistemi i duhur!”
Mendja njerëzore,
që nuk njeh kufi,
patjetër do shpiki,
një Sistem të Ri!
Do bashkohen Polet,
Jugu dhe Veriu,
vetëm atëherë,
do lindet NJERIU!
A.DUKA
Migjeni në poezi nuk kërkon Mbinjeriun, të zbritur kushedi nga ç’lartësi qiellore. Ai e përcakton qartë që në vargjet e para:
Të lindet një njeri
nga gjin’ i dheut tonë të rim me lot të vakët,
nga thalb’ i shpirtit tonë që shkrihet në dëshirë të flakët
për një gen të ri, –
Pra, Migjeni e kërkon Njeriun prej gjirit të popullit të tij, prej tokës të vaditur “me lot të vakët”, por që “shkrihet në dëshirë të flakët”; rritja e menjëherëshme e intensitetit të dy dy epiteteve sinonime të përafërta shpreh përgjërimin e bijve të këtij vendi dhe që del nga thelbi i zemrës së tyre. Qëllimi: “për një gen të ri” – për një gjeneratë të re me ideale fisnike.
-Njeriu duhet te linde tashme, sepse jemi ne zgrip te qenies si komb…
Mire e ke o Arben, por mos bej poezi mbi poezine e Migjenit. Mjafton Migjeni.
Sa per ty, mesoje ne kete moshe, qe presja nuk mund te vihet presje pas “Njeriut qe enderronte Migjeni
Miiiiiirrel!
Ku e ke mesuar ate gramatike, aman?
Derman, shikoje edhe nje here Librin e Gjuhes Shqipe, mesoje mire vet, praktikoje dhe pastaj shiko, te besh ndonje verejtje per gabime gjuhesore, gramatikore apo sintaksore. Mire?
Me Krisht edhe Muhamet,
sot Duka po na can trapin,
po ti shkruante keto dikur,
ne Spac do mbante vrapin,
Or Benko Duka ore budalle
lere Migjenin more i shkret,
Migjeni po te ishte sot gjalle,
Ramen tend do ta bente ibret
Bejtexhiu yne na thua qe “njeriu ha njerine”, ok. Por meqe zotrote e mban veten per njeri a s’na thua, ti ha ndonje njeri, apo ka njeri qe te ha ty? Ti nuk haesh as me vaj e as me uthull, vec noi kanibal i uritur mund te begenise te kafshoje ndonje cope nga ty. Dhe lere Krishtin e Muhametin e mos i trazo hiç se nuk jane buke per dhembet e tua te krimbura enveriste.
Njeriu I Migjentit lindi por nuk e lane te rritesh, e vdiqen njerezit e vjeter.
Poeti Arben!
Ne se do ta lexosh prap me vemendje cfare ke shkruar,duhet te turperohesh!
-“Një Njeri të tillë,
ende nuk e kemi,
këta s’lindin vetë,
por i lind Sistemi “!
Gabohesh i nderuar poet,se te gjithe njerezit e medhenj kane lindur vetem ne sistemet shtypese e shfrytezuese,si feudalizmi dhe kapitalizmi!
Nje njeri te madh mbi te gjitha e lind jo NENA e tij biologjike,por populli i tij!
Dhe jo nje popull,qe duron padrejtesine,mjerimin,pa barazine,perbuzjen etj e sundimtareve,se ai nuk mund te quhet popull por turme bagetish,qe nuk meriton asnje respekt!
Duhet nje popull,qe te mbeshtese dhe ngrihet ne protesta te fuqishme jo per te hipur apo mbajtur lideret pushtetin,por qe ta quaje vuajtjen e tjetrit si vuajtjen e tij!
Por ne trute e shqiptareve,qe nga koha e pushtimit otoman eshte ngulur thelle idea “Larg bythes time”,prandaj ne kemi 30 vjet,qe nuk ngreme koke si popull,por luftojme kunder njeri tjetrit per partite tona!
Ne kete drejtim nje rol antidemokratik dhe antishqiptar ka luajtur e gjithe media e shkruar dhe elektronike,me ndonje perjashtim,qe ka mbetur ne nivelin KONSTATUES,por kurre nxites te frymes se revoltes ndaj padrejtesive!
Vetem media mund te behet shtrati me i pershtatshem ku te promovohen njerez dhe ide perparimtare,ne lufte me regresiven dhe pranimin e shtypjes e shfrytezimit,qe ka sjelle shtimin e varferise!
Por poeti yne i nderuar e ka mbyllur edhe kete PORTE,sepse na thote,qe “Kot e keni,nuk ka shprese.
Duroni fatin tuaj te shkrete se keshtu jane ndare hesapet ne kete bote!
Se e mira do behet vetem kur,
-“Do bashkohen Polet,
Jugu dhe Veriu,
vetëm atëherë,
do lindet NJERIU “!
Ke hedhur poshte gjithcka ke shkruar me pare o poet i nderuar!
Do beje mire ta fshije urgjent kete qe ke shkruar sot se nuk te nderon!
Sipas teje shqiptareve u eshte vulosur fati i keq se duhet te presin kur te bashkohen… bolet!