Email në adresën
I nderuar kryeredaktor i gazetës Dita, z.Adrian Thano! Jam një lexues i rregullt i gazetës tuaj nga Elbasani. Ja vlen shumë që t’ju lexosh. Desha të ngre një problem për dijeni të qeverisë së re dhe personalisht të zotit Rama. Këtu në Elbasan ka shumë të pakënaqur nga qeveria dhe vonesa për marrjen e pushtetit. Ata që dhanë gjithë atë kontribut, janë lënë rrugëve. Ende qeverisen nga drejtorët e Berishës. Shikojmë njerëz që vendosen në disa poste pa i merituar. Një nga premtimet e Rilindjes qe se do të përmirësonin arsimin. Si rregullohet arsimi? Edhe sot e kësaj dite, në një fshat të Elbasanit qëndron drejtoreshë një militante e PD-së, vetëm se bashkëshorti i saj ka mik prefektin e Elbasanit. Ajo drejtoreshë nuk është për mësuese, se është kriminele. I ati i saj ka vrarë njerëz të pafajshëm. Çfarë edukate mund të japë tek brezi i ri? Raste të tilla si ky ka plot.
Edi Rama, dihet që nuk e mbulon vetëm të gjithë Shqipërinë. Nuk vjen pranvera vetëm me një lule, themi ne. Në Elbasan, PS-ja filloi të marrë erë që në ditët e fushatës. Ligji ekzistues është shumë i keq. Në qoftë se veprohet edhe në qarqet e tjera si në Elbasan, shumë shpejt PS-ja do të bjerë qoftë në numër, qoftë në cilësi. Nga një lexues i rregullt i gazetës Dita.

Flamuri I Ps ka vetem nje lule.
Europa ku po shkojme na kerkon konsesus me opoziten prandaj I kemi lene drejtoret.Ata kane bere gati kerkesat per te kalur me LSI. Nje million shuplakat do ti kthejme ne nje million perqafime te nxehta dhe puthje pasionante
Qeveria dhe parlamenti duhet te jene shumnjgjyresh si murret e pallateve te Tirones.Mirupafshim ne zgjedhje.
I juaji piktori
Ky shqetesim eshte shume i drejte.
Eshte bere masive qe pasi u caktuan drejtoret , ne nje cikel te mbyllur, (shumica bisnesmene ose femije te bisnesmeneve ) ata fillimisht moren miqt dhe familjaret e tyre duke i shkembyer me njeri tjetrin. Kur ju kerkon ndonje punesim thone : ” nuk kam punesuar gruan, babain , dhenderrin ose kusheririn dhe farefis ose krushqi tjeter pa fund. Nuk dime kush na i bie ne pune”
U perdor mje metode djallezore.
Deputetet dhe ministrat u zhduken nga skena. Asnjeri nuk merr persiper per punesimet duke i transferuar tek deputetet ose ministrat.
Kryetaret e partise nuk u bene me ” te gjalle” duke thene se nuk na pyet njeri. Nuk na pyesin, nuk kemi fuqi, dhe nuk na le Edi Rama te veprojme se i cakton ai duke futur ne loje edhe bashkeshorten e tij aktuale duke u shprehur : mos flisni se i ka punesuar “Ajo” drejtora , burre e grua.
Kjo kategori nuk merr persiper asgje por i transferojne se jane punonjesit e ministrit qe emerojne aq sa vende vende brenda tyre si Drejtora pelcet edhe grushti midis familjeve te tyre, per tejkalim te numurit te punesimeve brenda ketyre klaneve..
Por ne fakt ndodh Ajo qe u kritikua shume gjat fushates : Punesimet vazhdojne brenda rrethit familjar , edhe te kryetareve te bashkive , duke punesuar edhe ne prag te pensionit Drejtora Aresimi etj ,ose duke marre Drtejtorat e kohes se Saliut dhe duke i çuar ne poste sa me te larta neper Drejtorite Rajonale ( per shperblim se kane qene ne komisionet e PD-se ne zgjedhje ).
Ka doganier militant te Pd qe vazhdojne me part tajm ne dogane qe nga Tirana ose te tjere jane transferuar nga doganat kufitare ne doganat e brendeshme ne rrethe te tjera.
Ka punonjes Ministrie ( drejtor personal te Ish Ministrit te Bujqesise Ruli ) qe vazhdojne punen.
