Ende nuk kanë nisur punimet në stadiumin e Shkodrës

Dita

Megjithëse u premtua se do të niste punimet në datën 27 prill, stadiumi i Shkodrës ende nuk ka nisur nga puna. Administratori i klubit shkodran, Neritan Kalimishi, thotë se ende nuk ka ardhur asnjë shkresë zyrtare, nga FSHF-ja. “Ne kemi një kontratë me Bashkinë Shkodër, afati kohor është 1 vit për administrimin e stadiumit “Loro Boriçi”. Pra, pronarja është Bashkia, jo ne. Por ne duhet të informohemi përsa i përket rikonstruksionit. Duhet gjithashtu një kontratë midis FSHF dhe Bashkisë së qytetit tonë.

Deri tani ne nuk kemi marrë asnjë shkresë dhe nuk kemi ndonjë informacion”, tha administratori i klubit Vlaznia.

E gjithë kjo zvarritje mund të pengojë arritjen e objektivit te tetorit në ndeshjen me Serbinë, gjë që u premtua nga kryeministri i vendit Edi Rama. Stadiumi i Shkodrës mendohet të kapë një shumë rreth 12 milionë euro.

Share This Article
3 Comments
  • Mendoj se eshte duke u gabuar qe nuk nisin punimet , ne qofte se do te bahet stadiumi te filloje , ne te kundert te mos te rrine me shpresa çdo dite i gjithe veriu i shqipnise qe pret çdo dite kur po nisin punimet .

  • DO TA MBAROJNE BRENDA AFATEVE DHEPO PRAP BRENDA AFATEVE DO BEJENE RI RI KONSTRUKSIONIN…..E BEJME NJE RRUGE I PRESIM SHIRITIN E PERFUNDIMIT DHE MBAS TRE-KATER MUAJSH FILLOJME RIPARIMET DEVIJIMET E DO VIN PRAP ZGJEDHJE PRAP SHIRITA E PRAP GESHER.JEMI APO SJEMI NE TRANSICION.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *