Kam nevojë për ty –
më janë rritur krahë me këtë rrëfim.
Ndoshta ty nuk ta ka mësuar kush
çfarë të duhet;
Endesh në livadhet me asfodil,
ferrit nuk i hidhesh, as nuk mbërrin dot në qiell.
Kur dorën unë zgjas, kaltërsi – përkulur,
zbulohet ajo që ty t’ka vra,
nuk e sheh dot në sy, vazhdon heshtur
nëpër livadhet me asfodil.
Ndalesh në një lule, merr erë, frymon thellë
por një, të paktën një tënden, dot nuk e mbjell.
Një çast mendon që kaptove në botën tjetër,
Tjetrin çast mendon që i ike asaj lojës së vjetër.
Por aromat zhduken, këtë natyrë kanë,
më shumë se ndonjë tjetër.
Mendon që edhe unë lule isha?
Hije jam,
si ti,
nganjëherë ndalem,
marr erë, marr frymë thellë,
kujtohem kush kam qenë
para se ndodhi – jeta –
po bëhem – shpirt – po bëhëm.
Endem në kërkim
Një çast mendoj që kalova në atë botën tjetër;
zgjohem nga kjo ëndërr e vjetër,
dhe shoh atë që mua më ka vra
fshehur në sytë e tu të errët –
vazhdojmë t’endemi
nepër livadhet me asfodil
Po unë kam nevojë për ty,
për shpëtimin nga këto lule
me aromë ngushëllimi,
më janë rritur krahë nëpërmes këtij rrëfimi.
Kam nevojë për një endje të vërtetë
ku e mira preket,
se prekemi ne,
dhe iu ikim,
livadheve me asfodil.
*****
Jetë Zhitia është një shkrimtare e re shqiptar0-gjermane.
Livadhet me asfodil janë një nga tri pjesët e nëntokës në mitologjinë greke. Aty enden hijet, të vdekurit që nuk kanë mundur të ikin në një nga dy pjesët e tjera, të cilat janë Elysion (aty ku shkojnë të bekuarit) dhe Tartaros, ferri, erresira e pafund.

Un, do preferoja Livadhet Shqiptare ,
ku rriten lulet me te bukura ne Bote ,
ku gjithcka lulezon aq natyrshem ,
ky aroma te zgjon cdo shqis ,
plot ngjyra te mrekullushme,
me te bukura se ne cdo ender ,
nji Shtrat Parajse i vertete …
ke provuar ti ndonjiher ,
te ndihesh bosh brenda teje ,
e mos te ndihesh asnjiher plotesishte ne kte Jete ?
nji bollshllek te tille si nji humnre te thelle ,
qe le pas ajo mungese ,
e asaj ndjesie ,
si te mos mbushesh dot me frym ,
ajo munges e te ndjerit te atij oxigjeni
brenda teje ,
e ti vuan si individ ,
si shoqeri ,
ne te cilen asgje nuk merr kuptim ,
ku gjithcka duket e humbur ,
e braktisur ne cdo sens ,
asgje ,
asnji pasuri ,
asnji aventure pa ate zbarkim ne ate ishull ,
ku fshehur qendron Lumturia qe pergjuese ndjek hijet tona ,qe kan humbur tashme cdo gravitet e orinetim ,
ne ate kerkim ,te atij …
Thesari ne Parajsen e Humbur tashme ,
qe kushe di, n’se do ta gjejme nji dit …
ate Lendine te Endrave ?