Bile thoneDrejtorat e vendosur per justifikim se kur ne i pushojme ata te PD-se , na merr Edi ne telefon dhe i anullon .!?
Dhe ne kete nje gje eshte e vertete :
– Te Pd-se jane ne pune dhe ankohen pa u ” rrahur ” .
– Klani familjar posht eshte punesuar me soj e sorollop.Nuk ka ndodhur asnjehere tjeter si kete radhe. Dhe thone :” Te rrime sa te rrime , te punesojme njerzit tane se do te ikim shpejt ”
– Baza votuese e majte e PS-se ( jo e LSI-se se aty , ,jane punesuar ose kane qendruar ne pune antaresia edhe militante e PD-se, qe kane deklaruar pas votimeve se kane kaluar me LSI ),eshte harruar dhe braktisur.
– “Edi Rama, dihet që nuk e mbulon vetëm të gjithë Shqipërinë” – thot E mail derguar. E vertet eshte kjo , por lind pyetja :
-A di gje Edi Rama se çfar ndodh posht ne baze ?
-A di di gje Edi Rama qe pergojohet per keto punesime ,bile shume te pa afta , thellesisht fisnore dhe famijlare qe ka mberthyer administraten e ” Re “.
Ne se nuk di, duhet dikush( edhe ju te gazetes Dita ) duhet ta informoni per keto shqetesime qe jane bere popullore.
Ne se i di , i dirigjon edhe hesht… nuk kam aftesi per te bere koment per kete qendrim.
Ne , elektorati dhe antaresia e thjesht e PS-se presim te marrim edhe ne nje therrime nga premtimet, sidomos per punesimin. Por mbi te gjitha presim DREJTESI dhe nje politik me sociale.
Reformat e thella behen me vendosjen e njerzve te afte( jo vetem te familjareve te drejtorave dhe kryetareve ) dhe me ndryshimin e metodes se punes te kesaj administrate.
Vazhdohet me metoden e administrates se Berishes.
Deri tani vlen per te deshiruar. Kemi shprese se do rregullohen disa gjera !
Perseri afer jane zgjedhjet !
ke te drejt or mik kjo po ndodh ne gjithe Shqiperine, sopcialistet dhe kontribuesit e vretete e te sakrfikuar deri me djaka prej pushtetit te Berishes po lihen rrugeve, drejtoret e pushtetit te Berishes dhe zyrtaret e tij jane akoma ne zyra dhe bejne ligjin. Por fajin nuk e ka Rama, jane deputetet, prefektet, rejtuesit e Ps dhe te bashkive te majat e ministrat qe i mbajne ne pune sespe kane lidhje miqesore familajre dhe bejen pazare financiare me ta duke mbuhsur thaset me miliona 1 vend pune i thjshte shkon ne 6 milion leke. prandja jane ne pune e nuk do levizin prej andej
Kris me ironine e tij dhe “zekthi” me problematiken qe shpalos me duket se kane te drejte. Kane te drejte sepse dukurite qe i shqetesojne ata dhe autorin nga elbasani i degjoj dhe i prek nga shumë njerëz dhe ne shumë vende pune edhe ketu ne tiranë. Ka nje vale pakenaqesie qe anon per shume arsye nga legjitimja!? Nderime autorit elbasanlli dhe dy komentuesve aktivë!
He mo ju lumte. Keshtu zhvillohet lufta e klasave.
ps e tiranes eshte akoma me keq se elbasanit sh here me keq! tek njesia 8 jane punesuar vetem 5 anetar te asanblese se partise se lagjes! vetem 5 vete! ne total si njesi 22 veta duke futur punetor krahu! gjthsesi jane edhe 500 te tjere qe presin ! turp turp turp gjth ajo pune qe u be ne tirane te degradoje
Po lexoja me shume vemendje te gjithe komentuesit,dhe bie shume dakort me pretendimet qe ngrihen ketu,per te paaftit qe qendrojne akoma ne pune,dhe per te paaftit qe po punesohen.Por nje pyetje kisha? a kemi qene ne qe per 8 vjet kemi share Salen dhe gjithe pushtat e tij,qe futen ne pune te gjithe militantet e PD, familjaret e tyre,kushurinj e miqesine? Dhe tani,jemi po ne qe shajme Edi Ramen pse nuk ben sic beri Sala per 8 vjet !!! me pak fjale ne biem ne nivelin e militanteve te PD dhe nuk jemi me te mire se ata.(Bej sic them une por mos bej si bej une)