Ende nuk kanë dalë shkaktarët e ngjarjeve të rënda

redaktor

I dashur kryeredaktor i gazetës DITA! Me gazetën DITA jam njohur dhe e marr rregullisht, që ditën e parë që ka dalë. Ju falenderoj për punën cilësore e me përgjegjësi që bëni në mbi 20 faqet e saj, dhe me një çmim nën koston e saj, ku jam plotësisht me mendimet e propozimet tuaja. Jemi në një demokraci të brishtë e pothuajse në tranzicion akoma, ku të gjitha problemet i kemi si në një magazinë pa inventare. Kam besim që kjo gazetë do nxjerrë mjaft probleme e analiza që do t’i shërbejnë punës së nisur e që do kuptohet më mirë nga disa se çfarë do të thotë përtej të majtës e përtej të djathtës. Realisht kemi një klan brenda politikës që po aplikon diktaturë në rrugën e demokracisë. Për hir të interesave politike e ekonomike, i është marrë e drejta e të jetuarit mjaft shqiptarëve, ku ndër to dhe atyre të prillit në Shkodër, të deputetëve, bizesmenëve, juristëve, politikanëve e atyre që janë mpleksur me veprime të diktuara nga politika etj. nëpërmjet formave nga më të ndryshmet, ku disa me parullën “një bie, mijra ngrihen” (me një këndvështrim ndryshe), disa me justifikimin “drejtim i pa ditur”, disa vdekje aksidentale, disa vdekje natyrale etj. Këto janë bërë e mund të bëhen për të eleminuar kundërshtimet e për të mbuluar korrupsionin politik e ekonomik deri të përmasave ndërkombëtare.

Ende nuk kanë dalë shkaktarët e ngjarjeve sepse është punuar për të mbuluar gjurmët (vrasjet e prillit në Shkodër, e Azem Hajdarit, e deputetit të PS-së, Gërdeci, vrasjet në bulevard të protestuesve, Trebicka, Tani i topit, Pashko etj.), vdekje për të cilat është punuar natën e i kanë qarë ditën. Politika e djathtë ka lozur dhe me emrin e Nënë Terezës, si në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, që u quajt bulevardi i lavireve, bulevard në të cilin donin t’i shihnin ushtarakët të zvarriteshin aty ku kanë parakaluar kohë më parë, bulevard ku u vranë njerëz etj. Po kështu tek aeroporti ku dalin e hynë kriminelë dhe së fundi me qendrën spitalore, ku etikitohet si qendra spitalore Nënë Sudja, e jo Nënë Tereza etj. Prandaj them që ju keni nisur një punë mjaft të mirë me gazetën DITA. Hamit Gojani.

Letër e nënshkruar

Hamit Gojani

Share This Article
1 Comment
  • PER SA MESIPER LETER SHKRUESI KOMENTON APO SHPJEGON JAM PLOTESISHT NDAKORD POR UMNE MENDOJ SE GAZETA JUAJDUHET TE KETE MESHUME KARAKTER INVESTIGATIV SE SA E STILIT KRITIKUES TE ISH POZITES ,,SOT OPOZITE DUHET TE FILLOJ ME 97SI U DOGJ KUSH E DOGJI PSE SU DENUAN KURRE SHKATERUESIT,, PSE FATOS ANO NUK I HAPI KUURRE DETAJET E KTIJ MISTERI CILI ISHTE PAKTI NANO BERISHA QE ATA TE PASUROHESHIN PRA TE MAJTET DHE TE DJATHTET TE MERRNIN PUSHTETIN NE 2005 PSE U LEJUAN KARTELET E DROGES ME KEQ SE NE MEKSIKE NE KOHEN E QEVERISJES SOCIALISTE DHE A MUND TE BESOHET TEK QEVERIA E RE E SOCIALISTEVE PA DENUAR ME PARE FIGURAT E KRIMIT ,,E TJ E TJ

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *