Ende pa vlerësim, pronarët e pallateve në Durrës suvatojnë çarjet në mure

J L

51 jetë të pafajshme mori tërmeti apokaliptik që goditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, epiqendra e të cilit ishte 10 km nga qyteti i Durrësit, me magnitudë 6.4 sipas shkallës Rihter.

Mbi 650 persona mbetën të lënduar nga lëkundjet e fuqishme, ndërsa mijëra ndërtesa, banesa e pallate pësuan dëmtime ose u rrënuan terësisht.

Por, qytetarët e Durrësit  kanë denoncuar me fakte se si pronarët e pallateve shumëkatësh të dëmtuar në Durrës, në përpjekje për të mbuluar përgjegjësinë dhe fajin për cilësinë e ndërtimit, kanë nisur të suvatojnë të çarat e mureve.

Kjo mund të cilësohej diçka normale, por ky veprim është ndërmarrë pa ardhur ekspertët për të vlerësuar nëse është ose jo e banueshme ndërtesa.

Fotoja është shkrepur ditën e djeshme tek rruga e Portit të Durrësit, në një prej pallateve të ndërtuar vitet e fundit.

Siç mund të shihet qartazi në foton më poshtë, brenda derës së ballkonit dallohet muri i dëmtuar plotësisht, që ka pësuar çarje të mëdha.

A është i banueshëm ky pallat? Askush nuk mund ta vlerësoje përveç ekspertëve, ndërkohë muret e katit më sipër kanë nisur të suvatohen.

j.l./ dita

Share This Article
10 Comments
  • Ska faj qeveria, por ai idioti që do pranojë të jetojë në këtë pallat, duke ditur që është i pabanueshëm.
    Të suvatosh murin e plasur është si ti japësh të sëmurit me Kancer aspirinë që të shërohet.
    Nqs ne jemi popull “dru me pre” ska faj qeveria, vetë banorët nuk duhet në asnjë mënyrë të pranojnë të hyjnë në këto pallate të arnuara

    • Suvaja dhe ndoshta edhe muret nuk jane kryesore per ta shpallur ndertesen te pabanueshme. Struktura prej betoni, kollonat, traret jane ato qe venosin.
      Ti korçar mos ja fut kot se nuk merr vesh nga lidhet gomari. Bureto ta ka dhene shume mire pergjigjen. Mos hap panik apo je vegla e shpellarit sb.

      • PARATE E BETONIT KANE SHKUAR PER RUSHFETIN E ATI QE KA DHENE LEJEN E NDERTIMIT
        KY ESHTE SHTETI QE MBYLL SYTE KUR DERDHET PARAJA NE XHEPIN E POLITIQENERVE.

    • Si spaska faj qeveria ore! Ky po mashtron njerezit duke ju rrezikuar jeten!
      Te verifikohet njehere, mandej ta suvatoje ai ta lyej me flori po deshi.

      Menjehere pas ketij denoncimi duhet ndaluar ndertuesi!
      Apo eshte ndonje firme e gjushit dhe oburra shpejto ta maskojme e ta shesim; ta haje kush ta haje!

      Njerezit duhet ti denoncojne te gjithe keta !!!

    • o rroçkar
      ty të të rojë edi rama pa mutin nuk e lë ti!!
      ha vëlla pe lecke ha!!
      ska faj qeveria për këtë e ska për atë!?
      po përse e paguajmë qeverinë o roçkar??
      të numërojë sa herë shkërdhehet familja tënde??

  • Korçari, jo i pabanueshëm, por ende i painspektuar ende. Nuk janë e njëjta gjë. Pastaj, ku e di ti që është i pabanueshëm? Ke qenë atje, je inxhinier apo ekspert vlerësimesh? Bëj çudi me disa komentues gjithologë.

  • Ne fazen e pare duhet urgjentisht te fotografohen demet dhe te evidentohen objektet e demtuara, natyrisht qe eshte pune qe do kohe por organet e rendit te bashkepunojne per evidentimin e pronareve qe kryejne shkelje te tilla qe vleresohen kriminale sepse kane te bejne me jeten e qytetareve, si dhe te merren parasysh raportimet e banoreve per keto raste.

  • Bureto , lexo pak jashte cka na sjell qeveria edhe do kuptoj pse nje krizje e tille duhet te te shqetesoje! Kur imagjinon se bota i mat me mm ketu ke me cm e me metra krizje te gjate!
    Pra duhet struktura te analizohet kur ke nje krisje te tille jo vetem ziti i krizur!

    • lil
      bureto ka të drejtë!!
      ti ke të drejtë për atë që thua,pra çarjet me mm e cm,por për ta vendosur është “gjykatësi”,në këtë rast inxhinjeri!
      kjo që po bëhet është faj,nuk ka aspak gabim!!
      me këtë që po bëhet po pregatitet katastrofa e ardhëshme!!
      vlersimin për pallatet e banesat duhet ta bëjnë specialistët dhe jo ti e unë!!
      çdo vlersim duhet të bëhet i saktë dhe i protokolluar!!
      nesër duhet të kërkohet llogari!
      shteti prandaj harxhon aq shumë letër!!për të kërkuar përgjegjësinë!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *